Kosova përballë diplomacisë së Richard Grenellit
Nuk e kemi të qartë pse kaq shpesh po e luan lojën me një entuziazëm, sikur çdo gjë është “zgjidhur” drejtë dhe në favor të pavarësisë së Republikës së Kosovës (në aktin e të drejtës ndërkombëtare se nuk është thyer asnjë ligj i saj, thanë përmes këshillës në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë).
Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në tokën e Kosovës, me mjetët e akorduara financiare të Bankës për Zhvillim të Evropës në shumën prej 45 milionë dollarësh dhe është aset ekonomik i rëndësisë së veçantë për shtetin e Kosovës, që për pagesën e kësaj kredie financiare evropiane, garant i saj ka qenë (Këshilli Ekzekutiv i Kosovës) dhe kthimi i borxhit është bërë sipas kontratës përmes buxhetit të lemituar që e akordonte qeveria ish Jugosllave në Beograd (me një lehtësim për viset më pak të zhvilluar dhe për Kosovën).
Serbia nuk ka hise në hapësirën e shtetit të Kosovës dhe në pasurinë e ujërave të liqenit të Ujmanit në Mitrovicë, ndonëse afor 80% e liqenit është në hapësirën e shtetit të Kosovës dhe kjo duhet të mbyllet në këto bisedime si aset ekonomik (vetëm) i shtetit të Kosovës. Këtë duhet të ketë të qartë Richard Grenell dhe qeveria serbe në Beograd se tërë hapësirën e shtetit të Kosovës e garanton Kushtetua dhe Plani i Ahtisarit, që, përmes këtij plani është shpallur pavarësia e shtetit të lirë dhe sovran të Kosovës më 17 shkurt 2008.
Nuk ka kuptim që në kohën e fushatës zgjedhore në Amerikë, ku për mandatin e dytë po garon presidenti Donald Trump (ia lejon mandatin e dytë Kushtetua) në kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi, z. Grenell del me një propozim paksa në peshojë, duke propozuar që liqeni i Ujmanit të pagëzohet “Donald Trump”!
Pse ky propozim me një duartrokitje nga (Twinter) të z. Richard Grenell…?! Liqeni i Ujmanit e ka emrin e vet zyrtar tash e tridhjetë vjet të Kosovës!
Çikago, 24 shtator 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
O patriot Fake News,
Qa po grrzhitesh ti atje, ti qe e ke shite komplet Kosoven edhe ua ke dorezuar Shkavelleve….pra jo UJMNAIN por KOMPLET Kosoven e ke dorzuar….sepse ke ike, edhe tash po na kallxon neve ne Kosove qysh me e emruar LIQENIN.
Zyrtarisht emrin e ka ne gjuhen SHKAVELLE Gazivode, Ujman e kemi emruar na SHQIPTART qe nuk kemi ike nga Kosova sikur ti….por nuk e kemi zyrtarizuar ende.
Ti e ke emrin turqisht Iskender e po na tregon neve SHQIPTARVE qysh me e emruar Liqenin tone….ti o tyrqeli nderroje emrin edhe bone UJMAN GASHI edhe mandej folim per patriotizmin ANTI GRENNELL.
Ti e ke mbiemrin ne Gjuhen Shkavelle…Karaqica, qe eshte nje bime sheruese ne gjuhen Shkavelle dhe ti me krenarine me te madhe e mabn Mbiemrin ne Gjuhen Shkavelle , dhe na shet ketu pallavra per Grennellin dhe Ujmanin.
Paramendo e ke emrin TURKO_SHKAVELLIK …edhe ke ike nga TROJET SHQIPTARE edhe ketu shet pallavra qysh me ia ngjite emrin LIQENIT..
Jo LIQENI TRUMP por kena me ia ngjite emrin LIQENI SUPER TRUMP.
Komentet janë mbyllur.