Ligjërata me burka të zeza është krim mbi të ardhmen e fëmijëve shqiptare dhe të shkollës shqipe në Preshevë

1
784
Mësuese burka - Preshevë

Valon Jashari Valon Jashari

Të mbash fëmijët edhe atë nga mosha pesë vjeçare me orë të tëra para një “burke të zezë” është traumatizmi dhe një krim mbi të ardhmen e fëmijëve shqiptare dhe të shkollës shqipe në Luginë të Preshevës. Se shteti serb ka arritur deri në atë masë të interferoj dhe degradoj shoqërinë shqiptare në Preshevë këtë më së miri e dëshmon kampingu veror i organizuar nga një Shoqatë e cila quhet “Thirrja”. Ti ligjërosh fëmijëve në atë moshe mbi dogmat religjioze gjithsesi që është antinjerëzore, dhe antishqiptare. Se fëmijët e Preshevës bien në gjumë në mungesë të abetares dhe zgjohen pa e ditur historinë e gjyshit të tyre, kjo për politikën lokale shqiptare dhe atë në Prishtinë e Tiranë nuk është shumë shqetësuese, kurse për imamët më e rëndësishme është etika religjioze.

Javë më parë qëndroi në Preshevë edhe ambasadori i Turqisë Biligiq, si dhe koordinatorja për Serbi e organizatës TIKA zonja Tosba nën ombrellën e “investimeve në projekte zhvillimore”. Jo rastësisht edhe siç u potencua nga vetë ambasadori i Turqisë se “në pjesën e Preshevës janë shumë aktiv dhe në të ardhmen edhe më shumë do të jenë aktivë në këtë pjesë”. Kjo ishte deklaruar kohë më parë edhe nga Duduqi që kishte theksuar hapur se “po punohet drejt islamizimit-boshnjakizimit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës”. Kjo na rikujton plagën që është zhvilluar ngjashëm sikurse që është islamizuar Sanxhaku e që fatkeqësisht sot nga shkalla e islamizimit të lartë nuk ndihen shqiptar.

Politika e Turqisë me atë të Serbisë që janë në bashkëdyzim duke qenë si satelite të Rusisë sidomos dy viteve të fundit në këto komuna në një ofensivë me projekte antishqiptare atë të kamufluara nën pretekstin gjoja të investimeve me karakter ekonomik zhvillimor. Realisht gjithë këto projekte që po bëhen kanë tendenca të rritjes së elementit fetar islam atë duke ndikuar direkt tek popullata në zbehjen e identitetit të tyre shqiptare, dhe me një tjetërsim të qartë të paraqitjes përmes identitetit fetar dhe jo ati kombëtarë. Në këto komuna shqiptare, Serbisë dhe Turqisë si satelite të Rusisë prej kohësh po investoj mjete të mëdha financiare sidomos përmes Bashkësisë Islame në Preshevë që në këto komuna të imponohet një riislamizim i popullatës shqiptare, si dhe përmes disa OJQ lokale si Shoqata Thirrja etj… që më shumë njohin vlerat materialiste sesa elementin e një shoqërie aktive në dobi të qytetarëve.

Në këtë mision antishqiptar gjithsesi fajtore e madhe është edhe politika lokale shqiptare në këto komuna, duke mos përjashtuar asnjë subjektet politike, mjafton të shikoni me dhjetëra tubime e fjalime të klasës politike lokale që proklamojnë dogma orientaliste dhe assesi vlera qytetëruese perëndimore e autoktone shqiptare, si dhe e mirëpresin interferimet nga jashtë me tendenca islamiste. Se shkalla e dogmatizmit religjioz është aq e theksuar në klasën politike sa që edhe në disa ceremoni mortore të figurave të shquara kombëtare ia mbështjellin funeralet me flamuj arab dhe jo shqiptare, se i dërgojnë fëmijët e tyre në mësim-besim nëpër xhamia dhe përkrahin këto aktivitete me mjete financiar kurse për abetaren shqipe e për historinë shqiptare as që bëjnë hapin e parë që të mësojnë fëmijët shqiptare, se emërojnë me dhjetëra rrugë me mera imamësh e dogmatikësh që kanë të kaluar edhe në shërbim të titizmit e pansllavizmit duke i tejkaluar figurat nacionaliste shqiptare që kanë dhënë jetën në përpjekje për çlirim.

