Renato Shaban Alikaj & vajza Drilona Renato Alikaj
Nga Qatip Mara
TË DJALIT ËNGËLLOR RENATO SHABABN ALIKAJ
Të gjithë derdhim lotë për njeriun e dashur kur largohet nga jeta. Të sëmurit që lufton me vdekjen i ndodhmi pran, bisedojmë,,e shikojmë me sy të lotuar të dhimbjes të ndarjes nga jeta, por ato janë lotët që nxjerr hidhërimin nga zemra dhe sadopak lehtësohesh në shpirtë. Lotët pikëlluese për humbjen e jetës të djalit të mrekullueshëm Renato Shaban Alikaj janë lotë gjaku,të ngrira në zemrat e prindërve të mrekullueshëm Shaban e Bakie, të bashkshortes Irena me vajzën e vogël disa muajshe Drilona Renato Alikaj, të motrave Noçe, Fero. Jolanda, të vëllezërve Naim e Nuri, dhe të fisit Alikaj të cilët u goditën nga vetëtima hidhëruese e lajmit të pabesueshëm të humbjes aksidentale në dheun e huaj të jetës së Njeriut të shtrenjtë RENATO.
Në sytë e tyre rridhnin lotët si ujëvarë,por më shumë zemrat e tyre kishin dhimbje e lotë gjaku që helmoi qelizat e organizmit… Prindërit , motrat,vëllezërit e fisi Alikaj kishin hidhërimin e shumëfishtë, se larg në dheun e huaj, kishte humbur jetën engjëllori Renato. Shumë brenga,ankthe të sundojnë kur njeriut të shtrenjtë nuk i ndodhesh pranë në momentin final të ndarjes nga jeta. Ai ishte vetëm me vinçin e ngarkesës së pllakave të mermerit atje, midis pllakave të mermerit kishte qëndruar në këmbë me trupin e tij të bukur lastar të drejtë. Duke shikuar në horizontin e qiellit kishte mbyllur përjetsësht sytë e tij të bukur, të qeshur. Zoti e fati zi padrejtësisht i ndërpreu jetën në moshën më të bukur 30 vjeçare. Pse o vinç me pllakat e mermerit e bëtë këtë krim makabër…?!! Pse vratë njeriun më të mirë,punëtorë,pa vese, pa urrejtje ndaj të tjerëve, të dashur e gojë mjaltë.?.!!
Ajo natë e kobëshme e zezë e 30 tetorit 1988 ndërpreu jetën e engjëllit Renato në lulen e rinisë,kur sapo kishte filluar jetën martesore,dhe shijoji shumë pak nga belbëzimet e vajzës së tij Drilona. Gjëma është drithëruese. Ai e kishte puthur vajzën e tij të shtrenjët Drilona për herë të fundit në gjumë kur ishte rinisur rrugën e mundimshme të emigracionit vrastar.
Duke shkruar këtë shkrim përkutimor më dridhen duart nga emocionet e dhimbjes për humbjen e jetës të ëngjëllit të bukur Renato, të cilin e kam para syve të mi me buzëqeshjet fëminore që na jepte kur takoheshim, në rrugë apo në shtëpi. Renatua është afërsisht moshatarë me vëllan tim të vogël. Disa muaj më vonë linjdes së vëllait tim Artur, lindi ëngjëllori Renato. Ai lindi më 29 korrik 1968. Unë isha mësues në Kropisht. Nëna ime dhe nënë Bakia duheshin si motra, sepse edhe xhaxhesha ime Lala ishte vajza xhaxhait të nënë Bakies. Kishim komunikim familjar më tepër se sa vëllazëror. Në vitet e para të jetës Renatua i vogël 4-5 vjeçar na dhuronte buzëqeshjet më të bukura fëminore, me sy të qeshur që rrezatonin bukurinë e shpirtit të tij engjëllor. Ishte një fëmijë i shëndetshëm, shumë i dashur, i urtë, miqësor, i shoqërueshëm, i respektueshëm. Me qetësi komunikonte në shoqëri duke krijuar lidhje të embla shpirtërore. Nisi shkollën fillore me shumë dëshirë.
