LUFTA IME VAZHDON ME POEZI EROTIKE

0
287
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Pusitë e Zonjës Vdekje
mes Grave Besnike
)

I shpëtova Pusisë, në “Bozhur”. Prishtinë
Familjes gruas parë besnike me birrë: “Peja”.
Përcjellur mes kamarierit: Tri herë radhas.
I thashë: Sot, nuk pi birrë “Peja”. I thuaj,
“Mikut”: Faleminerit. Ҫka do pi ai prej meje?

Jo! Ai, nuk pi asgjë prej teje. Atëherë, i thuaj:
Brenda, pesë minutave: Nëse, nuk ikë! O, do
Më vrasë?! O, do ta vrasë, në mes Prishtinës.

Herë pas here, ai e shikonte karrigen
E kuptova, se: revolen e kishte lënë:
Në kutinë e këpucve. Karrige. E, Unë
“Nagëntin”, nën gunënzezën, fishek në gojë.

Iku. asaj kohe. Si i ri: dola ta vras te shkallët
Nuk e pash. Nuk e di nga ku më iku “miku”
Ditën e Nesërme, kuptova, se: Kishte ikur:
Nga dera e recepsionit. I shpëtova burgut.
E, ai si “mik” atentati me porosi: Varrit.

Edhe, pusive tjera nga Nëna Parti Politike
Pusive Vetanake. Familjare, Voskopojë.
Ringjalljes, Sime para Lufte (2001), Korçë
Përrenjas. Dhe, në Qafë – Thanë”. Maleve.

Pusisë tjetër në Bukoç. Maleve, si fëmij
Që, dikur i kaloja këmbë me Babain, Sot,
Në Liri: Mezi, i kalova me “xhip” Korando.

Pusi, Pas porte: Sot, më vuri edhe “Miku”
Koronavirusi. Masa Qevetare. Vjet Rreshtë.
Karantinë: Dy metra, rri larg o burrë
Edhe me Gruan! Miken Tënde Besnike.

Dhe, ”shpëtova” nga rakia e rrushit. Poezia
Kurtizanja ime, xheloze: Ishte, Xhadia.

Zonjën Jetë, Sot: do ta marr për Grua!…

(Poezia e Kalosh Ҫelikut
e egër me Covid-19
)

Nuk më del pensioni për Gra besnike
As sapun. Laj duart me raki. Veten.
Arat e Babait: Livadhet. Dhe, Malin
Dy shtamat plot me verë të Laydi Di:
Luftë, Sot i shpalli “armikut të pabesë”.

Poezisë me Covid -19 -të. Që, përditë
Natën, pas Ҫuke, pusi delë pa maskë.
“Parku i Grave”. Dëllinjave. Kuvendit
Gratë besnike: Ikin dy metra larg?!

“Shpëtimtari” shqiptarëve, deklarata:
Jugosllavia: Na ndau me Bullgarinë?!
Jo: Shoku TITO. Mik, i Shqiptarëve
“Abazi”: Dhentë i nxjerrë në pazar:
Me këngë popullore “Patriotë kuqezi”:

“Dhentë e mia, kush i do
Se, nuk jam i zoti më për to.
E, do të loz me Miken -o!”…

Miken -o, me Dy shamikuqe për brezi
Nyje, lidhur anësh dizge. Xhadinë -o.
Kalosh Ҫeliku: Lozni me miken tuaj -o
Jo, me Miken, e Kalosh Ҫelikut -o….

(Shteti i “përbashkët”
me Covid-19
)

Pakgjë, Sot është e shëndoshë
Ehu, gjithëçka, është e sëmurë:
Institucione, Shteti ”përbashkët”
Politikanë. Poetë. Libri artistik.

Popull universitar. “Artistë” partiak
E, shumë pak Artistë të Lirë. Gjeni.
Thesi grisur, mbushur me politikanë:
“Artistë” politik. Është, me Covid -19.
Shteti “përbashkët”, që i mbyllë Sot
Shtëpi Botuese të Librit. E, hapë:
Shtëpi Publike. Kazino me shumicë
Ende, me vlera të skaduara artistike.

Shteti “përbashkët”, që lufton artistët
Dhe, stimulon: pazarxhitë e librave.
Pa vlera artistike. Shtëpi Botuese
Profesion, kanë: Tezgat e tollumbave.

