Lindja e Antonit të vogël, kalvari familjar dhe 51 vjet meshtari

0
621

Njëri prej këtyre figurave, që ka dhënë më shumë për çeshtjen shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë është dhe do të mbetët dom Anton Kçira, figurë e njohur e diasporës, klerik dhe atdhetar, njeriu që diti të mbrojë shqiptarët dhe të kontribuoje për ngritjen e frymës patriotike… Dom Anton Kçira me urtësinë e një kleriku, por edhe të një mërgimtari që din se çfarë do të thotë largimi nga atdheu është orjentuar drejt nga vlerat. Me predikimin e tij paqësor dhe shpirtin human ai do të ngelet kultivues i frymës afruese, tolerante dhe pluraliste në shoqërinë shqiptare.

Elidon Pashaj, Dervishi i Teqës Bektashiane në Detroit, Michigan, SHBA

Klajd Kapinova

Dom Anton Kçira, ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ndonëse mbiemri që ai mban është një fshat malor në Pukë të Shqipërisë nga ku dhe kur kanë ardhur të parët e tij në Kosovë. Ata, qysh herët e lanë vendlindjen, lagjen Nikaj të Kçirës.
Duke hulumtuar me kujdes origjinën e tij, shohim se vllaznia me të cilët ishte ndarë Lazër Deda në Kçirë, thuhet se ato ishin shpërngulur dhe vendosur në Shkodër tek vëllezërit Nikollë e Palokë.

Nikolla, kishte dy djem fisnik, të quajtur Ndoc e Zef, me zeje kujungji (argjendar), ndërsa Paloka ka pasur shumë djem, duke bartur kështu mbiemrin e njohur tashmë Kçira.
Lazri, mendohet se e ka lëshuar Kçirën rreth vitit 1743, kur ende Kçira ishte në embrion formimi si qender banimi ose si katund i vogël malor, me një numër të kufizuar shtëpish, ç’ka vërtetohet nga dokumentet historike dhe relacionet kishtare të kryeipeshkevit të Tivarit imzot Pjetër Bogdanit, të cilat gjerësisht përshkruajnë me hollësi gjendjen e mjerë të Shqipërisë, në shek. XVII, gjatë kohës së pushtimit barbar islam otoman.

Nga relacionet apo burimet e pasura historike, sociale, politike, administrative, mbi gjendjen e keqe të popullsisë së shtypur dhe të diskriminuar katolike, të cilat, rregullisht i dërgohen Vatikanit asokohe, del se vetë fshati Kçirë nuk kishte më shumë se 18 shtëpi banimi, me gjithsej 158 frymë dhe që të gjithë ishin të krishterë të devotshëm, të ritit katolik.

* * *

Dom Antonilindi në 1939, në fshatin Gjakovë të Kosovës martire. Ai erdhi në jetë në prag të Luftës Dytë Botërore, ku si shumë fëmijë të tjerë shqiptarë kaloi një fëmijëri shumë të vështirë.
Asokohe mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare ekonomike. Ajo ishte një familje shumëe përparuar katolike gjakovare për kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.

Pashk Kçira, babai i dom Antonit deri me shpërthimin e Luftës II Botëroreishte kryetar i komunës në Vogovë, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë vendasit e zones. Ai dallohej për korrektësi, ndergjshmëri, mikpritje, bujari dhe shumë tipare të tjera fisnike etnike shqiptare.
Por posti i lartë si drejtues i administratës së zonësnuk zgjati shumë, sepse fillimi dhe koha e vështirë e Luftës së DytëBotërore do t’i merrte haraç shumë të rëndë.

Gjatë fëmijërisë së tij, Antoni i vogël përjetoj vështirësitë e panumërta dhe tmerret e përgjakshme të viktimave të pafajshme, gjatë kohës së Luftës II Botërore.
Për atë kohë të mundishme të fëmijërisë plot tallaze, sot dom Antoni kujton:
“Kur bolshevikët morën pushtetin, isha dëshmitar i persekutimeve më të pamëshirshme të intelektualëve si edhe qytetarëve dhe katundarëve të thjeshtë, që s’pushuan për dekada me radhë sidomos mbi popullin shqiptar.