Kur mbaroi shkollën 8 –vjeçare filloi punën në ndihmë të familjes së prindërve.Trupi i tij po lulëzonte me formën e bukur fizike dhe fuqizohej me energji të pashtreshme. Duke punuar vazhdonte shkollën e mesme të mbrëmjes në Peshkëpi.Ishte i sakrificës, pas punës të lodhshme fizike duhet të zgjeronte dituritë në shkollë. Me shumë këmbëngulje duke realizuar e tejkaluar normat e punës, racionalizonte kohën edhe për të studjuar. Me synime të qarta për tu aftësuar nga ana profesionale vazhdoj dhe përfundoj shkollën e mesme mekanike të naftës Vlorë. E takoja shpesh, më përshëndeste me buzëqeshjen e bukur pranverore dhe me gëzonte ecuria e tij e sukseshme në përvetësimin e diturisë. Pas mbarimit të shkollës shteti e mobilizoi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilin e kreu në Tropojë.
Ishte një rastësi apo ishte zgjedhur në sektorin e vështirë të sektorit kufitar të atdheut. Në Tropojë e kishte kryer ushtrinë edhe babai tij Shaban Alikaj. Atë e bir kishin shërbyer me atdhedashuri të lartë në zbatimin e rregullores ushtarake. Ata kishin shumë cilësi të përbashkëta. Renatua i bukur ishte kopjo e babait të tij. Ngjajshmëria nuk ishte vetëm fizike,por ishte edhe nga afësitë mendore,afësitë profesionale për të bërë çdo punë me cilësi e rendimete. Ata kishin një shpirtë të bukur, të dashur,të sinqertë. Ata ishin të dy duarartë. Pas shërbimit të detyruar ushtarak djaloshi energjik Renato punonte me intensitetë të lartë në çdo punë. Me duartë e tija të shkathta zbukuroi kopshtin, bahçen e stolisur nga babai tij Shaban Alikaj.
Me fillimet e demokracisë, për një jetë më të mirë, mori rrugën mes vështirësive të emigrimit në këmbë maleve nga Korça, me shumë peripeci duke përballuar edhe burgosjet e policisë së huaj. Kishte ndenjur pak ditë në Kostur, pastaj i kishte kërkuar një pronari grek, se donte të largohej nga andej për në Selanik se atje ishte kunati i tij Sami Hoxha. E kishte çuar greku deri në një farë vendi dhe aty e kishte marrë Samiu dhe bashkë kishin bërë rrugën maleve në këmbë me vuajtje, pa bukë. Dhe për të përballuar ndjenjën e urisë kishin ngrënë frutat e egra nëpë male. Kishte filluar punën në një fabrikë mermeri.
Me punën e tij cilësore, me sjelljen shëmbullore kishte fituar simpatinë e pronarit të fabrikës. Pas disa kohe duhej të largohej nga puna. Kishte marrë leje nga pronari, sepse duhej të ishte pjesmarrës në martesën e motrës Fero Alikaj dhe vëllait Nuri Alikaj, të cilët do të martoheshin në një muaj, në një distancë afërsisht kohe. Motra Fero dhe vëllai Nuri ishin lumturuar kur kishte shkuar në dasmat e tyre vëllai i shtrenjtë Renato. Pas dasmave kishte ikur përsëri në Greqi ku kishte punuar në punë nga më të vështirat. Pronarët grekë e donin sepse ishte i urtë, djal i qeshur, i fuqishëm dhe mjaft punëtorë.
Vazhdonte punën me një disiplinë korrekte duke dërguar shpërbilimin financiar te prindërit e tij të dashur. Prindërit nuk flinin gjumë nga meraku për djalin e shtrenjtë Renato. I kishin dërguar që të kthehej,sepse dëshironin që të martohej.Pas shumë kërkesave të prindërve engjellori Renato ishte kthyer në fillim të vitit të zi 1997.Ishte fejuar me Irena Matem Tuka nga Matohasanajt. Në këtë vit të përgjakjes së rrugëve me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve për shkakun e çmendurisë kolektive të rrëmbimit të armëve nga humbjet e parave në firmat rentiere,jeta ishte e pasigurtë.
