Afrim Caka, 26 shkurt 2020
“Shqiptarët duhet të akuzojnë, makinerinë opozitare në parlamentë, që kanë filluar konfliktin e hapur në Dardani”…
Vëllezër dhe motra të dashura, kolegë të nderuar, ne shqiptarët e Dardanisë, sikurse mbarë populli shqiptar këndej dhe andej kufirit artificial, plotë njëzet vjet jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme e nën terror të egër politikë e të paparë korruptiv. Krimi në ngjitje – pasiguria në rritje. Sërish kërcënon rreziku që Dardania dhe çështja shqiptare të margjinalizohen në çështje specifike të të drejtave njerëzore e minoritare. Liria dhe Demokracia në shtetin tonë nuk mund të jetë anarki. Ky është vetëm një akt tragjik i ekzodit rrënues shqiptar. Kjo tragjedi alarmon fuqishëm për rrezikimin serioz të qenies shqiptare nga zhvendosja masive.
Liria e vërtet është liria që t’a jep siguria e shtetit tënd, që të ,mbron ty, familjen, nderin, dinjitetin dhe vlerat kombëtare në shoqërin ku jeton. Liria që na dhanë këta hajdutë e maskarenjë është liria e shëtitjes nëpër burgje me disa llojë politikanësh që të dhunojnë në vazhdimësi nderin, dinjitetin dhe të ardhmen, e ku përballësh me hajna e kriminela, e të sillesh si ata që të mbijetosh me normat e kampit të përqëndrimit, dhe me frikën e përjetëshme.
Emira e Dardanisë: largimi i Thaçit e dreqit e të birit dhe partisë së tyre nga skena politike.
Ka shumë vite Dardania ka vdekur nga deformimi i demokracisë…. Emratë e të cilëve (liderëve politikë) janë të pakapshëm dhe dredharakë!? Opinioni shqiptar është mësuar t’i dëgjojë nënstop tash sa vjet, i japin legjimitet një politike kriminale, e cila, plotë e njëzet vjet, jo vetëm që nuk kanë shënuar asnjë rezulltat konkret, por, për më keq, e kanë vjedhur, plaçkitur, mashtruar dhe poshtëruar popullin e vet, duke qenë vështrues retorike e rënies së përgjithshme të Dardanisë dhe zhvendosjes së rinisë së saj. Drama e jonë kombëtare është tepër e ndërlikuar dhe tepër e rëndë, sa që kërkon sakrifica shumë me sublime.
Qoftë kur jemi ose jo të vetëdijshëm për një gjë të tillë, nuk ka asgjë që na bën të ndjehemi më të turpëruar, më të lig, sesa kur ne nuk jemi vetvetja dhe nuk ka asgjë që na mbush me më shumë turpë dhe pamoralitet kur nuk mendojmë për kombë e ardhe, ndjejmë dhe themi atë që nuk është e jona Çakorri, Debelldeja, Mitrovica etj. Shkatërrimi i Dardanisë është përpjekja e fundit, thuajse e dëshpëruar për shtimin e vetes, në mënyrë që Dardania të mos sakatohet, saqë e kanë gjymtuar qëndrueshmërinë logjike prej tyre.
Politika shqiptare (në Kosovë) sot është një politik partikulare e provinciale, pa asnjë vizionë historik e gjeografik kombëtar. Ajo është e pushtur më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik, interesat partiake, aferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike e revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare.
Lufta ideologjike e pushtetore sot është rrënuesi më i madh i stabilitetit kombëtar dhe i çështjes shqiptare. Një program kombëtar që përcakton interesat aktuale e historike kombëtare, si vetëdije dhe domosdoshmëri historike. Këto interesa janë bashkimi kombëtar dhe integrimi në qytetërimin evropërendimor. Mirpo politikanët pa tru nuk kanë alternativë tjetër. Deri më tani në këtë demokraci kemi vetëm njërin aspekt të lirisë – pafuqinë dhe pasigurinë e shqiptar it të izoluar në shoqërinë moderne, i cili nuk është çliruar nga të gjitha lidhjet politike e fetare, që dikur atij nuk i jepnin një kuptim dhe siguri në jetën e tij. Kemi parë se shqiptari nuk mund ta durojë këtë izolim; si qenie e izoluar, ai është krejtësisht i pafuqishëm përkundër botës së jashtme dhe për pasojë thellësisht i frikësuar prej saj; për të, për shkak të izolimit të tij, uniteti i shqiptarëve është thyer dhe ka humbur çdo pikë orientimi.
