Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin anti-komunist”.
Gënjeshtarucët langaruc, reziluc, nihilist, narcizist, sharlatanist të angazhuar për të rrëzuar qeverinë socialiste moderniste me Edi Ramën – kryeministri i reformave të domosdoshme, të dobishme shembullore me perspektivë madhështore shekullore.
Sali Leka
Jam duke shkruar shtatë libra:
1- “Sekrete që nuk i mbaj për vete”
2- “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminint neomarksist“
3- “Mëkatarët e mizorizmit“
4- “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin anti-komunist“
5- “E vërteta forca vitale, si mali me shkrepa“
Titutjt e dy librave të tjerë do t’i rreshtoj një ditë tjetër, por sot theksoj: Bashkë me shokët e mi rrëzimin e komunizmit e kemi parashikuar që në vitin 1978, kur ishim të mbyllur në burgun e skëterrit, por nuk e kishim menduar se mbi trupin e infektuar të kalbëzuar të komunizmit të rrëzuar do të shtoheshin spekullantët, injorantët, obskurantët, shtrembalucët, gënjeshtarucët, langarucët e dy shekujve. Në Tiranë qarkullojnë katërmbëdhjetë gazeta me nga 24 faqe dhe çdo ditë mbushen me sajime, gënjeshtra dhe trillime të rëmdomta, të neveritura.
Ka edhe 16 televizione me studio mediatike dhe cdo mbasdite ulen njerëz të paarsimuar, të pakulturuar, pa etikë, pa vision, pa bashkëbisedim as dialog, me përkushtim për të mirën, të drejtën, të vërtetën por ulurasin, llomotisin me fjalë të pista vulgariste, brutaliste që askush në botë nuk i flet as në tualet.
Është e vërtetë se këto gazeta dhe televizione janë private, por fjalët që thuhen në këto studio janë publike dhe duhet të jënë jetësore, shembullore, jetike, të dobishme për cdo njeri edhe për ata që nuk dinë me arsyetuar, as me interpretuar të mirën dhe të keqen as të drejtën dhe të shtrembërën.
Muaji Janar dhe java e parë e Shkurtit 2019 shënoi rekordin më të madh të gënjeshtrave, shtrembërimeve dhe sajimeve skandaloze nëpër faqet e gazetave dhe nëpër studio televizive në garë me njëra tjetrën, secili të shpifi sa më shumë, të gënjejë sa më shumë, të fallsifikojë sa në maksimum dhe asnjë gazetë nuk kritikon asnjë ves të keq dhe nuk demaskon asnjë veprim të lig.
Akoma më keq që këto procka që i bëjnë vetë përpëliten për tia ngarkuar qeverisë socialiste me Edi Ramën kryeministri i besuar dhe i votuar nga populli.
Për etikën dhe kulturën e mangut skorrore, pa veti as cilësitë mira njerëzore, shembullore nuk është fajtore as mëkatare qeveria socialiste dhe Edi Rama, ashtu si gumëzhisin nëpër studio televizive analistë të skremuar dhe japin ultimatume pompoze për të shporrur Edi Ramën me protesta skandaloze.
Analistët nihilist narcizistë që nuk dinë me veshur poturet as me lidhur ushkuret, por zbrazin procka dhe cirrkimicka rrakitike në skenën publike.
Këta analistë sharlatanist mbahen (për trima të mëdhenj) dhe thonë: “Populli shqiptar nuk e do më Edi Ramën dhe qeverinë e krimit.
Prandaj ata që janë (trima të vegjël) të bashkohen me neve ( trima të mëdhenj) në 16 shkurt, dita e fundit e Edi Ramës në pushtet”.
Akoma trima më të mëdhenj mbahen dhe pispillosen nëpër podiume dhe llozha mitingashët e partive politike dhe të shoqatave skurrike dhe ulurijnë si të matufepsur “Mbas 16 shkurtit 2019 populli shqiptar do të ketë liri pa kufi. Deri tani lirinë e kishte mbyllur Edi Rama. Mbas demostratës kundër oligarkëve të Edi Ramës populli do të mbushet me pasuri të madhe. Deri tani pasurinë e ka vjedhur Edi Rama me trafikantët e drogës, kanabisit dhe kokainës. Mbas protestës do të dali pranvera shqiptare. Deri tani Shqipëria nuk kishte pranverë. E kishte ndaluar Edi Rama me hajdutët“.
Kurse unë tregoj fakte konkrete. Më mirë se sot populli shqiptar nuk ishte as në kohën e komunizmit enverist ramizist, as në kohën e monarkizmit zogist, as në kohën e otomanizmit obskurantist.