Në këto kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, prindërit Shaban e Bakie Alikaj kishin vendosur të bëhej cermonia martesore vetëm me pjestarët e familjes.. Pasiguria në rrugë nga veprimet e bandave të armatosura e pengonte organizimin e dasmës. Babai Renatos me zgjuarësinë që e karakterizonte kishte biseduar që të bëhej një cermoni familjare.Dhe ishin martuar me një ceremoni të thjeshtë familjare. Në familjen e prindërve të dashur Shaban e Bakie Alikaj erdhi Irena, e cila ishte nusja e tretë e familjes,dhe që në fillim ishte harmonizuar me shumë dashuri me kunatat, me nuset e vëllezërve Naim e Nuri, të cilët kishin një marrëveshje mirëkuptimi me shumë dashuri vëllazërore. Engjellori Renato me qetësinë që e karakterizonte,me gjykimet e tij të matura,komunikonte me vëllezërit Naim e Nuri vetëm me buzëqeshje..Qëndruan në familjen e prindërve, tre djem të martuar me nuset e tyre dhe vetëm me harmoni e dashuri kishin lumturuar prindërit e mrekullueshëm Shaban e Bakie Alikaj.
Edhe kur vëllezërit Naim e Nuri ishin larguan me familje me banim në qytetin e Vlorës,ata si tre vëllezër ishin të pandarë shpirtërisht. Vëllai vogël Renato kishte qëndruar në familjen e prindërve në Kropisht.Me përkushtim u kujdes për prindërit e familjen e tij të re. Jetonin në harmoni me nusen e tij Irenën e cila ishte gjithashtu e qeshur dhe mjaft punëtore. Në krye të vitit u lumturuan me lindjen e vajzës së tyre që vëllai madh Naimi e kishte pagëzuar me emrin e bukur Drilona. Në gusht 1988 engjëllori Renato, kishte menduar të riniste përsëri rrugën e vështirë të emigracionit.Ishte keqësuar gjendja ekonomike për shkakun e humbjeve të parave nga mashtrimet e firmave pramidale.
Mes gëzimit të jetës me Drilonën e vogël disa muajshe,djaloshi energjik ishte në dilemën të largohej në emigracion për të përmirësuar jetën e familjes,apo të qëndronte pran familjes. Me qetësi e maturi kishte biseduar me babain e tij të shtrenjtë duke argumentuar largimin në emigracion,nevojën për rikoperuar humbjet e parave në firmat piramidale. Sigurisht ka qenë një bisedë që mbarte shqetësimin e prindit për të mos larguar djalin e sapo martuar. Me një mirëkuptim zëri arsyeshëm i babait i kërkon të birit të mos largohej në emigracion. – “Mos ik, më duhesh këtu ,i kishte thënë me shumë dashuri”…
Në një mbasdite Renatua së bashku me kunatin Sami Hoxha ,ishin nisur në emigracion, Ishte data 10 shtator 1988.Kishte rifilluar punën te fabrika e mermerit. Jetonte te shtëpia e kunatit. Gjatë muajit shtator e tetor kishte punuar me shumë intensitet në fabrikën e mermerit me vinçin ngarkues të pllakave të mermerit. Në 30 tetor 1988 ishte dita e emrit të tij dhe i kishin sjellur dhurata për ditën e emrit të tij. Ishte dita e shtunë dhe e kishte pushim. Por duhej të punonte se do ngarkonte me vinç një maune me mermer.Kishte ikur atë darkë nga motra dhe në mëngjes e kishin gjetur pajetë, në këmbë mes pllakave të mermerit. Një tragjedi shumë e dhimbshme., por më e dhimbshme, e tmerrshme është kur nuk ke njeri pranë, për ti kërkuar ndihmë dhe për ti thënë fjalën e fundit. Dhe engjllori Renato pësoi këtë fund hidhërues,tepër të skajshëm me dhimbje të përhershme.
Drilona e vogël e priste. E priste bashkshortja Irena. E prisnin prindërit që e donin shumë, E prisnin motrat e vëllezërit e tij të dashur. E prisnin të gjithë. Kaluan pesë ditë e netë me ankthin e pritjes së trupit pajetë të djalit engjëllor Renato Shaban Alikaj. Prindërit , e gjithë familja me fytyra të ngrira nga hidhërimi prisnin ditën që të vinte djali tyre i shtrenjtë, por këtë herë nuk do vinte me këmbët e tija. Në këto ditë pritje nuk kishte vlera fjala ngushëlluese,sepse hidhërimi kishte mbuluar fshatin Kropisht dhe gjithë shoqërinë e miqësinë.Më datën 4 nëntor 1988 e sollën për tu prehur në banesën e tij të përhershme.U derdhën shumë lotë.Të gjithë lotonin ikjen nga jeta në moshën 30 vjeçare.Ndoshta edhe sokakët e çezma e kalasë ishte hidhëruar për humbjen e djalit të ri Renato.