Kam përjetuar pamjet më të trishtueshme si fëmijë, kur shikoja me sytë e mi pushkatime gjatë ditës e sidomos kufomat e burrave më të zgjedhur, që asgjesoheshin natën, shumica pa asnjë lloj gjyqi në brigjet e lumit Erenik.
Ne, madje, falënderonim Zotin që im atë ishte në burg asokohe, se po të ishte në ato ngjarje, sidomos vitëve të para të pas Luftës, me siguri do ta kishte gëlltitur (vrarë) në ndonjë nga ato netët e zeza horror, siç ua hëngrën kokën shumë të tjerëve bashkëvendas e bashkëatdhetarë të mi.”

Shkollën fillore e filloi në fshatin Brekoc (Gjakovë), në fshatin Moglicë, ku nëna e tij u shpërngul detyrimisht bashkë me katër fëmijët e vegjël, për të siguruar kafshatën e gojës.
Vështirësitë nuk i ndahen gjatë gjithë jetës. Komunistët asokohe i kishin konfiskuar pa mëshirëtë gjithë pasuritë si shtëpinë në Gjakovë ashtu edhe tokën në fshatin Moglicë.

Për Antonin e vogël jeta në këtë fshat pa pasur nevojat elementare të jetesës ishte tepër evështirë. Mjerimi, ishte bashkëudhëtare dhe një kafshatë, që skaperdihet në atë periudhe tmerri. Nëna e tij, hoqi shumë keq për t’i ushqyer, veshmbathur dhe shkolluar në ato kushte shumë të vështira mbijetese ekonomike. Më i madhi nga fëmijët ishte 15 vjeç, ndërsa Antoni 7 vjeç.

Në atë kohë në fshat nuk kishte mësues. Me kalimin e viteve gjendja filloi të përmirësohet, mbasi babai Pashk Kçira doli nga burgu. Si përherëkomunistët vijonin, të mos e shohin me sy të mirë, duke i përgatitur lloj-lloj kurthesh për t’a hedhur në greminë familjen Kçira.
Si funksionar i lartë, Pashku për 24 vjet kishte punuar, me ndershmëri, për ti shërbyer popullit të të tij të shumëvuajtur, pa i shkaktuar asnjë njeriu shqetësim dheas më të voglën padrejtësi.

Babi i dom Antonit, ishte një burrë i pashëm, elegant nga veshja, serioz, mikpritës, bujar, i dhembshur, fjalëpak, një njeri i rrallë, fetar i devotshëm dhe shumë i gatshëm për sakrifica, ashtu sikurse edhe nëna e tij fisnike Maria, shumë punëtore dhe e përvuajtur.
Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe dhe e përjetshme për t’i shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë, në rininë e tij.

Gjatë periudhës së kolektivizimit të bujqësisë dhe heqjes së pronës private (sipas modelit bolshevik rus, të kolkozëve dhe solkozëve, shënimi im K.K.), përsëri ia burgosën babanë, sepse ai nuk pranoj asnjëherë të futej në kooperativë.
Pas lirimit të tij të dytë nga burgu, duke parë se bolshevikët marksistë serb dhe shqiptarë, nuk do të na i ndanin kurrë të zezat, ai u shpërmgul nga Gjakova në Shkup.

Edhe vendbanimi i ri kishte vështirësit e veta. Në rrethin e ri nuk njihte njeri. Dom Antoni, kujton: “Ashtu siç e kishin babanë halë në sy, me siguri se po të kishim vazhduar të jetojmë në Kosovë, bolshëvikët do të na kishin zhdukur, gjatë operacioneve famëkeqe të Rankoviqit në periudhëne mbledhjes së armëve.”

