Loja e vdekjes

0
699

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Qeveria e Shqipërisë (dhe Kosovës) është një klikë tradhtare, e pashkolluar, e pabesë, me politikë të jashtme skandaloze, pjesëmarrëse në ndërmarrje të përbashkët kriminale, që përveç pisllëqeve tjera, synon zbatimin e projektit të huaj për vdekjen e Shqipërisë – me shndërrimin e vendit në Kamp “Refugjatësh”. Sa për fillim, 600.000 emigrantë (90% prej tyre burra 20-35 vjeçar).

* * *

Ideja që miliona njerëz nga Afrika dhe Azia do të vinin në Evropë nëpërmjet rrugës detare, në kërkim të një jete më të mirë, u mendua në formën e një romani burleske më shumë se 40 vjet më parë. Shumicën nga gjërat që Jean Raspail i kishte imagjinuar kur e shkroi atë, na e kujton fortë realitetin e sotëm.

* * *

Shpërthimi i popullsisë në Botën e Tretë dhe dyndja masive e tyre do të ketë pasoja fatale për Evropën (sidomos Shqipërinë brenda dhe jashtë murit të arbrit). Me mijëra “Refugjatë” me të madhe, çdo ditë, kanë hyrë dhe hynë ilegalisht në Evropë e cila më është gati të pushtohet dhe të ndryshohet krejtësisht nga ajo që ne kemi njohur. Ajo që po ndodh në atë kontinent të vjetër është e pashembullt në historinë e rruzullit tokësor dhe bëhet më aktuale me kalimin e kohës. Trishtueshëm.

* * *

Asambleja Kombëtare Hungareze miratoi dje të ashtuquajturën “Stop ligjeve të Soros”. Qeveria hungareze pretendon se Soros (padroni i Kryeministrit të Shqipërisë) ka organizuar dhe qëndron prapa migrimit masiv të paligjshëm në Evropë.

* * *

Pederastët shqipfolës janë aleat me errësirën. Ata krahasojnë-barazojnë hyrjen ilegale-joligjore dhe strehimin në Shqipëri të emigrantëve të huaj, me atë të shqiptarëve të Kosovës që ikën nga masakrat apo u dëbuan nga barbarët serbo-çetnik, gjatë luftës (1998-99). Pederastët “harrojnë” se: të huajt e paftuar nuk janë aspak problemi jonë dhe nuk u kemi borxh. Hyjnë ilegalisht në vendin tonë. Nuk i takojnë kontinentit të Evropës, nuk kufizohen me Shqipërinë. Nuk janë vëllezërit tonë as të gjakut as të gjuhës as të fesë, as të kulturës as të historisë as të gjenealogjisë. Udhëtojnë duke kaluar përmes qindra shteteve tjera (ku nuk bëhet luftë) para se të hyjnë në Shqipëri. Prandaj nuk janë refugjatë por aventuristë që synojnë Evropën Perëndimore edhe nëpërmes Shqipërisë, në kërkimin e një jete të privilegjuar në dëm të vendasve evropian.

Pederastët “harrojnë” se Kosova dhe pjesët tjera të okupuara janë degë të prera nga trungu, Shqipëria. Postkomunistët e çojnë në vend amanetin e Enver Hoxhës: “Vëllezërit kinez, miqtë kosovar”. Tradhtia ndaj Atdheut është një mëkat vdekjeprurës.

* * *

Do të flasim drejtë, jo të manipulojmë dhe gënjejmë popullatën me gjepura, siç bën BE-ja dhe mediumet liberale majtiste, që thonë se një numër i konsideruar i emigrantëve na qenkan “Kirurg të trurit dhe shkencëtarë raketash” përkundër faktit se shumica e tyre janë analfabetë.

* * *

Kampet e “refugjatëve” në Shqipëri, në fillim do ta thyejnë tërësisht industrinë turistike: zero vizitues të huaj, zero vizitues të diasporës, Kosovës, FYROM-it. Zero lek.

Pasojat tjera: Përdhunime të femrave shqiptare, kudo. Martesa të përziera. Terrori islamik. Radikalizmi fetarë i shqiptarëve. Asimilimi i shqiptarëve në “emigrant”. Fatkeqësi e madhe që do të shkakton pasoja të rënda dhe shumë viktima. Falimentim i plotë ekonomik/politik. Rrëmuja. Ndryshime tragjike demografike. Luftëra civile secili kundër secilit. Katastrofë gjithëpërfshirëse.
Le t`i vërtetojnë fjalët e mia sidomos shqiptarët e Suedisë, shtet për të cilin jam mahnit (pozitivisht) kur e kam vizituar herën e parë, kurse kohët e fundit, me ardhjen e “bekuar” të “kirurgëve të trurit dhe shkencëtarëve të raketave”, më tepër i përngjan Somalisë.

* * *

Shpërbërja e shteteve Komb duke lejuar emigracionin e paligjshëm (pushtimin) që do ta ndryshoj tërësisht demografinë e shteteve Evropiane, premtimet e rreme, fyerjet dhe mashtrimet janë një pjesë integrale e politikës së BE-së. Shqipëria nuk është anëtare e BE dhe nuk ka asnjë arsye për t’i dëgjuar ata! Dhe, për momentin, mirë që nuk është anëtare e asaj organizate jodemokratike, ku do ta humbte tërësisht sovranitetin, sepse të gjitha vendimet për atdheun tonë të përbashkët do të vinin nga Brukseli, duke mos u pyetur për pëlqim asnjë shqiptar.

