Llap ilirik

0
284
Llapi

Zymer Mehani, portret Zymer Mehani

Më qan zemra mua poetit
Edhe m’ është krenare
Kur t’i shoh, Llap ilirik
Pllaka, lapidare…

Bij dhe bija ranë për Ty…
T’patën dashuri
Saherë Ty të vizitoj
Lotë kam n’sytë e mi…

Ti, vendlindja e Zahirit
E Hakif kreshnikut
Jetë e mot qofsh e bekuar
Zemra e BESNIKUT!

Lavdi t’qoftë, Llap ilirik
Kala qëndrestare
Krenari e kombit tim
Ti o tokë shqiptare!

Lugjet tua plot blerim
N’behar luleshumë
Dhe kodriçet rreth e rrotull
T’i përqaf du’ unë…

Zemra jote, Llapi im
Na jep dashuri
Dhe na bën t’ndjehemi krenarë
Na mbush me lavdi…

Truallin tënd e puthsha, Llap
Qiellin tënd të kaltër
Dhe flamurin kuq e zi
zemrën tënde t’pastër!

Kullat tua shekullore
Prore rritën trima
Gjatë furtunash vigjilentë
Porsi gjeraqina…