Lojërat politike në cirkun e quajtur Kuvend i Kosovës?!

0
623

Nga Skënder MULLIQI

A janë ngjitur gjatë këtyre viteve në pushtet, budallenjët, hileqarët, kriminelët, matrapazët politikë… apo neve na duket kështu? Të gjitha kategoritë më të ulëta shoqërore u ulën në qeveritë tona dhe në ulesët e deputetëve. Të jesh deputet nuk është vëtem nderimi më i lartë që i bëhët dikujt, por është edhe obligim i madh së përmes kuvendarëve përfaqësohet vullneti i popullit. Në rastin e Kosovës të jesh qeveritarë dhe deputet don të thotë të kesh pagë shumë herë më të madhe së sa paga mesatare në vend, do të thotë të kesh privilegje në shoqëri, dhe don të thotë të kesh edhe biznese të ndryshme, nuk ka lidhje nese ato biznese janë edhe të paligjshme.

Deputetet tanë i kanë siguruar vetit kushte më të mira të jetesës, i kanë siguruar vetit benifite në Evropë, kur dihet së sa është takati ekonomik i vendit, kur dihet gjithashtu së shumica po jetojnë dobët. Deputetet po i shkrujnë kushtet e jetës së qytetarëve të Kosovës, po ua presin teshat sipas deshirës dhe tekeve te tyre. Po bëjnë tregti më fatin e shumë të rinjëve të cilët kan mbetur në mëshirën e kohës.Po tregtojnë më ata të cilët janë të uritur, më ata të cilët janë të hendikepuar, po luajnë më fatin e njeriut tonë gjithnjë e më të varfëruar…

Janë të urtë dhe melaqe vëtem në kohë fushatash elekotorale .Ne vend që populli të jeton gjithnjë e më mirë, gjithnjë e më shumë po i veshtirësohet situata politike dhe ajo ekonomike. Moti kuvendi është shëndrruar ne klub cirkuzantesh. Në kuvend po shohim gjithë farë skenash të turpit, pamë gjithë farë shfaqjësh teatrale të cilat kishin për qëllim qitjen hi syve popullit, që këta kuvendarë bashkë më qeveritarë ti vazhdojnë lojërat politike, që t’i vazhdojnë hajnit, që ta vazhdojnë kriminalitetin ekonomik , të zhvillojnë biznese të dyshimta, ta intensifikojnë kontrabandën.

Na janë bërë grupe të caktuara politike kriminale të cilat e kan pru Kosovën buzë kolapsit. Deputetet tanë për vete kan siguruar pagë të lartë edhe pas pushimit të mandatit si deputet. Për qytetarë nuk vlejnë benifecionet e tilla. Qyteteraët ‘duhet” ti kryejne vëtem obligimet karshi shtetit e asgjë më shumë. Po jetojnë më paga që as ndihmë sociale nuk janë. Për ata që nuk po punojnë veq Zotin e kan në ndihmë !Penzionerët po jetojnë më një pagë më të cilën nuk kan mundësi ti sigurojnë as ilaqet mjekësore. Në pyesim të kujtë janë këta deputet, janë të popullit, interesat e kujti i përfaqësojnë …?

Po të kishim deputet si duhet, sigurisht së nuk do të talleshin parreshtur më popullin. Po të kishim deputet korrekt do ti eliminonin të gjitha privilegjet, do të kishin pru ligjin e lustracionit, do ti kishin eleminuar konfliktet e ndërsjella, do të kishin qeverisur me vendin ashtu si u ka hije, do të kishin pru ligje të cilat i përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, do ta kishin luftuar krimin dhe korrupcionin, e shumë qka tjetër pozitive për këtë vend gjithnjë e më të shkretnuar. A ka mbetur moral në këtë vend? A ka kuptim që deputetet të marrin paga shumë herë më të mëdha së sa mesatarja dhe shumë benifite të tjera?

A po na largojnë gjithnjë e më shumë nga Evropa e Bashkuar?A po na kthejnë në diktaturë? Ka edhe shumë e shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje. Për fatin tonë të keq këtyre pyetjeve nuk po ka kush u përgjigjet ! A ka kuptim që të kemi kaq dallime drastike në shtetin, i cili sapo ka lindur? Sigurisht së nuk ka asnjë kuptim. Ka kuptim vëtem për delingjijtë, për matrapazët dhe për manipulatorët politikë, të cilët kan ardhur në krye të organit tonë më të lartë të shtetit. Barabarësia sociale moti është tretur si fluskë sapuni. Të gjithë jemi hisedarë në tortën nacionale e cila nuk po ndahet njejtë.Lojërat e kuvendarëve po vazhdojnë në cirkun e quajtur Kuvend i Kosovës…