LIRIKA IME VARG I ETUR

0
812
Vasilika Prishka Burgjia

Lika Prishka Burgjia

LIRIKA IME VARG I ETUR

Moj lirika ime ëmbël tretur,
Në buzët e saj sheqer e etur,
Nëpër sytë qerpikë fshehur,
Me vetull i ngjall të vdekur!
Moj natyra veshur brishtësi,
Ku me heshtjen flet vetëm ti,
Ku ujvarat të rrjedhin në liri,
Ku buzëqeshja flet me hirësi!
Nuk e di, çfar shoh më pare,
Flokët bukur derdhur ujvarë,
Që me dallgët më kanë vrarë,
Dhe më kanë bërë sit ë marrë!
E rrëmbej me buzë një gjethe,
Duke u dridhur si nëpër ethe,
Tingujt ti përkthej këngë feste,
Si një festë krejtësisht më vete!
Këngën time rrëmbejnë valet,
E sa here me mbarohen fjalët,
I bejnë ujvara për Sulltanët,
Ku vallzojn ëngjëj-shejtanët!
Lika,sot do të marr një meter,
Vargun, ta kthej në një vepër,
E më pas ta hedh dhe në letër,
Si një picture a këngë të vjetër!
Porse metri sot nuk më bindet,
Në duart e mia kërcen e hidhet,
Hapet e shumë here mblidhet,
Brënda në sytë e tu më kridhet!
Sepse bukuria jote,Lika, vashë,
Nuk matet me meter e me pash,
Here me vrap shumë here avash,
Prandaj më mire metrin e lashë!
Dhe përfundimisht sot vendos,
Pasi durimi u lodh, edhe u sos,
Me varg do të të mas, me dorë,
Buzë,bel,gushë, sy e kraharorë…
Pastaj do vendos hiret, shpirt edhe peshë
Do i bëj kurorë vargjesh për mbretëreshë!

Nje poezi nga nje mikja ime a mik flm shume
Respekt per keto vargje

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar