Ka ankesa ndaj zhurmës – JIHAD WATCH – Përktheu Arben Çokaj
NGA ROBERT SPENCER, 28 maj 2020
Qyteti Culver, a? Ka të ngjarë që shumica e njerëzve që ankoheshin ishin të majtë, që në kontekste të tjera do të denoncojnë shqetësimin për dhunën e xhihadit dhe shtypjen e Sheriatit si “Islamofobi” dhe “fanatizëm“. Kështu që tani ata kanë atë që kanë dashur dhe mundësuar. Ata duhet të jenë shumë krenarë. Ata mund të ngrihen në ora 4:30 çdo mëngjes dhe të festojnë diversitetin.
Mos harroni: xhamitë nuk kishin altoparlantë në kohën e Muhamedit dhe nuk u duhen atyre tani, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se të gjithë kanë një telefon inteligjent, që mund t’i paralajmërojë shumë lehtë për kohën e lutjes. Transmetimi i eZanit nëpër altoparlantë nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë e supremacizmit.
“Thirrja Islame për Lutje që po bërtet 5 herë në ditë gjatë mbylljes nga koronavirusi nxit ankesat e zhurmës në Los Angeles (VIDEO)”, nga Cristina Laila, Gateway Pundit, 23 maj 2020:
Socializmi, ligji i Sheriatit dhe Islami po zvarriten ndërsa të gjithë jemi të hutuar me urdhrat e autoriteteve të mbylljes nga koronavirusi.
Komuniteti Mysliman ka qenë duke fleksuar muskujt e tij, që kur zyrtarët qeveritarë kanë dhënë urdhra bllokimi antikushtetues në të gjithë vendin.
Qyteti Culver është qyteti më i fundit në Kaliforninë Jugore që lejon thirrjen islame për lutje, ose “eZan”, të zjarrtë pesë herë në ditë nga një altoparlant (duke filluar në 4:30 të mëngjesit) gjatë mbylljes nga Coronavirus.
Megjithatë, shumë banorë në qytetin Culver thonë se thirrja islamike për lutje është shumë e zhurmshme dhe kanë bërë ankesa zyrtare në departamentin e policisë.
Mahmood Navi qëndroi në çatinë e Xhamisë së Mbretit Fahad dhe përdori një mikrofon për t’i lidhur të gjithë muslimanët në lutje.
Xhamia ka një minare gjigande blu dhe të bardhë, që ëhtë vendosur sipër rrugës në qytetin Culver.
SHIKO (duket dhe tingëllon si Lindja e Mesme):
Feel The Sound Of Azan 😊
Historic moment #King_Fahad_Mosque Azan on the loudspeaker for the first time Culver city California 😍 pic.twitter.com/sn0YsLw3UK
— Irfan Raaz Hadi ( عرفان ) (@IrfanRaazHadi) May 16, 2020
Departamenti i policisë revokoi lejen e zhurmës së amplifikuar, pas ankesave të shumta nga banorët.
Sidoqoftë, tre ditë më vonë, qyteti riktheu lejen, nëse xhamia bie dakord të ulë vëllimin.
Los Angeles Time [sic] raportoi:
Jashtë xhamisë së qytetit Culver, disa këmbësorë e ndalën hapin e tyre, kur dëgjuan për herë të parë eZanin, në dukje të habitur. Kjo ishte diçka e re dhe nuk ishte krejtësisht e qartë se si do të pritej – si me shumë gjëra myslimane në SHBA.
Por në qytetin Culver, thirrja për lutje nuk kaloi pa diskutim për një kohë të gjatë.
Pas katër ditësh, më 18 maj, departamenti i policisë së qytetit revokoi lejen e zhurmës së amplifikuar, duke përmendur njerëzit që mblidheshin në xhami në kundërshtim të rendit shëndetësor të qarkut, si dhe “ankesa të shumta për zërin e lartë nga banorët e zonës.”
“Ne kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me udhëheqjen e xhamisë,” tha Kapiteni Jason Sims me Departamentin e Policisë së Qytetit Culver. “Ne sigurisht që jemi të lumtur të ndihmojmë në lehtësimin e çdo lloj shërbimi, që nuk është në kundërshtim me urdhrat e shëndetit të qarqeve.”
Tre ditë më vonë, qyteti ndryshoi përsëri kursin, duke rivendosur lejen me kusht, që xhamia të ulë vëllimin.
Ndërkohë, në aplikacionin e rrjeteve sociale Nextdoor, debatet u zhvilluan mes fqinjëve.
Kujtojmë, Për herë të parë në historinë e Minesota, thirrja myslimane për lutje u transmetua nga një folës në natyrë, të vendosur mbi çatinë e Xhamisë Dar Al-Hijrah në lagjen Cedar-Riverside…