FEDERIKO GARCIA LORKA (1898 – 1936)
Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca (sq: Fredriko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros një Fshat në Granda një qytet në Spanjë dhe vdiq në 19 gusht 1936në Granda. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco. Mendohet se Grasia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkë-s.
LOPA
U rrëzua lopa e plagosur.
Pemë e përrenj ngecnin në brirët saj.
Turiri vërshonte gjak gjer në qiell.
Turiri i saj prej bletësh,
nën njollën e lehtë të shkumës.
Një britmë e bardhë u çua në mëngjes.
Lopët e ngordhura dhe të gjalla,
skuqur prej dritës ose mjaltës e qëndrueshme,
pëllisnin me sy të kapsallitur.
E dinë rrënjët
dhe ai fëmija që mpreh briskun e tij
që tani ata mundet ta hanë lopën.
Lart zbehen
hënëra dhe jugularira.
Katër këmbë dridhen në erë.
Le ta dijë hëna
dhe kjo natë shkëmbinjësh të verdhë:
që tani lopa iku e lopa prej hiri.
Që iku duke pëllitur
në rrënojën e qiejve rixhidë
ku të dehurit hanë vdekje.
Përktheu: Faslli Haliti