Logjika lideriste autokratike e partive politike dhe LDK

0
368
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Partite politike në Kosovë, janë kryesisht parti lideriste. Vendimet e marra me shumë po bëhën nga lideri së sa nga strukturat partiake. Kjo logjikë i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit politikisht dhe në ecuritë e përgjithshme zhvillimore. Po ashtu është instaluar logjika përjashtuese, qe nuk është asgjë tjetër veq logjikë diktatoriale e veprimit. Subjektet politike kan nevojë për reforma përmbajtësore, e jo për ato kozmetike, së shumë po ngjasojnë në koorporata.

Për fat të keq edhe LDK, që dikur shquhej si subjecti politike më serioz dhe më i madhi, nga krerët e saj të sotëm po shëndrrohet në parti jo serioze, në parti të grupeve të interesit, duke ju bashkuar në këtë drejtim partive majtiste. Ka që disa kohë që LDK-ja nuk është duke u udhëhequr mirë, së është devijuar linja politike e themeluesit të saj, Dr. Ibrahim Rugova. Kur në Bosnje vdiq Alia Izetbegoviq, ka pësuar rënje drastike Partia e Aksionit Demokratik. Njëjtë ka ndodhur edhe pas vdekjës së Tuxhmanit në Kroaci me, HDZ-në. Kështu ndodhi edhe me LDK-ne pas vdekjës së Rugovës. Këta emrin e presidentit Ibrahim Rugova po e lakojnë më shumë në kohë fushatash elektorale kur ju nevoiten votat.

Së në LDK është instaluar logjika përjashtuese është shëmbulli i Vjosa Osmanit si më e votuara e LDK-së ne dy palë zgjedhje. Zgjedhjet mbrenda partiake në LDK po bëhën sipas dëshirës të krerëve duke filluar nga nëndeget deri lartë, duke e përjashtuar demokracinë e mbrendshme. Ka disa të rinjë aty që i dëshirojnë reformat mbrenda partisë, por që aktualisht nuk e kan fuqin e duhur. Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, Vjosën po shtrydhë si limonin për vota, dhe pastaj po e shpallë si të pavlefshme! Kjo është mendësi e diktatorëve. Kanë filluar edhe linqimet politike karshi saj, për pandëgjueshmëri më rastin e rrëzimit të Qeverisë së mirë të Albin Kurtit, që Vjosa më të drejtë nuk u pajtua më një vendim të tillë. Mustafa, Rugova, Veliu e ndonje tjetër po kërkojnë që Vjosa të përjashtohet nga LDK, se është bërë më Kurtin.

Këta në menyrë përfide po lançojnë teza të tilla, për t’i arsyetuar veprimet e tyre në dëm të LDK-së dhe në dëm të Kosovës që shumë kohë. Këta nuk duhet ” Përjashtuar nga partia që po i dirigjon presidenti, Hashim Thaçi sa herë që po don”. Ne emer të “institucionalizmit” po manipulojnë edhe më elektoratin e vet. Vjosa nuk u pajtua më të drejte më rrëzimin e qeverise, Kurti nga ana e LDK-së, që u bë ne emer të kauzave fallsho, për antiamerikanizem e gjëra tjera të paqendrueshme. Krejt loja politike u bë për rikthimin e humbur të pushtetit të klikës së kompremetuar politike. Presidenti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë ata që po e dirigjojnë situatën politike për interesa të tyre.

Së bashku i nënshkruan shumë marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë. Dhe, duket së bashkarishtë po mendojnë ta përmbyllin edhe kapitullin e fundit më Serbinë, me korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës, duke ia shkaktuar vendit dhe shqiptarëve dëmin më të madh deri më sot. Kjo duket do të jetë vazhdimësia e punëve të lëna përgjysmë, kur dihet së Thaçi dhe Mustafa janë dy protagonistët e nënshkrimit të dy marrveshjeve të dëmshme, ajo më Malin e Zi dhe “Zajednicën”. Pas gjitha këtyre ndodhive jo të mira, nuk besojë se Vjosa do të pranon edhe nënshtrimin e tretë të radhës, nga autokratet e LDK-së. Formimi i një subjekti të ri politik nga ana e saj, më duket mua veq sa do ta ringriste edhe më shumë politikisht, kur dihet së vendit i duhen kuadrot e tilla, siç është zonja, Osmani. Dhe, pastaj mbetet të shihet së sa do të fiton LDK-ja, pa Vjosën në zgjedhjet e radhës…