Logu i Bjeshkëve 2016

4
7640
Logu i bjeshkëve, 2016

Arben Çokaj, 06.08.2016

Një organizim mjaft interesant i Bashkisë “Malësi e Madhe”, me kryetar Tonin Marinaj, për promovimin e vlerave kulturore dhe të trashëgimisë kulturore e historike si dhe të bukurisë së alpeve dhe vajzave malësore me xhubleta, në trevën e Malësisë.

Ky aktivitet organizohet për 17 vite me radhë dhe tani që Bashkia është bërë më e madhe dhe rruga ishte shtruar në gjatësinë më të madhe të saj, deri gati në Qafën e Predelecit, ku zhvillohet edhe Logu i Bjeshkëve, pati edhe një numër më të madh pjedsëmarrësish në këtëaktivitet, se në vitet e tjera.

Përveç deputetit Paulin Sterkaj i Malësisë së Madhe, mori pjesë edhe deputeti kaubojs, Eduard Ndocaj, si dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ambasadori austriak, politikani dhe aktivisti Arben Malaj, etj. Kumbaro mbeti pa fjalë, nga bukuria e natyrës, organizimi dhe bukuria e vajzave malësore me xhubleta, të cilat iu dukën si zanat e Malësisë. Ajo e pa dhe e kuptoj, se mbështetja që i kishte dhënë këtij aktiviteti, ishte plotësisht e justifikuar, pasi nuk e kishte pritur se po ndeshet me një bukuri të tillë të natyrës, traditave dhe njerëzve…

Logu i Bjeshkëve, 2016 – Olimpia Smajlaj fitoi çmimin e parë

Logu i Bjeshkëve, 2016 – pjesëmarrësit e shumtë

Logu i Bjeshkëve, 2016 – Vulaj me numrin 7. ishte ndër më të bukurat,
por fatkeqësisht nuk u vlerësua me çmim

Logu i Bjeshkëve, 2016 – vajza me numrin 11 mori çmimin e dytë

Logu i Bjeshkëve, 2016 – vajza nga Selca me numrin 2 mori çmimin e tretë

Logu i Bjeshkëve, 2016 – ministrja e kulturës Kumbaro, po argëtohet në drekën,
që kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, shtroi pas aktivitetit

Logu i Bjeshkëve, 2016 – pjesëmarrësit e shumtë

Logu i Bjeshkëve, 2016 – skena e përgatitur në mes të alpeve

Logu i Bjeshkëve, 2016 – grupi i vallëtarëve të rinj,
të qeshur e mjaft të talentuar nga Kelmendi

Logu i Bjeshkëve, 2016 – panoramex i gjithë pjesëmarrësve

Logu i Bjeshkëve, 2016 – Edhe pse Dashi i ka vënë gishtin pak kameras,
ka dalë një foto e bukur e pjesëmarrësve, ku jam edhe unë aty duke qeshur, e
Faik Zenelaj nga pas i entuziazmuar, se edhe ai po merrte pjesë për herë të parë!

Logu i Bjeshkëve, 2016 – tollumbacet e lëshuara nga kryetari i Bashkisë,
shënuan fillimin e aktivitetit

Logu i Bjeshkëve, 2016 – Valer Kolnikaj me Olimpia Smajlaj,
fituesen e vendit të parë, në drekën e shtruar nga kryetari i Bashkisë

Logu i Bjeshkëve, 2016 – vajzat konkurruese me xhubleta duke vallëzuar
para jurisë dhe pjesëmarrësve, në sfond duket maja e Trojanit!

Duhet theksuar, se pati një numër të konsiderueshëm këngëtarësh e artistësh, si dhe dy grupe poilifonike të ardhura nga Vlora, që performuan në këtë aktivitet, i cili zgjati rreth 3-4 orë!

Zëri i Amerikës pasqyron aktivitetin:
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154318362339536/

4 KOMENTE

  1. Arben lexova me shume kenaqesi kete reportzhe nga Malsia e Madhe. Pashe ato foto shume ngjyrshe qe shoqeronin shkrimin tuaj.
    Faqja e gazetes “Fjala e lire” shpaloste ne menyren ma te mundshme bukuritë qe Zoti i ka falur Kelmendit historik.
    Fotot shpalosnin bukumrinë natyrore te grave dhe vajzave Kelmendase. qeleshet e bardha na kujtuan burrat dhe burrneshat, qe i shkruan historinë atyre alpeve.
    Pershendetje miku im i çmuar ARBEN ÇOKAJ.

  2. Eshte pak vone per kete koment, sepse kan kalu 2 vite por, kur kam lexuar kete, jam emocioniar falemners “Fjala e Lire” per nji koment aq te bukur qe me betë, sinqerisht jam ndjerë shumë mir. Ju falenderoj jashtë mase!
    Klarisa Vulaj nr. 7.

    Klarisa, unë do të kisha votuar ty atë ditë, por nuk isha në juri! 🙂 /Arbeni

Komentet janë mbyllur.