Jeta e re në një mjedis po shqiptar, do të bënte që familja Kçira të njihet gradualisht me miq të rinj. Në Shkup ata krijuan një rreth të ri, me një fjalë iu përshtatën shumë mire kushteve të reja, vendit dhe njerëzve atje.
Pranë gjimnazit Liria të Shkupit mbaroi shkollën 8-vjeçare, ndërsa të mesmen në Pazin (Kroaci)dhe prej ku pastaj u regjistrua, për të vijuar studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë, në qytetin Gjakovo të Kroacisë, ku u diplomua në Teologji në vitin 1967, ku u shugurua për meshtar.

Ai u caktua meshtar në fshatin Bishtazhin në vitin 1968, në periferi të Gjakovës dhe më pas shkoi tu shërbej malësorëve të Gucisë, ku qëndroi një vit. Prej andej e caktuan famullitar në fshatin Gllogjan të Pejës, ku për gati 20 vjet i shërbei popullit të tij, duke e ndarë fatin me ta (në të mirë e në të keq) qoftë si meshtarë, ashtu edhe si njeri.

Ndërsa nga shtatori i vtit 1989 e caktuan të shërbej në Detroit të SHBA-së, përsëri midis njerëzve më bujarë e kreshnikë që ka shqiptaria, malësorëve nga Malësia e Madhe, të cilët përbejnë shumicën dërmuese të famullisë atje dhe të mbarë komunitetit shqiptar të Michigan-it në SHBA, ku gjendet edhe sot, që është në pension.

Kur dom Antoni u diplomua në Teologji në vititn 1967, familja u shpërngul në Amerikë. Kjo lëvizje e imponuar, u bë për arsye të sigurisë së familjes së tij, për t’a ruajtur nga përndjekjet e vazhdueshme dhe hija bolshevike që e ndiqte hap pas hapi, mbasi familjen Kçira,e konsideronin të rrezikshme për komunizmin. Ata njeri mbas tjetrit u detyruan të emigrojnë në SHBA, ku filluan një jetë të re.
Kështu në fillim shkuan dy vëllezërit e tij dhe më pas babai dhe nëna, të cilët ndërruan jetë në Amerikë.

Mbi historinë më të hollësisht të familjes Kçira mund të mësoni duke lexuarnjë ditar Memoare (Kujtime), të intelektualit të shquar Pashk Kçira, ku me detaje dhe nje stil narrative përshkruhet jeta në Kosovë, duke filluar nga viti 1908 e deri në vitet shtatëdhjetë, kur ai dhe qindra e mijëra bashkëatdhetarë tanë emigrojnë për arsye politike dhe ekonomike në drejtim të Shteteve të Bekuara të Amerikës.

* * *

Jeta dhe zhvillimi i ngjarjeve historike ecën me shpejtësi edhe për familjen e personazhit të studimit tonë dom Antonit.
Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990 kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre.
Për shumë dekada, Shqipëria e jonë e mjerë, nën diktaturën proletare komuniste – socialiste, gjatë vitëve 1944-1990, ishte një shtet i izoluar, i mbyllur në vetvete në një sistem absurd, eksperimental komunist dhe ateist.

Pashku, që është babai i meshtarit dom Anton Kçira, ka qenë për vizitë në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, për të parë kushërinjtë e tij, ku është takuar dhe ka ruajtur një korrespondencë të rregullt me të gjithë deri sa është mbyllur në mënyrë absurde kufiri me shtetin amëShqipërinë komuniste, në vitin e zi1945.

Menjëherë pas shembjes së portave të burgut – shetet, pra hapjes së Shqipërisë drejt botës, meshtari i persekutuar politik gjatë kohës së rregjimit komunist në Shqipëri, i ndjeri dom Luigj Kçira, është interesuar për të rigjetur gjurmët e të parëve të tij, të cilët prej kohësh ishin vendosur në Kosovë, dhe për më tepër, mbasi ai kishte marrë vesh se në ShBA dhe më saktë në kishën e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit (shteti i Michigan), është një meshtar i quajtur dom Anton Kçira.

Babai i tij qysh në vitin 1936 i ka dërguar disa fotografi si kujtim të familjes nëadresë të Kçirajve në Shkodër, përfaqësues i së cilit është dom Luigj Kçira, që ka ndërruar jetë shumë vite më pare, në qytetin e Shkodrës. Ai shërbei si famullitar në kishën kathedrale të shën Shtjefnit, në qytetit e lashtë të Shkodrës.

Babai i dom Antonit kaloi në amshim,në vitin 1981. Dom Luigji njihte shumë mirë të gjithë fisin Kçira, duke ruajtur për shumë vite lidhjet me meshtarin vëlla në Krishtin, aktivistin e palodhur të komunitetit shqiptar – amerikanë Të Përndershmin dom Anton Kçirën.
Gjatë muajit prill të vitit 1993, meshtari ynë shqiptaro – amerikanë dom Anton Kçira, bën një vizitë në Shkodër, në krye të një delegacioni shqiptaro – amerikanë, që vijnë për të marrë pjesë në vendosjen e hierarkisë kishtare në Shqipëri nga Shkëlqësia e Tij papa Gjon Pali II (Karol Voitila), pas meshës solemne e historike, që u calebrua në katedralën e famshme të Shkodrës, me 25 prill 1993.

Ai bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve në Pukë, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të kishës atje dhuroi për banorët shuma të mëdha dollarësh, për ndërtimin e shtëpisë së Zotit, që e kishte shkatërruar komunizmi i zi.
Dy vjet më vonë, me 13 tetor të vitit 1995, dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë banorëve shqiptarë një monument të rëndësishëm historik fshatit të të parëve të tij, që shpesh janë munduar me aq sa kanë mundur të bëjnë për vendlindjen e tyre të dashur…

Për 51 vjet me radhë, dom Anton Kçira larg Atdheut përtej Oqeanit Atlantik po kontribuon pa ndëprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në ShBA.
Për shumë dekada më parë dhe deri tani, nëse shohim bilancin pozitiv të misionit të tij baritor e atdhetar, del se dom Antoni kontribuoj dhe po jep edhe tani që është në pension gjithçka për kishën, atdheun, besimtarët, gjuhën shqipe, tubimet politike për çlirimin e Kosovës martire (1999 nga trupat e NATO-s, të drejtuar nga SHBA), tubimet me intelektualët për krijimin e qendrave kulturore, ndërtimi i kompleksit të ri brenda ambienteve të kishës për emigrantët etj.

Duke hulumtuar vijueshmërisht, për përgatitjen e këtij studimi modest, del se për dom Anton Kçirën, kanë folur dhe shkruar gjatë 51 vitëve të meshtarisë shumë gazeta, revista, kanale televizive amerikane dhe shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
Për personalitetin e tij gjithnjë në rritje, kanë ndikuar shumë faktorët si: aktiviteti i dendur pranë kishës katolike në vendlindje dhe diasporë qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë (filozofike e teologjike), pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin, të cilët një pjesë tyre janë bërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, kardinalë, në disa vende të Ballkanit e përtej tij.

