Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Të tillë i kemi pushtetarët! Ajo qka i dallon ata është së gjithë kohën po rrejnë dhe po rrejnë keq dhe poshtërsisht. Po e rrejnë së do të bëhet mirë e nuk po bëhët që 18 vite më radhë. Kjo është shumë ofenduese dhe poshtëruese për këtë popull të përvuajtur me dekada nën sundimin e huaj serbosllavë. Ata që po e udhëheqin shtetin po lujanë role të dyfishta. Nuk mësuan dhe nuk deshtën të mësojnë nga politika, nuk po shikojnë përtej hundës, dhe më një gjuhë dhe punë të tillë politike po na vizatojnë shoqërinë dhe po na vizatojë edhe si ta bëjmë jetën. Them kushtimisht së ka edhe rrena “intelegjente” të formuluara.
Këta rrenat i kanë shumë të pa kripura sa veshtirë të durohen, veshtirë të kuptohen, dhe aq me keq që shumë janë duke e dëmtuan shtetin. Ka rrena më pak të dëmshme, por këto rrena janë duke na gjunjëzuar dhe janë duke e degraduar shtetin deri në themel. Të vertetën edhe nuk duhet pritur shumë nga politika, të vertetën e gjejmë tek njerëzit e kulturës dhe të artit, e gjejmë te intelegjenca… Aq me keq për një popull është kur rrena aplikohet për ta ndryshuar historinë, edhe atë për të keq, ose për tia faturuar meritat dikush vetit. Ne politikën rajonale, dhe në politikën ballkanase rrena po bëhët për të shlyer krejt të kaluarën, duke tentuar që historinë ta shkruajnë nga rënja e komunizmit.
Likudimi i të kaluarës së një populli është shlyerje e identitetit nacional dhe shtetëror të një vendi. Është tentim që të qitët gjithëqka në harresë dhe që madje ka ekziztuar. Është tentim të harrohet e vërteta dhe të shlyhet morali. Vendi ynë, dhe trojet etnike kan për çka të krenohen, kanë për qka mos të harrohen, së kurrë nuk u gjunjëzuan shqiptarët para armiqëve. Kurrë nuk dorëzuan, duke ruajtur më sakrifica të mëdha qenjën tonë kombëtare. Ata të cilët i shërbyen me besnikëri komunizmit po na paraqtën si njerëz të ditur, si njerz të historisë ! Ne fakt këta ishin dhe kan mbetur vetëm sherbëtor të asaj epoke e cila vetëm vuajtje dhe mjerim u solli shqiptarëve.
Kombi i cili turpërohet nga ajo që duhet të krenohet, dhe krenohet më ate që është turp të krenohesh, edhe turpshem shpartallohen.Bien poshtë tezat e tyre për shkak të qendrimeve negative, për shkak të rrenave, për shkak të jo moralitetit në jetën publike. Ata që e harrojnë të kaluarën, nuk i kan mundësit ta ndërtojnë të ardhmen. Kapitalizmi po keqpërdoret dhe qëllimisht po keqkuptohet, si rrënues i proseve demokratike. Tregu i lirë është kusht për zhvillim të demokracisë nese nuk deshirohet të kuptohet ndryshe, së gjoja e rrënon demokracinë. E rrënon demokracinë kur në pushtet katapultohe forcat retrograde dhe materialiste.
Dihet së në sistemin kapitalist avansohen të drejtat dhe liritë elementare njerëzore. Kjo formulë nuk po respektohet, nuk po aplikohet nga këto pushtete. Edhe në sistemin capitalist nese nuk aplikohet drejt, mund të vijnë në shprehje pa drejtësitë e mëdha ekonomike dhe sociale .Ata të cilët po tentojnë ta mbajë një gjendje të tillë në Kosovë është barbari. Plaçkitjët dhe grabitjët, si dhe gjendja e abnormalitetit është duke u kthyer në gjendje të normalitetit. Nuk ka të drejtë askush që tia merre të drejtën dhe lirinë tjetrit.
Nuk ka të drejtë askush që sipas kutit të tij të na përcakton të ardhmen tonë. Nuk ka askush të drejtë të rrejë dhe të manipulon në emer të shtetndërtimit dhe të mirëqenjës. Nuk ka kush të drejtë që të jetoj më mundin dhe djersën e popullit. Shteti dhe të mirat materjale u takojnë të gjithëve jo vetëm një ketegorie shoqërore. Askush nuk ka te drejtë të vrasë të ardhmen e gjeneratave te reja…