LOTËT E PROVIDENCËS

0
605
Mustafa Spahiu

Nga Mustafa SPAHIU

(Fëmijëve të Familjes së Jasharajve nga Prekazi i Drenicës)

Gjithë uji i lumenjve të botës
nuk do t’i lante lante fare
duar mizore e të përgjakura
të vrastarëve serbosllavë ziosh,
Në këtë pranverë trishtimi
ankthi dhe lemerie!
Ju – fëmijë të Jasharajve,
– thesari i çmuar i kombit –
me ninëza ngjyrë vjollce
parantezat e qepallave
ende s’i keni mbyllur –
shikoni drejt zenitit të bardhë
pa ndërprerë udhëtimin
krenar drejtë shkollës…
Hapësirave të Drenicës
martire… Kosovës nënëloke!
Ditët,
oh ditët e marsit vinin ters
njëra-tjetrën ndiqnin të verbëta!
Nxitonin kamar e zeza skëterrë
të etura si hienat e tërbuara…
Për t’ua pirë burimet e cemta,
për t’ua shterrur rritën e blertë
zemrat tuaja kjasonin rreze e
mallë si qumështi i nënave tuaja
për një brerore liri e buzagaz
me qerpikët e agimit
me gishtat e brisht duart
shtalbore;
e thërrisnit pranverën e bukur
– nusezonjë lirie –
me trishtilat e dashurisë
hapekrahë si paqeja…

Kot mbi ju niseshin korbat
taravellë fruljetë hapni kthetra
e ju pëllumba në çaste tmerri!
– Ku dhe pse juve ju ndodhi
ai kon nga konzarët e Shqeherise!

Tek ju vinte një ëndërr llahtari,
mortajat e mortajave zezonë
konzinjtë synonin logun e lojës
për ta bërë gjol të madh gjaku!

Këlthas deri në kupë qielli…
– A vriten pëllumbat e bardhë?
Rrasë karpatiane ore kanibal
Vret dora histerike e barbare,
Vranë e masakruan vockot shqiptarë me bukureza në ballë.
Dikur një lagje e bukur rrënjëthelle rritej si degë rrapi.
Ishit më të hareshëm se behari
me ngjyrat e të gjitha luleve
më të lumtur se buzët e vashave haremedha… dhe
loznit pitpidak, kukafshehtas,
vraponit me një këmbë lejlek
qingja me sy të kaltërt
zgjerohej lagjja me rreze hëne
me jehonën e zërave zamare
radari gëzimit zbulonte rritën
sa përqafimet e nënave
rritën tuaj jua miklonte puhiza,
pemët sheheshin me rritën tuaj
O, ju lulediejt e Jasharajve
grumbull gërshetoni besëlidhje!

Tani lagjja e Jasharajve me bulëza të reja ndihem zërat
me simfoni të reja e pipizane
pëllumbave të rinjë flatrojnë
fluturojnë piramidën e qëndreses…

Trimoshave dhe trimosheve
Ju shkrova letër me fjalët, e –
lirës së Orgeut,
Ajme, letra fare nuk u kthye
nuk mora përgjigje, pres habitur
farë haberi nga turtulleshat,
as nga laureshat e grunajave!…

– desha t’i ngjatjetoj të gjithë
– desha t’i mbëltoj si lule maji
– desha t’ua fali rrezet diellore
qershitë e qershorit –
– desha t’i thërras në valle,
dasma,datëlindje… çudi
ngela pa përgjigje, u struka
në parantezat e qepallave…

Dëshmi tmerri!
Histeria naciste serbe
me dhëmbë nepërke
duke shprehur dufin e mllefin
e urrejtjes turreshin tërbuar
ndaj fëmijëve të Jasharajve –
shkrepnin plumbat e zinj,
fiku dritën e yjve
nga ato zbrazje u bë plojë
lista e gjatë e emrave shtohej
të fëmijëve që iu rrembyen
nënave nga gjiri, përqafimi
u bënë varre tok me gjiri e
tyre dhe ylberet nuk harkonin!!

Mungojnë vargan mungojnë
emrat dhe puthet e trëndafilta
lulëkuqet kërkojnë gdheljen dhe
pranime e tyre-erë zymbulash!

Goxha shumë mungojnë:
Fatime Jashari
shëmtuar pa sytë shegë
Blerime Jashari
qafëgjatë, vetullat albatrosi,
Valdete Jashari
sykaltëroshe si lumi Vjosa,
Blerim Jashari
kredhur në idila dashurie,
Igball Jashari
rrufetë i ndalte me shikim,
Igballe Jashari
gjeraqinë, Shote Galica,
Bujar Jashari
këngët e eposit i këndonte,
Afete Jashari
ballin krenare, hundë ilire,
Fitim Jashari
diellin e zhgulte me rrënjë e lule
Abdullah Jashari
qengj manar me unazë fitoreje,
Kushtrim Jashari
thërriste liri ku je po e pres
ardhjen tënde, ku fshihesh?

Oh, kjo pranverë! Pse sllavët
flisnin me gjuhën e UDB-ës
Kafshët e zeza të djallëzuar…
Ku humbi bukurinë lektura,
ku humbi bukuria e vashave
me sytë xhevahire!…

Ylberet shaqeshin pa ngjyra,
sytë pa dritën e gjelbërimit
pranvera pa manushaqe…
para sysh tuaj shiheshin
hienat dhe cerberët
çuditërisht të fajisur për gjak
njomëzarak,nxënësish të klasës
bangat ngelën pa vajza,
lagjja fare pa fëmijë
fyejt pa buzët e njoma
grunajat pa lulëkuqe
qielli pa turtullesha, pëllumba!
Ku jeni, ku jeni, o të mirë e
shekullit që ju e ushqenit.

Ju preheni në tharm Drenicës,
– shpirti im përvëlohet! –
më përgjërohen sytë për juve!
Nga cilat shtigje të nisem kah ju
që të përulem me devotshmëri
Para emrave tuaj fëmijë flori
T’ju grumbullojë në tempullin
e Jasharajve, arave lulëkuqesh.

Kjo pranverë e trisht erdhi pa juve…
është skëterrë e shkretë
Ju jeni shndërruar në engjuj
ju jeni shndërruar në flutura
ju jeni shndërruar në nosita
Shpirtërat tuaj po vigjilojnë
mbi truallin e Kosovës martire

Për juve L A V D I !

E enjte, 4 qershor 1998
(Pas mesnate)
Në Shkup