Dom Antoni këtu në diasporë, gjithnjë ka ruajtur lidhje të ngushta me intelektualët amerikanë dhe shqiptarë, qysh se ka zbritur në tokën e bekuar të SHBA-së, si me: Kardinal Adam Maida, Arqipeshkëv Metropolitan i Detroit-it (Michigan), Rochester Hills Mayor Bryan K. Barnett, shkrimtarin dhe studiuesin mons. dr. Zef Oroshin, themeluesi i parë i kishës katolike shqiptare në New York, SHBA, shkrimtarin e famshëmIsmail Kadare, imzot Nikë Prela, imzot Mark Sopi dhe imzot Dodë Gjergji sot ipeshkëv i Kosovës, ish Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi, shkrimtari Pjetër Arbnori, ish i burgosur politike për 28 vjet dhe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Arqipeshkëvi i Tivarit sot nëpension imzot Zef Gashi, arqipeshkvin imzot Rrok Gjonlleshaj, shkrimtarin imzot Zef Simoni, studiuesin imzot Frano Illia, studiuesin atë Daniel Gjeçaj ofm, imzot Rrok Mirditën, imzot Hil Kabashin, dom Pjetër Popaj, dr. dom Lush Gjergjin, dom Ndue Gjergjin, etj., presidentët e Shqipërisë: dr. Sali Berisha, prof. Rexhep Mejdani, dr. Alfred Moisiu, prof. Bamir Topi; shumë kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, senatori amerikan Tom Lantos, kongresistët amerikanë: Joseph DioGuardi, Eliot Engel, Sue Kally, etj., Ekrem Bardha Konsull Nderi i Shqipërisë, prof. Anton Qetta, imam Muhamed Lipaj, imam Isa Hoxha, imam Vehbi Ismaili, baba Rexhebi, Anthony Athanas, Harry Bajraktari, studiuesin Tomë Mrijaj, shkrimtarin Hasan Hasani, prof. dr. Mentor Quku, prof. Riza Sadiku, gazetarin dhe studiuesin Klajd Kapinova, prof. Nue Oroshin, prof. Riza Sadiku, Azem Hajdari, prof. Prekë Gjetaj, gazetarin e Zërit të Amerikës Astrit Lulushi, gazetarin Beqir Sina, poetin Agim Shehu, Selim Hasani, Leonora Laçi etj., etj.

Dihet se Detroit-i është qendra më e madhe e rrjetit të informacionit, që ka Amerika, mbasi shteti është një qendër e madhe industriale për të gjithë Amerikën dhe se këtu fusha e publicistikës dhe media-s elektronike është marramendëse.
Për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij në Kosovë, që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se Serbia po zhduk pa të drejtë një komb të lashtë, sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës.
Familja e dom Antonit, ka kaluar mbi kurrizin e saj shtypje dhe keqtrajtim nga sllavët serbë, komunistët shqiptarë në Kosovë dhe deri tek provokimet e shpeshta të UDB-së në Detroit të SHBA-së.

Ndër të tjera, dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro – amerikanë të Detroit-it si: Kisha e shën Palit dhe kisha Zoja e Shkodrës në New York me nëkrye dom Pjetër Popaj, u nisën me 13 shtator 1997 në Indi, për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të të gjithë botës, që me të drejtë bota e thirri Nënë në të gjallë të Saj. Ajo u Lumnue nga Ati i Shenjtsot shën papa Gjon Pali II dhe më vonëështë shenjtëruar nga papa Francesku I si Shën Tereza e Kalkutës.
Ai tha meshën e pare në kishën e shën Tomës, duke u lutur shumë për shpirtin e Saj, së bashku me të gjithë shqiptaro – amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin me ata.

I palodhur dhe me dashuri për shqiptarët dhe vendlindjen, kudo gjendet dom Antoni sot.
Përvuajtëria e spikatur, modestia dhe thjeshtësia, janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë.
“Mund të them, se Imzot Kçira, është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm e i atdheshëm, pra fetar dhe atdhetar i madh. Imzot Kçira, me jetën dhe veprën e tij, e vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Gjeçovit, Imzot Nikë Prelës e shumë e shumë burrave të famshëm të kombit tonë. Ai është gjithnjë njeri i pajtimit dhe forcimit të besimit në Zotin.

Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar, që e kam mik dhe krah të fortë mbështetës në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë.”
Janë këto fjalë realiste dhe tepër domethënëse, që Presidenti i paharruar historik, Gandi i Kosovës, i pavdekshmi dr. Ibrahim Rugova, i përsëriste shpesh në shenjë nderimi e respekti të madh, që kishte për mikun e tij të idealeve të shenjta kombëtare, klerikun e përsonalitetin e shquar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, burrin e madh të palodhur të popullit të vet në Amerikë e Kosovë: Të Përndershmin dom Anton Kçirën.

Në analet e historisë së komunitetit shqiptaro – amerikanë dom Anton Kçira, zë një vend nderi dhe të merituar për gjithçka që pa u lodhur ka bërë dhe po kontribuon edhe sot në të mirë të komunitetit edhe pse ka disa vite që ka dalë në pension.
Të gjithë tashmë e dimë, sekisha katolike shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit (Michigan), është më e madhja në botën shqiptare dhe një muze i gjallë historik si pasqyrë e trojeve etnike shqiptare në miniaturë.