* * *

Më poshtë do t`i postoj dy letrat e mia private, të cilat javët e fundit ua kam dërguar disa redaksive të mediumeve shqiptare:
Letra parë:
Përshëndetje të nderuar bashkatdhetar,
Do të doja të takohem personalisht me të gjithë ju dhe këtë do ta bëjë sa të më jepet mundësia e volitshme.

Siç e dini, unë nuk jam gazetar, prandaj qëllimi i shkrimeve të mia nuk është që unë, edhe atë prej së largu, të përsëris ngjarjet aktuale nga tokat shqiptare etj. Shkrimet e mia i qëndis në bazë të këndvështrimit tim (pa konflikt interesi), profesionit dhe përvojës.

E dini më mirë se unë se sidomos në shtetin amë, Shqipëri, numri i mediumeve (portale, gazeta, TV) kapërcen numrin e popullsisë sepse është në interesin e çdo pronari shakaxhi dhe mafioz, të propagandoj veten dhe biznesin e tij. Prandaj, unë personalisht nuk postoj te të tillët, por vetëm tek portalet që mendoj se i plotësojnë kushtet të quhen kombëtare. Tek ju pra, në mënyrë që të kontribuoj pak për kombin dhe vendin e gjyshërve të mi.

Rinia ikën, gjendja është alarmante, do të mbeten vetëm pleqtë. Secili mendon se anëtarësimi në BE do të na shpëtoj, por shumë rrallë kam dëgjuar edhe për pasojat negative kur ajo të ndodhë: shqiptarët do ta braktisin atdheun ndërsa të huajt nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia do të vendosen në trojet tona.

Është naivitetet të mendohet se “refugjatët” e huaj nuk do të mbeten në Shqipëri, Kosovë, pjesët e FYROM-it ku jetojnë shqiptarët etj. Kjo sepse nipërit dhe mbesat e atyre shteteve rospi që asgjësuan trojet tona në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kanë hesap që “refugjatëve” afrikan/arabik/aziatik t`u ndërtojnë banesa dhe t`u japin ndihma sociale disa mijëra euro në muaj, vetëm të qëndrojnë përjetë në tokat tona. Pra, “demokratët” e BE-së kështu e çojnë në vend amanetin e të parëve të tyre duke vrarë shumë miza me një gur: e zvogëlojnë numrin e “refugjatëve” në BE, i kënaqin interesat e Serbisë, Greqisë, Rusisë, Bullgarisë (kolonizatorëve tonë) si dhe njëherë e përgjithmonë e “zgjidhin problemin shqiptar”.

Çdo qenie njerëzore, për aq sa është një person dhe ka një fytyrë, ka edhe një fat të vetin, të paracaktuar dhe të bashkëlindur, madje shpesh duket sikur ai vetë e ka zgjidhur fatin, nga siguria me të cilën bën dhe jeton atë që është përcaktuar për të.

Letra dytë:

Të nderuar bashkëkombës,
Në vitet e fundit kam shkruar disa artikuj për çështjen e emigracionit të paligjshëm (nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia) në Evropë. Shtetet kryesore të BE-së, për qëllime të caktuara, dërgojnë anije “humanitare” prej Evrope deri në 2-3 metra para bregdetit libian, që t`i mbushin ato me “refugjatë” fals (90% burra të ri) nga Afrika dhe Azia, dhe t`i sjellin në Evropë. Këto akte kontrabande joligjore me pasoja shkatërruese për Evropën, mediumet liberale nuk i quajnë me gjuhën e vërtetë, por gjoja se “filan anija shpëtoi 2000 refugjatë” etj. Ok, kuptohet se unë nuk jam avokat i Evropës, por me ata “refugjatë” do të mbushet edhe vet Shqipëria dhe trojet tjera – Rama e thotë këtë haptas, prandaj zvarritet si zagar pas Merkelit.

Pra, shkurtër, qëllimi i vetëm i letrave të mija të kësaj natyre është që Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera arbërore të trashëgohen deri në amshim nga djemtë, vajzat, mbesat dhe nipërit…e shqiptarëve dhe jo nga ardhacakët (“mysafirët) e paftuar.

Ne jemi i vetmi komb dhe vend i Evropës që na kanë copëtuar, prandaj duhet të shikojmë vetëm interesat tona, duke u lidhur edhe më fortë me shpëtimtarin e vetëm të shqiptarëve, Amerikën, dhe duke respektuar 100% ata qeveritarë që populli amerikan i ka zgjedhur si udhëheqës të vet.

* * *

Ish Fuqitë e Mëdha Evropiane, në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), përdorën trojet shqiptare si plaçkë tregu, prandaj janë fajtorë për gjenocidin dhe mizorinë shekullore ndaj nesh. Është çmenduri e pastër për të lejuar burokratët pushtet-uritur të BE-së për të kontrolluar Shqipërinë që na ka mbetur.

Policia kufitare duhet automatikisht t`i kthej nga kanë ardhur, të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Shqipëri duke mos respektuar aspak Ligjet dhe Kushtetutën e një vendi sovran. T`ua presim hovin të gjithë mysafirëve të paftuar që bëjnë shaka me Kombin tonë dhe trojet që na i kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

Ngrini zërin tuaj! Mbroni kufirin!