Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve !

0
145
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Në politikë po rreshtohen ata që po bëhën gjithnjë e më të rrezikshem për shtet dhe për interesa nacionale. Më fjalë dhe veprime në vepër po e pushkatojnë ngadalë të ardhmën tonë. Janë rrështuar në eshalonin e parë, ata që janë duke i futur shqiptarët në telashe të mëdha. Fatkeqësitë nuk janë vetëm natyrore, ato vijnë edhe nga njerëzitë e pa përgjergjshem të politikës. Thirrjët për konflikte dhe revanshizma të ndërsjella që shumë kohë, mund të na sjellin vetëm tragjedi të reja.

Arsyetimet së këto veprime po I bëjnë për të mirën e shtetit, janë të pa argumentuara dhe janë banale. Kur shënjestrohet para së të shtrohet pyetja për temën e caktuar, kjo nuk i kontribuon të mirës. Nuk është e mjaftueshme besatimi i rremë, nuk është i mjaftueshme betimi në të vertëten, në mençurinë, kulturën, shkollimin, kur punët flasin krejt ndryshe, me keq. Rreshtimi në radhën e parë të pushkatimit medial para të cilit shpesh po gjenden dy shtet tona, kësaj nuk i thonë të bërit politikë !

A janë fajtorë njerëzit e caktuar të politikës, apo jemi fajtorë të gjithë ne?! Sigurisht fajtor për lëshime dhe gabime të mëdha apo të vogla janë njerëzit e politikës shqiptare, të cilët para interesave përsonale e kan humbur torruan dhe arsyen. Po futën në gjëra të këqija, pa e pyetur sovranin popull, dhe këtë po e bëjnë edhe kur janë në pyetje interesat nacionale. Mos të në shesin dushkë për gogla, së nuk ka më budallenjë në këtë botë që mos ti kuptojnë manipulmet dhe rrenat e tilla.

Shqiptarët në trojët etnike sigurishtrë së nuk i kan merituar disa nga strukturat e tilla politike. Duhet të pranojë shumë kush së nuk e meriton të gjenden në rreshtin e parë të politk-bërjës shqiptare. Duhet të largohën nga aty ku gjenden, së i kan vu seriozisht në pëshore interesat e shteteve shqiptare dhe i kan vu në pëshore edhe interesat e viseve tjera etnike.

Nëse dikush është ushtruar për manovrime të tilla, mos të mëndon së gjithmonë do ti ecë kungulli mbi ujë…! Kemi ardhur në një situatë kur nuk po jemi veç të robnuar politikisht, por po jemi edhe viktima! Pushoni të na mbani fjalë së së jeni njerëz të politikës, kur nuk jeni…!