LIRIA

0
351
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Dhe, një ditë i them një kalimatri të rastit, që do të më ulet në tavolinë. Unë nuk kam nevojë për shoqëri, e më së paku t’i paguaj kujt t’i teket edhe një pije “haram”. E ai, gjatë gjithë kohës të m’i shurdhojë veshët me përralla. Patriotizëm. Unë, edhe nëse rri me dikend, rri me gra besnike. Vetëm, ato kanë të drejtë të më shurdhojnë, shkërdhejnë trutë, mashtrojnë edhe për një raki rrushi “hallall” në tavernë… Dy shtamba me verë…

– Më fal, tha kalimatri i rastit, në “Bit-Pazar”! Nuk e dija se pret dikend.
– Edhe pres si zakonisht, një Grua besnike. Edhe, nëse u paguaj pijet në tavernë, dhe shurdhojnë, së paku le të më maltertojnë gratë besnike.

– Gjithmonë rri vetëm?!
– E vërtetë. Shkaku se, nuk mund të gjej shoq… Shoqe… Edhe, pse: Ka dhënë mjaftë Zoti… Po, ato siç duket, tremben: Mos i shti në Libra…

– Nuk e luan topi.
– Zoti Madh, siç thoni ju “muslimanët”: Dy të mira nuk i jep bashkë: Edhe pasurinë, edhe diturinë. Pasurinë ua ka dhënë budallenjëve, që nuk dinë t’i dalin zot, edhe grave të tyre besnike… Hadumëve, me brekët nëpër këmbë…

– Kalosh Çeliku, ti do të kesh lekë në Shtëpi, kur nuk kanë ende lekë me bollëk hajdutët e partive politike?!… Momentalisht, në Shtetin e “përbashkët” lekë nuk kanë hajdutët, e ku më artistët… Shkrimtarët, e arratisur mes librave…

Qesha. E rrotullova filmin në kokë para disa netëve. Djemnusha një natë pranë një qiriri të ndezur me flakë më tha:
– Unë, jam Kurvë Partia!
– Po, ti më ke thënë se je Liria?!…

– Jo, të kam mashtruar, bre burrë. Unë jam Kurvë Partia këmbekokë…
– Atëherë, pasi qenke Kurvë Partia, zgjidhi brekët!… Nxirri armёt e luftёs pёr mejdani! Unë kohën e fundit e qi edhe Kurvë Partinë!…

– Dhe, e rrëzova plot inatë në mes të dhomës me libra. E bëra bythekrye këmbekryebashkë. Zëri i shkonte për qielli për ndihmë. Po, nuk e dëgjoi njeri i gjallё në errësirë. Nuk i erdhi askush në ndihmë, që ta shpëtojë atë natë nga dyluftimi në shtrat. Fushёbeteja.

Të nesërmen, kur u zgjova, i hapa sytë, mbi kokë më rrinte Djemnusha me dy gota raki rrushi. Kafen e mëngjesit.
E pashë, se: Edhe kësaj radhe ma kishte hedhur me shumë mjeshtri…