Loti më i vlefshëm se çdo monedhë!

0
174
Fëmijë i varfër

Ilir Muharremi

Arti i sotëm është art i dhembjes, art i realitetit, art që i kundërvihet fatëkeqësisë së realitetit të hidhur. Përmes artit ngritet protesta dhe fuqizohet revolta. Është art i kundërt me artin e shek XIX të kohës së Friedrich Nietzsches që shërbente për zbukurimin e jetës na bënte të durueshëm dhe mundësisht të pëlqyeshëm për të tjerët. I idhte të paedukuarit me ligjet e mirësjelljes, pastërtisë, njerëzillëkut. “Arti duhet të fshehë ose të shndërrojë gjithçka që është e shëmtuar, gjithçka që shkakton dhembje, tmerr, neveri”, shkruante Nitezsche. Arti i sotëm promovon dhembjen si arsyjen e revoltës. Kjo fotografi e shekullit XXI përmes lotëve të këtij fëmije tregon që realiteti është më i madh se arti, krijon dhembje që ndoshta as arti nuk mund ta kupton.

Arti nuk ka forcë më shumë se që ka dhembje sepse dhembja u shpik për t’u bërë art. Ky vogëlush, ky shpirt i bardh me vitet e sinqeritetit dhe pafajësisë sfidohet përballë luftës, së keqes, bëhet gërmadh, rrënojë dhe çdo ëndërr e tij shuhet në këtë çast sepse ai qanë sikur që qanë çdo fëmijë kur i mungon diçka. Këtij vogëlushi i mungon buzëqeshja, loja, liria, familja, ngrohtësia, arushi prej pambuku, ose treni i plastikës që bën xhiro të përsëritura. Ky fëmijë ka humb biberonin dikund në gërmadha sepse vetëm ai e qetëson në këtë situatë. Ky fëmijë harron, dhimbja për të është si bora që shkrihet brenda pak sekondash. Ky fëmijë harron vetëm biberoni e qetëson.

Ai ka nevojë për qumësht të fle, të përkëdhelet derisa e zë gjumi duke humbur shikimin në lodrat dhe filmat e animuar. Ky fëmijë duhet të ëndrroj si çdo fëmijë që në këto çaste shijon çokolata dhe luan me lodra më të shtrenjta. Ky fëmijë dergjet në pluhurin e shkaktuar nga bombat. Ky fëmijë vuan dhe nuk e kupton vuajtjen. Bota bëhet e egër nga njerëzit që shpikën parajsën dhe lumturinë. E keqja nga njeriu është më e madhe se e mira nga ai. Lotët kujtohen në brishtësi dhe ky fëmijë është ky fakt. As një vepër e Pikasos, Da Vinçit, Van Goghut, Sezanit, Mones nuk ka vlerë më shumë se ky fëmijë. E As miliardat e Bill Gates, Stive Jobsit e aktorëve të Hollywoodit nuk kanë më shumë vlerë se lotët e ketij vogëlushit. Ai pikon më shumë se çdo monedhë.

Lotët nuk janë para e as ari. Shpirti nuk ka çmim. Bota egërsohet për çmim. Fatëkeqësi!