LOKJA dhe DY ÇERDHE

0
709

Sahit Shala

LOKJA

Ne një kasolle, për buzë një fshati
Rrethua n ‘shkurre, e dëllinja,
Veç një loke, e kish “lanë fati”,
Buzë një kodre, nën do brinja.
Gjysmë hapur, ish çatia,
Si me ndalë shiun qe pikonte,
Ah sa shumë, e vret mërzia,
Por askush, s’del ta ndihmonte.
Pat një djalë “si shqiponjë mali”,
Që e mbante si “n’pëllambë dore”,
Por, “Lirisë, atë ia fali”,
Me jetua, n ‘tokë Kosove.
Tash nënëlokja, është mbet vetëm!
E rrallëkush, një fjalë i’a flet,
Për k ‘to vite që i mbetën,
Veç mëshirë t’Zotit tash ka mbet!
Nuk ka forcë “ti ndali lotët”,
Se ngushtohet “shpirti i saj”,
Në luftë me skamje, e me motin,
Nuk del forcë, lotin t’ja ndalë!

DY ÇERDHE

Duke ndrydhë mall n’rrudha t’ballit,
Lashë një çerdhe për t‟ nisë tjetër.
Malli i njërës më fali thinjat,
Njëmijë rrudha vendi tjetër.
Tash në dy çerdhe po shtegtojmë,
Një pa nënë e pa atdhe
Mall e brengë më përvëlojnë,
Pse këtë fat e patëm ne?
Kur shtegtojmë në rrugë t ‘Kosovës,
Dyndet shpirti sa s´ka më!
Sy të çjerrin e pëllëmbë të dorës
Kërkojnë lëmoshë, pa lëshuar zë.
Kisha shpresë kur t‟ vij tek ty,
Do shëroja plagën e vjetër.
Po pse ti m’i bëre dy.
Tash më hape dhe një tjetër.
N ‘dhé të huaj për tri dekada,
Kënaqem zbehtë e s’gëzojmë kurrë.
Mjerë i thonë fatit që patëm,
Në dy çerdhet zemrën gur !