ME RASTIN E SHËN VALENTINIT
FASLLI HALITI
NËPËR PARIS
Nëpër Paris
Ushqeva,
Ngopa
Sytë.
Në Luvër
Të ushqeva me ngjyra ty zemër,
Të ngopa me ngjyra ty shpirt…
Paris, korrik, 2004
MONA LIZA DHE KULLA EIFEL
Pyetje të huajsh,
Turistësh të uritur
Për Kullën Ejfel:
Ku …
Tur Ejfel ?
Ku…
Ejfeli ?
Unë s’ pyeta ku ish Kulla,
E dinte zemra ime ku ish
Unë ia kërkova Ejfelit Kullën për grua.
U fejova me shtatëselvinë e hekurt,
E mora dhe e vura pranë Vidhit të Seminit.
Nusëron Kulla Ejfe mes fushave të Myzeqesë
Stinëve të pranverës, verës, vjeshtës, dimrit…
Pyetje të huajsh,
Turistësh në Luvër
Të uritur
Për Xhokondën:
Ku…
Monaliza?
Ku…
Xhokonda ?
Unë s’pyeta
Ku ish Monaliza,
Ku ishte Xhokonda.
E dinte syri ku ishte Monaliza,
E dinte zemra ku ishte Xhokonda..
Ia rrëmbeva Leonardit kurtizankën e dashur,
E solla në shtëpinë time:
Rruga «Komuna e Parisit»
Kopshtit Botanik.
Tiranë.
Albania.
Tabela te dera:
E ndaluar ta shohë të fejuarën time
Çdo i huaj,
Çdo turist.
Vetëm Leonardo Da Vinçi
Mund ta takojë, ta shoh ekskluzivisht…
E lejueshme për gjeniun përjetësisht…
Paris, 2004
MUA MË DUHEN
Mua më duhen shumë gjëra
Në jetë,
Por
Këtu
Në Paris
Më duhet të ngop sytë
Të ngop sytë vetëm me Paris…
Paris, 2004
ÇDO GJË
Në Paris,
Çdo gjë
Qenka ndërtuar me zemër,
Prandaj bukuritë
Të mbetkan në gjoks dhe jo në mendje…
Paris, 2004
PO TË PUTHA TY
e.
Si të thashë
Në
Lice?
Po të putha ty,
Po të pashë ty nudo,
Lakuriq,
Zëre se kam parë Parisin,
Zëre se kam shkuar në Paris.
Dhe ja sot jam në Paris
Po ty s’të putha,
Ty
S’të pashë kurrë nudo,
S’të pashë kurrë lakuriq…
Zëre se nuk shkova, pra, në Pans…
Paris, korrik, 2004
SENA
U përkula mbi parmakët e urës së Senës.
Pashë ujin e saj.
Uji rridhte në të
Si gjuha
Frënge.
Sena
Fotografoi portretin tim.
E vuri në albumin e kaltër të valëve si kujtim.
Paris, 2004
URIA E SYVE
Nuk dua të ngopem me bukë këtu në Paris.
Bukë ha edhe në Lushnjen time !
Unë
Dua të ngop sytë…
Ah, vonë të pashë, ta dish !
Shtatëdhjetëvjeçar të pashë,
Tepër vonë, apo jo mësjë Paris !
Paris, 2004
S’JENI TË KËNAQUR…
Shumë gjëra kërkon, moj zemër
Shumë gjëra kërkon ti shpirt,
S’je e kënaqur, moj zemër,
S’je i kënaqur o shpirt
Që kësaj vere unë,
Këtij muaji
Qershor
Korrik,
Unë
Po ju shetis, po ju ngap me Paris?!
Paris, 2004
TRANSFORMIMI
KullaEifel.
Natë parisiane.
Në majë të kullës
Hëna
Tri netshe.
E transformoj Eifelin në xhami.
Katedralja e Shën Mërisë shpërtheu në xhelozi.
Paris, 2006
SË BASHKU ME HËNËN
Një mbrëmje
Ulur
Në një Bar kafe
Pranë sheshit Shanz Elize
I vetmuar po prisja
Të pija
Një ekspres.
Befas
Doli hëna e plotë në qiell
Si vajzë myzeqare me napë të bardhë.
E ftova në çast të ulej me mua
Në tavolinë.
Ajo la qiellin, zbriti me vrap.
Erdhi tek unë pa e hequr shaminë.
Në Bar kafenë luksoze
Pranë sheshit Shanz Elize
Së bashku me hënën e bardhë
Piva një ekspreskafè…
Paris, 2006