Shteti “përbashkët” me politikanë
Dhe “Artistë”. Është, me Covid -19…

(Rruga nuk duhet
të të trembë
)

Rruga mik, nuk duhet të të trembë
Po, hipi vargut! Shaloje në Libër!
Lëshoja frerin. Shtrëngo shalën
Tymemjegull. Trim, ngjitu malit!

“Përroni Thanës”, ulu nën dardhë
Edhe, priti: Tri Zanat e maleve:
Të të japin gji. Fuqi për Luftë!…

(Hajdutët e “Haramit”)

Pas Luftës 2001 -shit, Bashkia
Në të cilën jetoja në gjelbërim:
Park plot pemë. Dhe, pëllumba.
Zogjë. Kanarina. Qyqe pa fole
Pallate me oborre. Hapsirë. Jetë.
I preu, dogji drunjtë. Ikën zogjtë
Pëllumbat. Erdhën sorrat e zeza.
Ferrat, nën dritare. Dhe, “Hallalli”
Uzurpimi i parqeve para pallateve:
Mes dite, lindnin godina biznesi.
Hiç pa plane ndërtimi urbanistik
Këpurdha. U turra pas “Haramit”.

Ika. U shpërngula nga “Harami”
Përçudi, edhe këtu gjeta “Hallall?!
“Hallall”, Shkupi. Ana shqiptare
Vardari e ndante me kufi politik.
Askund, nuk gjeta birrë “Hallall”
Vetëm “Haram”: Cocacola. Bozë.
Limonadë. Shfeps. Dhe, Fanta
Tollumba. Qengjin, e hanin hajdutët.

“Hallall”, dihet kisha vetë në shtëpi
Edhe, kur vinin miqtë e mi poetë:
Me birra. Raki rrushi. Dhe, meze.
Hanim e pinim në oborr. Nën hije
Pasmesnate, i harronim mbi tavolinë.
Përçudi! “Hallallin”, ditën e Nesërme
Askushi, nuk e kishte vjedhur natën.

Hajdutët, në lagje vidhnin “Haramin”…

(Poezitë e mia mes varreve
Sot i lexojnë të vdekurit
)

Poezitë e mia mes varreve
Rrëzë Ҁuke. Majë Lisave:
Sot, i lexojnë të vdekurit.

Shkaku, se: ende, të gjallët
Nuk dinë shkrim-lexim…

(Lufta ime vashdon
me Poezi erotike
)

Edhe, “miqtë” e mi partizanë partiak
Veshur këmbekrye kuqezi. “Liri”.
Nuk më shajnë Sot, si Dje, në gazeta:
As kërcnohen me komente. Atentate.
Gazetave. Portale partiake me taxhi
Përqafe. Një post politik në Qeveri.
Një vend pune. Një Ҫmim shtetëror
Rrogë argati të marrin pa vend pune.

Rrufjanët, që rrinë në shtëpi. Biruca
Me shpifje. Denoncime në Polici.
Gazeta. Radio-televizone “shtetërore”:
Debate trusakate të politikanëve qorra
Që, të vrasin Natën. E, të qajnë Ditën.

Sot, nuk e djegin banesën. Shtëpinë
“Xhipin” e Babait, para dritareve.
Përditë, nuk më vrasin ende në pusi
Shkaku, shpikjes të një metode të re:
Është i çmendur. Nuk meriton fjalime!
Kurora lulesh plastike, qajmë mbi varr
Shpallim dëshmor lufte. Përmendore.

Sot, eci lirshëm në Shkupin Shqiptar…

(Ditënatë m’i kthejnë
trutë në kokë
)

Përçudi, Sot! Edhe, rakia e rrushit
Ditënatë, seç m’i kthjelloi trutë.
Nuk i turbulloi si parti politike
As, edhe si “patriotë” shqiptarë:
Me trutë, dhe kokën në grazhd.

Duartrokitje! Porosia e Rrushit:
Ditënatë, m’i kthen trutë në kokë…

(Dudumët mbi mua me çati)

Unë, Nateditë: bëj Luftë me Pandeminë
Përditë, me Koronavirusin. ”Armnik”.
Pas porte: Raki Rrushi. Gra besnike.

E, dudumët, përderisa shkruaj Poezi erotike:
Nateditë, mbi mua: Ende, ndëretojnë çati…