Liria është vepër autoriale

0
447
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kjo epokë është bërë mbytëse. Eshtë epokë e pasanikëve kundër të varferëve. Çdo lavdatë! Po na diktojnë çdo gjë, madje edhe jetën tonë?! Po kan mundësi të bëjnë çdo gjë, ta shesin edhe tokën tonë, së bashku edhe më ne! Madje po deshtën na zdeshin si na ka lindur nëna!

Dhe, atë bash hiq pa u mërzitur së do tu mungon as një fije floku. Nuk ka vend që nuk e zgjedhin për tna mashtruar, si në tubime të ndryshme, në debate, në institucione të shtetit, në rrugë, kafene…?! Ata që ende kanë mbetur deri diku të pastër janë njerwzit që po merren më shkrime, të artit e të kulturës. Për ne shumicën që po sillemi sikur të ishim pubertetli, nuk po ekzistojnë mashttrimet dhe as diktatura! Dhe, pyetja, cili është dallimi nga frigjiteti dhe impotenca?!

Krejt është bulmet i njejtë. Para së të krijojmë simpati për këta njerëz të politikës, më mirë është ta daum vetën dhe ta duam atdheun. Këta milonerë nuk duan askënd mbi këtë tokë?!

Nuk po zgjohemi nga kllapia e rëndë në të cilën këmi rënë që shumë kohë, sikur mos të ishim në tul të bukës. Ju kemi nënshtruar demagogëve, të cilët pa asnjë turp, po na manipulojnë sikur të ishim kope delësh?! Një shoqëri e re, të cilën e kemi parameduar dhe pretenduar nuk po ekziston?! Nuk po ekziston as dashuria e ndërsjellë…

Ne vend të metodave bashkëkohore të punës dhe të jetës, kemi zgjedhur metodat konzervative ! Aty ku nuk ka të vërteta, s’ka as rrena, dhe ska asgjë që vlenë! Po na mundojnë ambiciet dhe kërkesat që ato t’i dërgojmë deri në fund?! Mjaft është bërë më misione dhe predikime të kohës së kaluar. Njeriut tonë i nevoitet freskia. I duhet ajo që mos të
nën çmohet dhe as të përulët.

Dashuria është e mira e kësaj bote. Dashuria e pastron dhe fisnikëron shpirtin dhe zemrat e njeriut. Duhet të qëndrojmë vertikalisht edhe atëherë kur rëzohemi përtoke, për tu ringritur serish. Kjo është edhe qelësi i suksesit për një popull. Çdo dorëzim para të keqës, është kapitulim. Kan zënë vend destrukcionet politike dhe të gjitha destrukcionet e formave të tjera.

Liria është vepër autoriale. Mungesa e dialogut na ka pru në situatë shumë të vështirë. Na ka pru në situata të palogjikshme për kohën. Sikur po lejojmë që të na rrëmbehët gjithëçka e jona para vetit?! Kësaj nuk i thonë tjetër veç robnim…?!