Qysh nga vitet 1945 koha e “lirisë dhe vëllazërim bashkimit”(sic!) në Ish Jugosllavi, shteti i Maqedonisë së Veriut, fëmija i adaptuar nga regjimi komunist, u bë republika e shtatë dhe e barabartë më të tjerat, brenda me popullin shqiptar në hapësirën e vet etnike, që, përmes ligjeve të kohës dhe deri sot, mbeti në pozitën e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues(!).
Në prill 2021 do të organizohet regjistrimi i popullsisë në këtë shtet, i vonuar nuk dihet pse, qysh nga viti 2001(sic!) nuk pati regjistrim të popullsisë(sic!) në Maqedoninë e Veriut(sic!).
Sipas ligjeve aktuale, qeveria Zaev 2, ka vërë në rend dite se të gjithë ata që nuk kanë jetuar në këtë vend brenda një viti, u mohohet e drejta për regjistrim dhe sipas ligjit, ata do të “numërohen” vetëm si shenja të numbrave të banorëve që nuk ekszitojnë në këtë shtet(sic!). Pse po ndodh kjo, më gjasë regjimi në Shkup ia ka frigën e numbrave dhe të shtimit të natalitetit të shqiptarëve në përqindje të madhe(..), kur e kur mund të ndryshojë gjendjen e popullsisë apo më qartë të dy popujve shumicë(shqiptare dhe maqedonase)!
Një shëmbull të mirë po e bëjnë nga Amerika, shqiptarët nga treva shqiptare e Kërçovës, që të vdekurit dhe të dashurit e tyre, i nisin për në vendlindje për të pushuar eshrat në tokën e vet etnike!Kjo tregon qartë regjimit se shqiptarët e hapësirës etnike në këtë vend, nuk kanë tjetër atdhe dhe as tokën e vet pos në këto hapësira me frymarrjen dhe të diellit shqiptar…!
Duhet që partitë politike shqiptare të dalin me platformë të qartë dhe të kërkojnë nga qeveria Zaev 2, të miratohet në parim ligji që njeh dyshtetësinë e shqiptarëve të shpërngulur nëpër vendet e botës dhe në Amerikë, për kafshatën me shtatë kore të mërgimit dhe, e drejta për regjistrim të familjes dhe të pasurisë të fituar me djersë nëpër botë, pa asnjë investim të mundshëm në këto vite të shtetit në Maqedoninë Përendimore, ku jeton shumica shqiptare entike…!
Shqiptarët nga Kërçovës në Amerikë dhe Çikago, të dashurit e tyre i varrosin në tokën e vet shqiptare dhe, kjo tregon se ata janë larg dhe gjithmonë afër tokës dhe hapsësirës së vet etnike…! Kjo nis mesazhin se regjistrimi i popullsisë në këtë shtet duhet të bëhet me shqiptarët dhe tërë resurset e tyre kombëtare me përqindje, pa asnjë shenjë të falsifikimit dhe të dorës së regjimit në Shkup, që kjo përqindje të dalë sa më e ulët(…)!?
Nuk ka fije dyshimi se në vitin 2021, popullsia shqiptare duhet të kalojë “kriterët e regjistrimit” jo më si pakicë kombëtare(sic!), por popull shumicë shqiptare me 45 për qind të strukturës së vet kombëtare të anëtarëve të familjes, të pasurisë dhe të kritereve tjera të njohura ndërkombëtare për regjistrimin e popullsisë sipas konventës së OKB-së.
Shqiptarët që jetojnë e punojnë në të gjitha meridianët e botës nga hapësira etnike në Maqedoninë e Veriut, nuk janë dhe nuk duhet lejuar të trajtohen veçse si “mysafirë e turistë” të këtij vendi në Ballkan…!
(Çikago, janar të motit 2021)
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]