Disa nga televizionet lokale shpesh here të ndikuar drejtpërdrejt nga ky mentalitet i riislamizmit të popullatës shfaqin me qindra orë televizive në dobi të këtij misioni antishqiptar, jo vetëm nga imamët e shitur por fatkeqësisht edhe një nga një pjesë e intelektualëve që ia japin hapësirën nëpër këto mediume lokale.

Ky riislamizim paraqet që tek kjo popullatë të mbillet një dogmë fetare më radikale që në momente të caktuar nga këto fuqi të shfrytëzohet kjo popullatë e riislamizuar për qëllimet strategjike e gjeopolitike të tyre. Gjithsesi nga rrethanat politike që po mbretërojnë mes Kosovës dhe Serbisë ky element religjioz ekstremist këtë hapësirë tokësore mundë në çdo fazë të ardhshme të shfrytëzoj për destabilizim.

Mbrapa këtyre ekstremistëve religjioz qëndron direkt shteti serb dhe agjenturat ruse. Ky destabilizim do të nënkuptonte që në rrethanat e politikës rajonale në të ardhme Serbia edhe pse e ka të humbur Kosovën vazhdimisht do të bëj përpjekje për destabilizimin dhe defaktorizimin e saj, përmes kësaj popullate të riislamizuar por duke qëndruar në prapaskenë e që në fakt objektivi do të ishte destabilizimi i Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër përmes këtyre akteve diverzive popullata shqiptare do të shpërngulej nga pasiguria si dhe prepotenca e zgjidhjes së problemit të Kosovës Lindore gjegjësisht Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës do ti jepte fund, pasi që zbehja e shkallës së identitetit shqiptare duke forcuar atë religjioz vetvetiu gjasat për ndonjë përpjekje serioze për bashkëngjitjen e kësaj pjesë më Kosovën do të ishin minimale. Se shkalla e influencimit është kaq e lartë mund të dëshmohet edhe tek një pjesë e ish veteranëve të UÇPMB-së që kanë depërtuar edhe atë që jetojnë në Kosovë, që kanë pranuar mjete financiare dhe përkrahin këtë riislamizim në mënyra të ndryshme.

Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

1 KOMENT

  1. Valon,

    Nuk eshte vetem Burka tmerr dhe antishqiptare, por komplet Islami eshte antishqiptar.

    900 Muslimanë me prejardhje Shqiptare edhe pak ditë nisen me beshje peshqirike sikur ne pufat e gjermanise, dhe shkojne ne Meke per te gjuajtur me gure dreqin… a te duket kjo mire? Apo ulurimat nga 900 faltore islamike me nga 20 mije wat zerim ne mengjes duke fjetur …femijet SHQIPTARË, trazohen nga egersirat muslimane!!!

    Pra nuk jane vetem Burkat por çdo veprim islamik ne trojet SHQIPTARE… eshte absolutisht ne funksion te shkombetarizimit te kombit SHQIPTAR, qe eshte se paku 50 mije vjet me i vjeter se Islami… qe shfaqet para 1400 viteeve… derisa sipas antropologeve nje gjuhe e pasur sikur gjuha SHQIPE, duhet te zhvillohet afersisht per 45 deri 50 mije vite… e beduinat islamikë te kosoves e poshterojnë gjuhen SHQIPE, dhe e madherojne gjuhen beduine arabe apo turqelike… me ulurimat e tyre nga institutet mentale te quajtura xhamia.

Komentet janë mbyllur.