Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Në Kosovë sikur sot mungon gjithëçka. Qytetarëve ju kanë mbetur vëtem verbalizmat, asgjë nuk është në dorën e tyre. As nuk është kapitali, as e drejta për punësim, as të drejtat fundamentale njerëzore, as e drejtat e barabartë para organeve të drejtësisë, as e drejta e vendosjes më mundin dhe djersën e vet…
Politikat tona dështuese e kan pru një gjendje të tillë. Nuk po kemi investime të jashtme , nga pa siguria e krijuar dhe nga korrupcioni i nivelit të lartë. Kapitali pa ngjanë në shtazë të tmershme. Partitë kryesore politike që ishin në pushtet për gjithë këto vite, me shumë janë shëndrruar në koorporata. E kjo ka shtuar pa sigurinë e investitorëve dhe investimeve të jashtme, pa të cilat zor që dalim nga kriza ekonomike, por edhe nga kriza politike.
Kur një shtet e udhëheqin njerëzit diletantë të politikës, njerëzit e korruptuar, jo që ska investime, por nuk ka as inkuadrime në struktura të ndryshme të BE-së. Tashmë janë mërzitur qytetarët më refrene monotone – bëhët mirë, bëhët mirë… Kjo po zgjatë që dy decenie, e Kosova ka mbetur në status kuo politike dhe ekonomike. Deri sa politika është bërë profesioni kryesor, kur partitë politike nuk po llogaritin në ekspertë, kur shtohet numri i politikanëve të pa zot, sigurisht së ska mundësi të kemi shtet normal.
Kur individet janë ngritur mbi kolektivitet, kur ata marrin edhe vendime pa e pyetur askend, nuk është e vështirë për ta kuptuar pse njerëzit, janë shumë të pa kënaqur më gjendjën, pse njerëzit po ikin masovikisht nga Kosova. Ai i cili i ka pasur 20 vjet kur ka përfunduar lufta, tash i ka 40 vjet, dhe kur gjysma e më shumë e jetës kalon, s’ka më përspektivë! Kosova ka ardhur në deregje që të vendosin në emer të saj dy, tre apo me shumë njerëz të konsumuar politikisht, e çka t’i themi gjithë kësaj, veç mjerimi ynë i përgjithshem.
Me çfarë të drejte në kohë pandemie kur njerëzit po vuajnë dhe po vdesin presidenti Thaçi dhe Mustafa i LDK-së, rrëzuan një qeveri në start, për teke dhe interesa përsonale të tyre. E bënë këtë punë për të formuar qeveri të re pa partinë fituese, që mund të na kushtojë edhe më ndarje të Kosovës?! Shumë politikan të profilit të lartë nga Amerika dhe Evropa, na kanë bërë të çartë së ekziston një tendencë e pazareve për ndarje, apo e shkëmbimeve territoriale, që do të ishte humbja më e madhe për Kosovën.
Serbia nese e realizion këtë plan shumëvjeqar për grabitjën e sërishme të territoreve më të pasura të Kosovës, e ka arritur edhe qëllimin final. Një skenar i ndarjës të Kosovës mund të qëndron edhe në trurin e dikujt nga ndërkombëtaret qe nuki ish dashur te lejohet te ndoshe. Shume kohë më parë çetniku, Vojsllav Sheshel kishte deklaruar së “Serbisë djerrinat e Kosovës, nuk i duhen asgjë”.
Edhe pasardhësi i tij në pushtet presidenti serb, Vuqiq po mendon me i ripushtuar pjesët më të bëgatshme të Kosovës. Populli do te duhet të kuptojnë së më struktura autokratike të cilat i dëmtuan proceset, dhe te cilat struktura ne bisedime me Serbine, kanë mundësi me i rrezikuar edhe interesat e Kosoves dhe shqiptareve ne Ballkan, duhet të lirohemi permes votes se lire, duke shkuar ne zgjedhje pas pandemisë…