Kësisoj liria – si liri negative – shpie në një skllavëri të re. Mos deformimi i demokracisë çon në përfundimin se ekziston një cikël i pashmangshëm që shpie nga liria në një varësi të re? Kemi thënë se liria e deformuar, në vetvete, e kthen individin në një qenie të izoluar, marrëdhënia e të cilit me kombin është i kërcënuar, i dobët dhe vazhdimisht i robëruar. Veprimtaria nacionaliste është njëra rrugë përmes së cilës njeriu mund të kapërcejë tmerrin e lirisë skllavëruese, pa sakrifikuar integritetin e demokracisë, sepse në realizimin stabilitetit kombëtar bashkon sërish veten me lirinë – me kombin, me atdheun, me veten e tij.
Këta punojnë ditë e natë për t’ia ndërruar vetë thelbin kombit shqiptar duke na lidhur me simbole formale e lecka lara lara, me gjuhën e jo më gjakun, duke shtrembëruar kuptimin e vërtetë të të qenit shqiptar. Kjo ndodhë sepse ata duan të vetëpërfshihen në shtetin shqiptar, duke thjeshtuar dhe duke na hequr veçantinë dhe autoritetin që e kemi prej të parëve tanë, në tokën, një kombin tonë dhe në shtetin tonë, në dashtë i Madhi Zot. Por këta janë antishqiptar, shqiptar-vrasës dhe deformues të lirisë, sepse vetëm kështu një komb normal nuk duhet të jetë. Sovranitetin dhe pavarësinë kombëtare do t’i përjetojmë atëherë kur Atdheun e konsiderojmë hapësirë të ekzistencës sonë.
Nëse ne përpiqemi të imponojmë me zor dhe të “shpikim” idealin monumental në politik, atëherë lindin monstruozitete të vajtueshme, sikurse ato të 20 vjeteve të fundit. Nëse të përpiqemi të vrasim mendjen për të shpikur krijesa të reja politike si ato të Brojës, Gllogjanit e të Prapashticës pa një profeci të të re të kulluar, atëherë do të lindë në sensin e brendshëm diçka të ngjashme me “pronton”, por me efekte akoma më të këqia e më shkatërrimtare.
Çfarë na duhet? Nuk ka asnjë dyshim se sot më shumë se kurrë, edhe për shkak të humnerës që na pret ne, shqiptarëve na duhet një e qartë, një vision i balancuar, një zgjidhje e mundshme politike, praktike, realiste dhe që e vë shoqërinë tonë shqiptare në një binarët e duhur dhe në rrugën e normalitetit. Si duhet të veprojmë që të kemi edhe ne, shqiptarët si komb, një të ardhme normale pa krime të organizuara, pa korrupsin dhe pa familjarizëm. Cila lloj shoqëri, cili lloj shteti, cila mundësi e strukturë e partive politike na i garanton këto të mira që i kanë disa nga kombet e tjera dhe që ne përditë e më shumë iu largohemi, aq sa tani kanë nisur të na duken të paaritëshme për ne si komb me një demokraci të deformuar?
“Unë ju drejtohem juve zoti Hashim, Kadri, Fatmir, Ramush etj, duke i bërë thirrje ndërgjegjës suaj njerëzore, tagrin që ju jep detyra e lartë partiake e drejtimit të këtij vendi të coptuar, të plagosur nga korrupsioni e zhvatjetë, që është edhe vendi i juaj, që të bëni diçka të ngutëshme edhe energjike, për t’i ndaluar deputetet e tuaj në parlamentë – që të mosë t’i pengojnë proceset e nisura nga qeveria e re. Kur shteti thërret për ndihmë, asnjë moral nuk mund të justifikojë mëdyshjen e përmbysjes së vlerave demokratike. Populli shqiptar i Dardanisë është sot viktima që e ka thikën në fyt. Në emrin e tij, unë ju drejtohem, me shpresen dhe besimin se do të më kuptoni drejtë”.
O sot o kurrë..!