LIRI DHE DREJTËSI PËR POPULLIN SHQIPTAR NË MAQEDONI!

0
409
Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

1. Sipas nenit 130 të Kushtetutës aktuale: „Propozim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë mund të paraqesin Kryetari i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150.000 shtetas.“

2. Sipa kësaj procedure, ndryshimet kushtetuese janë hapur me propozim të Qeverisë, të miratuara nga Parlamenti me 2/3 e votave të deputetëve, prandaj, në këtë rast nuk ka nevojë as për iniciativë nga 30 deputetë, as nga 150.000 nënshkrime nga qytetarët, për përfshirjen në këto ndryshime dhe të kërkesave të shqiptarëve.

3. Kërkesat e paraqituara përmes propazim amendamenteve nga dy partitë politike opozitare të shqiptarëve, nëse do të përfshihen në këto ndryshime kushtetuese, apo jo, varet nga vullneti politik i partnerëve të koalicionit në Qeverinë aktuale, ku bëjnë pjesë edhe BDI, PDSH, RDK dhe Lëvizja BESA-Shkup.

4. Qeveria aktuale e Maqedonisë është deklaruar se nuk i pranon kërkesat e shqiptarëve, të përfshira në amendamentet e partive opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa-Tetovë, ndërkohë që i pranon kërkesat e partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, për sigurimin dhe forcimin e indentitetit të popullit maqedonas.

5. Për shkaqet dhe arsyet pse Qeveria aktuale e Maqedonisë nuk i përkrah kërkesat e ligjshme të shqiptarëve, ndërkohë që përmes Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjes me Greqinë, ka pranuar të ndryshohet historia, kultura, identiteti dhe gjuha e popullit maqedonas, si dhe emri kushtetues i shtetit, për këtë mbajnë përgjegjësi dhe duhet të japin llogari edhe partitë politike të shqiptarëve në koalicionin qeveritar aktual në Maqedoni.

6. Shqiptarët në Maqedoni janë deklaruar hapur se janë për ndryshime pozitive në shtet, për integrimin e vendit në NATO dhe BE, dhe këtë nuk e bëjnë për shkak të Qeverisë aktuale të Maqedonisë, por për bindje dhe interesa të tyre. Megjithatë, jo si popull i nënshtruar, i sunduar dhe poshtëruar nga pakica dhe nga klanet politike të korruptuara!

7. Asnjë popull me të drejta të shkelura dhe me pranga në duar nuk mund të pranojë se është i lumtur dhe i lirë!

Liri dhe drejtësi për popullin shqiptar në Maqedoni!

(30.X.2018)