LITANITË E EMRIT TË SHENJTË TË JEZUSIT
O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë!
O Jezus, ndjena ne!
O Jezus, dëgjona ne!
Ati prej qiellit, Zot,
ki mëshirë për ne!
Biri, Shpërblyes i botës, Zot,
Shpirti Shenjt, Zot,
Shenjtja Trini, një i vetmi Zot,
Jezus, Biri i Zotit të gjallë,
Jezus, shkëlqimi i Atit,
Jezus, qartësia e dritës së amshueshme,
Jezus, mbret lumturie,
Jezus, diell drejtësie,
Jezus, Bir i Virgjërës Mari,
Jezus, i dashur,
Jezus, i bukur,
Jezus, Zot i fuqishëm,
Jezus, Atë i shekullit të ardhshëm,
Jezus, engjëll i këshillit të mirë,
Jezus, tejet i durueshëm,
Jezus, tejet i dëgjueshëm,
Jezus, zemërbutë dhe i përvuajtur,
Jezus, dashurues i pastërtisë,
Jezus, dashuruesi ynë,
Jezus, Zot i paqes,
Jezus, dhënësi i jetës,
Jezus, shembull virtytesh,
Jezus, zelltari i shpirtrave tanë,
Jezus, Zoti ynë,
Jezus, streha jonë,
Jezus, Atë i skamnorëve,
Jezus, thesari i besimtarëve,
Jezus, bariu i mirë,
Jezus, drita e vërtetë,
Jezus, dituria e amshueshme,
Jezus, mirësia e pakufi,
Jezus, gëzimi i engjëjve,
Jezus, mbreti i patriarkëve,
Jezus, mësuesi i apostujve,
Jezus, dijetari i ungjilltarëve,
Jezus, forca e martirëve,
Jezus, drita e rrëfyesve,
Jezus, pastërtia e virgjëreshave,
Jezus, kurora e të gjithë shenjtërve,
Të jesh i mëshirshëm!
– Na fal ne, o Jezus!
Të jesh i mëshirshëm!
– Na ndiej ne, o Jezus!
Prej çdo të keqeje,
na liro, o Jezus!
Prej katastrofave natyrore1,
Prej luftrave ndërkombëtare,
Prej çdo epidemie,
Prej zisë së bukës,
Prej shpirtit të mendjemadhësisë,
Prej shpirtit të vetëvrasjes,
Prej shpirtit të ankthit e të mërzisë,
Prej shpirtit që shkakton përçarje e divorce,
Prej shpirtit që nxit abortin,
Prej shpirtit të fallit e të magjisë,
Prej shpirtit të alkoolit e të drogës,
Prej besimeve të rrejshme,
Prej çdo fiksimi,
Prej varësisë së bixhozit,
Prej çdo varësie,
Prej vdekjes së papritur,
Prej hidhërmit tënd,
Prej shpirtit të fëlligështisë,
Prej vdekjes së përjetshme,
Prej pakujdesisë ndaj frymëzimeve të Tua,
Për fshehtësinë e të mishëruarit Tënd,
Për lindjen Tënde,
Për fëmijërinë Tënde,
Për jetën hyjnore Tënden,
Për orvatjet e Tua,
Për agoninë dhe mundimet e Tua,
Për kryqin dhe vetminë Tënde,
Për grahmat e Tua,
Për vdekjen dhe varrimin Tënd,
Për të ngjallurit Tënd,
Për të ngjiturit Tënd në qiell,
Për themelimin e Eukaristisë së Shenjtë,
Për gëzimet e Tua,
Për lumturinë Tënde,
O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,
na fal ne, o Jezus!
O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,
dëgjona ne, o Jezus!
O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,
ki mëshirë për ne, o Jezus!
Jezus, ndiena ne!
Jezus, dëgjona ne!
Të lutemi! O Zot, Jezu Krisht, ti që the: Lypni e do t’ju jepet, trokitni e do t’ju çelet, na jep, po të lutemi, dashurinë Tënde hyjnore, që Të të duam me gjithë zemër, gojë dhe vepër, e mos të prajmë kurrë duke Të të lavdëruar!
O Zot, bëj që të kemi si frikën, po ashtu edhe dashurinë e përhershme të Emrit tënd; sepse ti kurrë s’pushon duke i drejtuar ata, që i forcon në dashurinë Tënde të shenjtë. Që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!
Përgatiti:
Nikolin Sh. Lëmezhi
Referenca:
1. Litanive tradicionale të Emrit të Shenjtë të Jezusit u janë shtuar nga Nikolin Sh. Lëmezhi ato që janë me shkrim të pjerrët.