Ajo është e mbushur me piktura patriotësh klerikë katolik të kishës sonë të martirizuar gjatë komunizmit të zi.
Dom Antoni, u shërbeu shqiptarëve të Amerikës për disa dekada. Gjurmët e punës së tij, gjenden në zhvillimet e jetës kulturore e fetare të shqiptarëve në mërgim, të cilat duken shumë qartë.
Kisha e shën Palit në Roçester Hills, e ndërtuar para 16 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, me të drejtë mund të thuhet se është vepra e besimtarëve dhe e tij.

Nën drejtimin e meshtarit Kçira, besimtarët e kishës së shën Palit, kanë dhuruar qindra mijëra (mbi 1 milionë dollarë ndihma), gjatë dhe pas luftës, për viktimat në Kosovë, përveç ndihmave për rimëkëmbjen e kishave dhe fesë në Shqipëri, që dolën të shkatërruara nga lufta e ftohtë.
Me ardhjen e dom Antonit në Detroit (MI) të SHBA-së, pa humbur kohë filloj misionin e vështirë të pajtimit të shqiptarëve në famulli dhe rizgjoi një interesim më tëmadh për kombin.
Filluan të bashkohen rreth tij të gjithë. Në vitin 1990, një grup atdhetarësh të frymëzuar nga dhimbja, u morën vesh me dom Antonin se si të përhapnin një kushtrim në popull që të mund të ndihmojnë dikrekt popullin në Kosovë, që po vuante nga rregjimi serbo – sllav.
Tubimi u mbajt më 16 dhjetor 1990, në sallën e kishës, ku ishin të pranishëm afër 150 vetë dhe mbas disa fjalëve zemre për Atdheun dhe vëllezërit tanë në Kosovë, pa dallim feje, të pranishmit e përshëndetën dhe mbështetën financiarisht aksionin humanitar me duatrokitje frenetike dhe brenda një ore u grumbulluan $37.000. Ky aksion vazhdoi dhe në pak ditë u mblodhën $62.400.

Dom Antoni kujton: “Na u desh të presim deri në maj të vitit 1991, kur Shoqata Nënë Tereza, hapi llogarinë e vet rrjedhëse në Zvicër, ku ne i dërguam dollarët. Unë jam shumë mirënjohës dhe krenar me famullinë e shën Palit, pjesëtarët e së cilës janë besimtarë nga Malësia. Këtyre u shkon nderi dhe lavdia, sepse ishin këto që e propozuan dhe filluan menjëherë aksionin pa iu dhimbsur asgjë askujt. Ka patur nga individë dhe familje që kanë dhënë paratë e fundit. Këtyre njerëzve nuk ka mundur t’ua kaloj askush për bujari dhe mikpritje. Këtu shihet se sa atdhetarë janë. Asnjë prej tyre nuk ka pyetur se ku shkojnë këto të holla. Aq më tepër, kosovarët duhet të turpërohen para kësaj vepre të malësorëve zemër fisnik, që unë e quaj gjithnjë madhështore. Provat e kësaj bujarie ekzistojnë. Le të jetë kjo si një vrejtje vëllazërore për ne kosovarët. Nëse e pyesim ndërgjegjën tonë, përgjigja do të jetë: kosovarët vetë s’kanë berë sa duhet për vendin e vet, Kosovën tonë të dashur. Malësorët janë dalluar edhe në demostratat për Kosovën, ashtu sikurse edhe për demostratat për demokracinë në Shqipëri.

