Analizë
Nga Skënder MULLIQI
Deri me tash patem zgjedhje dhe pushtete të cilat punuan duke mos i zbatuar premtimet e dhëna elektorale. Pushtetet punuan ashtu si deshtën vet, pa frikë së do të ndeshen më ligjin. Punuan më shumë në mënyrën jashtëligjore së sa në mënyrë legjitime. Deri me sot këto qeveri punuan edhe kunder interesave shtetërore dhe interesave nacionale. Ky përvjetor i 9 i pavarësisë kurrë nuk ka qenë më e zymtë edhe pse koha ishte dashur të flas krejtë më ndryshe. A do do të jetë e mundshme që në vazhdimësi të punohet keq ? A do të vazhdohet më vrasje dhe terror shtetëror ? A do të luftohet krimi dhe korrupcioni ? A do të ndalën hajnit e mëdha e të vogla ?…
Këtu mund të parashtrohen edhe shumë pyetje tjera lidhur më ecurit e përgjithshme zhvillimore shumë të dobëta. Deri kur prokurorët e shtetit do të hezitojnë t’i burgosin njerëzit e profileve te larta të jetës politike, të zhytura në afera të ndryshme kriminale ? Ata të cilët nuk e kan guximin për sfida te reja të domosdoshme do të ishte korrekte dhe e ndershme tu lëshojnë vendet të të rinjëve tanë. Të gjithë ata njerëz të profilit të lartë të përfolur që shumë kohë së janë të implikuar në krime politike dhe në krime ekonomike, e prokuroria e shtetit po hezitom që të hap prosece gjyqësore kundrejt tyre.Tashmë duket qartazi së kështu shteti nuk ndërtohet.
Është bërë e qartë së më këta njerëz në krye të shtetit nuk ka mundësi të ecet asnjë milimeter përpara, mund të degradojmë edhe më shumë. Nuk kemi mundësi të ecim përpara më njerëzit që dyshohet së janë vrasës të bashkëombasve të vet. Nuk mund të bëjmë shtet duke vjedhur dhe plaqkitur pronën shoqërore sikur tua kishte lënë baba. Demagogët na kan lodhur më fjalë të mira në gazeta dhe televizione dhe më punë të mbrapshta sa s’ka. Edhe qytetarët duhet më hapur të flasin e jo të heshtin së më heshtje nuk i ndihmojnë Kosovës. Me heshtje si deri me tash Kosova po shkon kah fundosja. Të përkufizohen qartë ata të cilët po e rrënojnë të ardhmën tonë.
Kosova po jeton më shumë në gjendje të jashtëzakonshme. Me këtë gjendje sikur jemi mësuar dhe kjo nuk fletë hiq mirë. Kosovës i duhet një zgjim tjetër kombëtar sikurse në Rumani, në të cilin shtet masovikisht që disa ditë po protestohet kunder qeverisë antidemokratike. Militantizmat partiakë në Kosovë nuk sjellin asgjë të mirë vendit dhe as popullit. Kemi rënë në situata komiko–tragjike. Ata të cilët shkelin ligjin dhe kushtetutën duhet të arrestohen pa vonuar. Të futët në veprim sa më parë ligji i lustracionit pa të cilin ligj duket ashiqare së nuk mund të spatrohet kjo skenë politike nga njerëzit më biogarafi kriminale, me biografi komuniste dhe të spastrohet nga ata të cilët janë të dyshuar edhe kombëtarisht. Ligji i lustracionit do të na bënte shumë mirë si shtet.
Ata të cilët kan krijuar kaos politikë dhe kaos ekonomik nuk i duhen Kosovës, Kosovës i duhen forca të reja creative dhe të pastërta politike. Kujt i duhet apo i shërben një president i cili është zgjedhur për të parin e vendit në një gjendje gadi të jashtëzakonshme ? Kjo qeveri do të mbahet në mend si qeveria më e dobët pas qeverive Thaçi 1 dhe Thaçi 2. As njohje te reja nuk patem. As punësim të të rinjve tanë, veç largim masovikë nga vendi. As arsim dhe shëndeti, dhe as kulturë si duhet dhe krejt pak punë të hajrit në këtë përvjetorë të pavarësisë së Kosovës.
Tash për tua qitur kapakun të gjitha të ligave kjo qeveri nese mundet ka vendosur që ta fusë në rend të ditës Demarkacionin e formës së vdekur qeveritare dhe ta zyrtarizojë conception poltikë të “Zajednicës” product ky i një Republika Serpska të re në Kosovë. Nuk besoj veq nese kontrabandohen votat së prapë nuk do të kalon Demarkacioni i formës së vjeter. Dhe, le dihet botërisht së ata të cilët e votojnë formën e vjetër qeveritare, do të hynë në histori si tradhëtar të kombit. Fati i shtetit të Kosovës nuk do të ishte dashur të mbetet në duarë të kësaj ligjeslature politike.
Të bëhën pazare më dikend nga strukturat ndërkombëtare për çështje kapitale në dëm të shqiptarëve, kjo nuk do të kalon pa reperkusione të mëdha politike. Janë iluzione të gjitha nese mendohet së vetevetiu bëhët mirë. Opozita ishte dashur që ti sinkronizon aktivitetet e saja politike në një platformë të përbashkët, nese synon që seriozisht edhe ta kontrollon punën e pushtetit. Vetëm duke punuar kunder konceptit politikë dhunues pushtetar edhe do të arrihen objektivat qytetare. Regjimet e nëntokës nuk i duhen Kosovës. Loja e ndytë teatrale e pushtetit është thirrje për zgjim…