Nëse njerëzit pinë drogë, nuk pinë nga varfëria dhe mjerimi ashtu si gërhasin iniciatorët e protestave.
Drogën nuk e shpiku Edi Rama me qeverinë socialiste. As rakinë dhe venën.
Unë me shokët e mi pijë venë dhe raki.
Po të pija drogë do të tregoja solemnisht.
As isha as jam frikacak i skremuar as alabak i qelbëzuar.
Asnjë ligj nuk më ndalon as nuk më detyron të pijë a mos të pijë kokainë apo raki. Nuk jam fermer. Po të isha do ta mbillja tokën drogë dhe do tua jepja falas fukarenjëve dhe hallexhinjëve.
Në fakt sot Shqipëria nuk ka fukarenj por ka disa maskarenj rrakitikë në poliktikë.
Fatmirësisht ka shumë pasanikë, fisnikë.
Ah sikur të ishin të tërë kreshnikë viganikë me vullnet dhe vitalitet.
Nuk do të kishte rrëmujë as batërdi, as demostrata me opinga shamata dhe gallata. As gënjeshtarë shtrembalarë, as mizorë zuzuarë.
Asnjë qeveri në botë nuk është mëkatare për atë që pinë drogë dhe raki me rrush të bardhë dhe të zi.
Asnjë qeveri në botë, as e Edi Ramës në Shqipëri nuk është fajtore për njerëzit negativë regresivë pa vizion pozitiv dhe dalin në televizion duke vajtuar “ Na mbyti varfëria, do të largohemi nga Shqipëria dhe do të shkojmë në emigracion”.
Kurse unë me shokët e mi jemi betuar dhe betohemi, do të qëndrojmë në Shqipëri, do të jetojmë me harmoni, do të pimë raki. Unë do të shkruaj dhe do të këndoj poezi me ritmikë dhe melodi vasinasike.
Sot do të këndoj 12 vargje poetike nga poezia me titull:
FLUTUROJ SI PËLLUMBI DHE SKIFTERI
Sa të pashë viganeshë, sa të pashë ty.
Mu pre oreksi për gosti, as kafe me pi.
Nuk fol me asnjeri, vec me ty.
Cdo sekond do të shikoj me sy.
Cdo minut do të shijoj ty.
Edhe ti gjerushe më shijo mua.
Aq shumë më do, të dua dhe do të dua.
Për ty, për mua lindi dielli u hap ylberi.
Fluturojmë si pëllumbi e skifteri.
Bashkë kudo të dy, të dy!
Ta dijë Vlora, Durrësi, Shkodra, Valbona.
Si gufojnë e sa jehojnë zemrat tona.
Shënim ekskluziv
Poezia e titulluar “ Fluturoj si pëllumbi e skifteri “ u shkrua dhe u dërgua për botim në muajin qeshor 1979 por nuk e botuan, ashtu si nuk botuan 725 poezi lirike, erotike, eposike ilminike.
Nuk i botuan ata shtrembalucë langarucë, që e urrejnë harmoninë dhe dashurinë.
Kanë dashur dhe duan ligësinë dhe egërsinë. Edhe sot në shekullin XXI.
Java e parë e shkurtit 2019 stafi i gazetarëve të kulturuar të betuar për të vërtetën dhe të drejtën botuan dy tregime të mia me fakte konkrete.
1- MOS U DESHPËRONI EDI RAMA SHEMBULL DHE MODEL I DEMOKRACISË, JENI DHE DO TË JENI KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË nga libri ”E vërteta si forca vitale, si mali me shkrepa”.
E kam obligim me iradin veratsim me i falenderuar gazetarët mendimtarë vizionar dhe guximtarë me kontribut të cmuar dhe me u premtuar, kam akoma tregime të vërteta faktike, pa mu dridh qerpiku se nuk i duan gënjeshtarët e shtrembëruar.
Viti 2019 për mua dhe për shokët e mi është jubile i paharruar i lirimit tim nga burgu i skëterrit dhe më dërguan me detyrim puntorë në minierën e Valiasit, por aty ndodhi mrekullia e mrekullive, shefi i kuadrit Miti Sota, drejtori i minierës Myfit Gjokuta, specialistët e aftësuar Lulëzim Oshafi, Xhevdet Zeqollari, Maksim Sallabanda më favorizuan, më sistemuan me kondita komode.
Dy vjet në minerën e Valiasit kam shkruar pesë libra me tregime të dobishme për jetën njerëzore dhe poezi lirike erotike eposike brilante shembullore.
Me shumë admirim për shokët që jetojnë.
Me shumë kujtim për shokët që nuk jetojnë.
Sali Leka – Cel 068 38 55 304
Tiranë, shkurt 2019