Nuk dua të them se kosovarët nuk kanë bërë asgjë, por pjesëmarrja e tyre është dashur dhe duhet te jetë shumë masive dhe aktive. Kosovarët, nuk duhet të presin prej të tjerëve që të çlirohen. Përveç kësaj fushate, kemi organizuar edhe një tjetër. Kjo është për ndërtimin e objekteve fetare në Shqipëri. Me ardhjen në SHBA të meshtarit të përvuajtur në burgjet e egra të rregjimit komunist të dom Simon Jubanit dhe gjatë vizitës në kishën e shën Palit, ku vetëm gjatë natës së parë u mblodhën $85.000. Ky aksion ka vazhduar edhe të nesërmen në meshë në të dy famullitë, ku ka arritur shumë $157.800. Një gjë e tillë nuk ka mundur as të paramendohet. Por këto njerëz kanë dhënë gjithmonë kur ka qenë fjala për shqiptarët në atdhe, si për shkolla, rrugë, objekte humanitare. Llogaritet sipas disa shënimeve jo zyrtare, se gjatë këtyre 20 vitëve të fundit, kanë dërguar në vendlindje mbi 1,200.000 dollarë, pa llogaritur ndihmat private, që ka mundur secili të dërgoj për familjen e tij.”

Gjurmë të pastra atdhetdashurie të veprimtarisë përkushtuese fetare e kombëtare të dom Anton Kçirës, janë gjithashtu përmendoret e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit dhe shën Nënë Terezës, në hyrje të oborrit të kishës.
Këto punime individuale të skulptorëve të njohur Kreshnik Xhiku e Vasiljev Nini, me madhështinë dhe stilin e tyre, mbajnë gjallë kujtesën historike shqiptare në dhe të huaj.
Ato përçojnë vlerat e një kombi, veçanërisht, kur tërheqin vemendjen e kalimtarit të panjohur amerikanë, i cili, kur i sheh s’mund të rrijë pa u interesuar e pyetur: E kujt është kjo kishë e madhe?
Këto janë konkretizime të nismave largpamëse të dom Anton Kçirës në krye të kishës. Janë gjurmët të ngurtësuara, që ai lë pas, ndërsa largohet për t’u shlodhur.

Një drejtues mund t’i udheheqë të gjithë, por nuk mund t’i kenaqë të gjithë. Edhe rruga e dom Antonit në krye të kishës, nuk ka qenë e shtruar, vlerëson me reportazhin e tij gazetari i Zërit të Amerikës Astrit Lulushi.
Kushdo nga shqiptaro – amerikanët, që jeton dhe punon në Atdheun tonë të dytë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gëzohet kur institucionet fetare, kulturore, patriotike, figurat e shquara të komunitetit tonë dje dhe sot, vlerësohen me mirënjohje të thellë, përmes medaljeve simbolike, për punën dhe jetën e tyre, në shërbim të komunitetit dhe trojeve etnike shqiptare.
Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik drejt shtetit amë (viti 1999), për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, unë kam qenë dëshmitarë, në shumë qendra të sistemimit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.

Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dijmë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmen e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, ka qenë persona non grata, për ish Jugosllavinë titiste asokohe, si i perndjekur, për t’a vrarë me gjithëfamilje.
Dom Antoni, është i vetmi klerik në gjithë historinë mbarëshqiptare, që ka bekuar luftëtarët e lirisë të Batalionit Shqiptaro – Amerikan tëAtlantikut, që po udhëtonin drejt Dardanisë.

Historia, është mësuesja dhe nëna e pagabueshme, që ka folur dhe do të flas serisht me gjuhën reale të fakteve, për punën e madhe dhe jetën në përkushtim të kombit dhe fesë, që ka bërë gjithnjë, I Perndershmi me përvujtëri dhe modesti dom Anton Kçira.
Me nismën e këtij misionari dhe shqiptari të madh, erdhi në ShBA për herë të parëmonumenti madhështor i Gjergj Gjon Kastriotit, epoka e të cilit është më e lavdishmja në historinë tonë, është elementi më i qenësishëm i krenarisë sonë kombëtare ndër shekuj.
Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figurat e tilla, duke i renditur me respekt në Panteonin e Nderit Kombëtar.
Dom Antonit nga zemra i dëshiroj një pleqëri të bardhë e të lumtur. (New York, 2018)