LOJA ME KUSHTETUTËN

0
87
Afrim Krasniqi - Loja me Kushtetutën

Afrim Krasniqi

Me ndryshimet e shumta dokumenti themeltar i shtetit shqiptar bëhet Kushtetuta europiane më me shumë ndryshime në 23 vite, nga të cilat, 5-6 herë në dekadën e fundit, madje dy herë në dy vitet e fundit. Nga nenet e Kushtetutës 1998 janë ndryshuar 72% e saj: 72% e ndryshuar nga partitë, ndaj 28% me referendum qytetar.

Loja me Kushtetutën ka ndryshuar balancat e pushteteve, – nga balanca & ndarja e vitit 1998, në një sistem ku kryeministri kontrollon mazhorancën, parlamentin dhe qeverinë, dhe ku qytetarët kanë të drejtë të votojnë vetëm kryetarin e bashkisë!
Pasoja? Nga 2008 asnjë mocion besimi dhe mosbesimi, asnjë referendum lokal apo kombëtar, rënie drastike e besimit tek partitë dhe institucionet.

Praktika se sa herë politika ka një krizë apo një interes politik të momentit, zgjidhen e gjen tek ndryshimi i Kushtetutës, pra jo tek përshtatja me normat kushtetuese, por tek përshtatja e normave kushtetuese me interesat partiake të ditës, përbën zhvillim negativ, dobëson konceptin e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, i jep mbipushtet partive politike dhe cenon konceptin e kontratës sociale, legjitimitetin dhe sovranitetin qytetar.

Sfida e sotme mbetet e qartë: koha jo për pakt të ri për arnime periodike kushtetuese, por për zgjidhje afatgjata, – Kushtetutë e re ose konsensus të mos prekim Kushtetutën, kontrata e vetme direkte midis qytetarëve dhe shtetit të tyre në 110 vitet e ekzistencës së tij.

Pjesë nga editoriali në revistën newsbomb.al në numrin e saj të fundit!