Hidhërimi ishte pikëllues për prindërit, motrat, vëllezërit, fisin Alikaj, për miqësinë e gjithë kropishnjotët, por hidhërimi për nusen e re Irena ishte shkatërrim i jetës familjare. Në moshën më të re me vajzën engjellore Drilona do t’i duhej të rikrijonte familje tjetër. Me mirëkuptim e ndjenja vëllazërore ajo u largua fizikisht nga familja e prindit Shaban Dervish Alikaj, por nuk u nda nga ana shpirtërore. Me dashurinë për ish bashkshortin e saj Renato,e rriti Drilonën duke e edukuar me dashuri vëllazërore për prindërit e Renatos,për motrat e vëllezërit dhe gjithë fisin Alikaj,.Vajza e Renatos, Drilona sot është 19 vjeçe studente në psikologji, është një vajzë model dhe e rritur mes dy dashurive, të njerëzve të babait të saj dhe njerëzve të nënës dhe familjes së re që krijoi nëna e saj.
Me një kulturë komunikimi shëmbullor bashkshorti i Irenës ka treguar dashamirësi me familjjet e xhaxhallarëve të vajzës Drilona, që vajza e bashkshortes së tij Irena të rritej me dashurinë e lidhjeve të gjakut me familjet e fisin Alikaj.
29 korriku është ditëlindja e të ndjerit Renato Shaban Alikaj. Ai, do të ishte sot 49 vjeç, por jetoi 30 vjet tre muaj dhe tre ditë e disa orë se nuk dihet me saktësi ora kur ka humbur jetën natën. Shpirti tij është në parajsë te Zoti Madhërishëm.U prehët në paqe shpirti bukur i djaloshit të paharruar Renato Shaban Alikaj. Nderim me respekte kujtimit të ndritur të Renato Alikaj, të martirit të emigracionit, që sakrifikoj jetën e tij të re për një mirëqënje më të mirë për familjen e tij të shtrenjtë. Ai mbetet një hero i përkushtimit të punës së ndershme me djersën e ballit, që lagu me gjakun e tij të pastër pllakat e mermerit në dheun e huaj, në një emigracion të pambrojtur nga shteti amë. Tranzicioni zgjatur me keqqeverisjet i detyroi të rinjtë shqiptarë të enden nëpër botë dhe të humbasin jetën në lulen e rinisë.
Me këtë shkrim me dhimbje në çdo shkronjë përshëndes vajzën e shtrenjtë, trashëgimtaren e gjakut të babait të saj engjëllor Renato, të cilin ajo nuk pati fatin të merte përkëdheljet atërore të Renatos, por mori e merr në vazhdim kujdesin e përkëdheljet me shumë dashuri të xhaxhallarëve Naim e Nuri Alikaj, të hallava të dashura Noçe, Fero e Jolanda Alikaj, por edhe dashurinë e fisit Alikaj.
I uroj vajzës Drilona Renato Alikaj të ketë jetëgjatësi, fat me lumturi në jetën e saj.
Përshëndes me respekte nga larg nënën e mrekullueshme Bakie Alikaj duke e kujtuar me mall dhimbje që ka humbur birin e shtrenjtë Renato, por duhet të qëndroj e fortë para mungesës së djalit të shtrenjët Renato, sepse ka Drilonën e bukur të Renatos, ka djem të dashur Naim e Nuri dhe vajzat e dashura Noçe, Fero, Jolanda dhe gjithë fisin Alikaj, të cilët kanë trashëguar nga babai tyre shëmbullor Maze Mete Alikaj dashurinë vëllazërore të lidhjve të gjakut.
Mungesën e djalit engjëllor Renato Shaban Alikaj, e ndjejmë edhe ne, të gjithë kropishnjotët që e donim dhe na donte e respektonte me shumë dashamirësi. Për moshën time dhe moshatarët e mi kropishnjotë, Renatua ishte vëllai vogël shpirtëror që mbetet i pavdekshëm në zemrat e familjeve Alikaj, por edhe në zemrat tona kropishnjote.
Me respekte e mall dhimbje
Qatip Mara
Nju Jork, 29 korrik 2017