Lufta “mendimi i lirë” dhe grushtat e mejdanit…!

0
551
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Dritëhije politike në LDK

Sa shumë jemi politizuar në Kosovë! Nuk ka njeri që brenda ditës nuk merret me “politikën e bulevardit” dhe, poqese nuk shkon kur e kur muhabeti, nuk mungojnë grushtat e mejdanit…!

Boll keq dhe mazamakeq për ne…! Në çfarë derexheje kemi mbërri në Kosovë.

Në të vërtetë ky është “pluralizimi në demokraci”, me shumë parti dhe me shumë numra politikë…!

Ndal grushtat, na duhet mirësjellje njerëzore…!

Ndal… ndal se jemi bashkëqytetarë të Kosovës!

Çikago, më 10 korrik 2019


(P)ushteti (L)okal në Kamenicë!

Kryetari i komunës së Kamenicës (përfaqësues i Vetëvendojes), në Drejtoritë e kësaj komune paskësh bërë “zgjidhjen e duhur”, ku në Drejtorinë e Financave ka emëruar një përfaqësues të pakicës dhe me shkollë të mjeksësisë të papërfunduar(sic!).

Çfarë nuk ndodhë në Kosovë dhe në pushtetin lokal, që kur kemi dëgjuar për “interesimin kaq të madh për zhvillimin e kësaj komune” dhe përzgjedhja e këtij çunit 21-vjeçar me shkollën e mjeksësisë të papërfunduar, në shenjë proteste, kemi menduar:

A jemi në kohën e shtetndërtimit të Kosovës? A jemi në Kosovë dhe në Kamenicë, kur e kur tashti kemi me qindra kuardo të të gjitha profesioneve me diploma universitare? Si veproi kryetari i komunës z. Kastrati me çunin e ri të pakicës (…) dhe pa shkollë adekuate dhe të pakryer edhe të mesmen(sic!) të emërojë në Drejtorinë e Financave në komunën e Kamenicës? Çfarë të themi: A është koha e pas luftës (LNÇ-së -1945 apo koha e Pavarësisë dhe shtetbërjes së Kosovës 2019?

Pa ndonjë shenjë dalluese të “racizimit” për këtë rast, do të ishte mirë që shoqëria civile, qytetarët dhe sidomos brezi i ri shqiptarë të shkolluar në Universitetin e Prishtinës, të Gjilanit dhe madje edhe në universitetet e Evropës dhe SHBA-së që, në shenjë proteste të dërgojnë diplomat universitare në Ministrinë e Arsimit në Qeverinë Haradinaj në Prishtinë dhe në zyrën e kryetarit të komunës z.Kastrati (Vetëvendosje) në Kamenicë!

Kësaj i thonë shkurt e shqip: Kryetari i komunës z.Kastrati (Vetëvednosja) të zbret në tokë dhe të mendojë mirë se në cilën kohë është duke jetuar…?! Përgjegjësia morale, institucionale dhe pse jo kombëtare z.Kastrati që “më lojën dhe vallen demokratike” i vetmuar në zyrën e tij të pushtetit lokal, më së miri do të ishte që të japë dorëheqjen e parevokueshme!

Ky është një shembull i keq se si nuk bënë të udhëhiqet pushteti lokal me cirkun nga bulevardi i Kamenicës…!

Çikago, më 11 korrik 2019