Lidhur me përpjekjet për emigrim të disa qytetarëve të Kosovës

0
1027
Prishtina

Dardan R. Gashi

Lexojme shume artikuj për dukurinë e kerkimit te jetes më të mire. Analistët konkludojnë, pa asnje fakt, pa asnje analize, pa i pyetur asgjë ata qe kerkojne jete me te mire jashtë Kosoves. Ne artikuj flitet ne emer te njerezve me te cilet analistet nuk e kane pase asnje kontakt, asnje pyetje per ta.

Pyetja me e thjeshtë per një person qe deshiron te shkoje jashtë Kosoves do te ishte:
Pse don te shkosh jasht Kosoves? Pergjegjjet do te jene te ndryshme me aresyera te ndryshme. Disa do te jene te sinqerta, disa te pasinqerta.

Kosova eshte vend i mrekullueshem, por nuk eshte vendi me i mire dhe me i zhvilluar ekonomikisht ne Europe, e as ne Bote. Prandaj ka njerez qe deshirojne te jetojne ne vende më të zhvilluara se Kosova.

Zvicra, Gjermania, Franca, Britania, Amerika jane shtete me te zhvilluara se Kosova, dhe ka shum Kosovarë qe deshirojne te jetojne ne keto shtete, sepse deshirojne te kene standardet e ketyre shteteve, e jo te Kosoves.

Une po i shkruaj vetem disa aresyera pse dikush shkon te jetoje jashtë Kosoves:
Qeshtje shendetesore, sepse Kosova nuk ka sistem te mire shendetesor si shtetet e lartpermendura; bashkimi familiar, sepse ma shum se 1.2 Milion Kosovar jetojne jashtë Kosoves; menaxhimi i dobet financiar, duke shkuar ne 20-30 dasma për një vit, bixhozi nëpër kasino, bastet nëpër bastore, shkuarja nëpër lokale ku zhvillohet “Kallashi dhe Kallashizmi”, probleme familijare–pronesore, hakmarrja, ëndrra te bëhesh Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Ferid Murad, Lorik Cana, Emine Çunmulaj, Eliza Dushku… ëndrra te bëhesh hajn ne Milano, ose diller i droges ne Hamburg, ëndrra te behesh sikur astronauti shqiptaro-amerikan William Gregory edhe shumë ëndrra dhe mundësi tjera, qe i ofrojne shtetet me të zhvilluara se Kosova.

Dy Milion Kosovarë ne Kosove dhe 1.2 Milion Kosovar jashtë Kosoves jane popullate unike qe krijojne marredhenje fqinjesore, shoqerore dhe familiare, te cilat ndikojne qe shumë qytetarë te e ndërrojne vendbanimin… ne te dy kahjet, ne Kosovë ose jashtë Kosovës.

Prandaj ne nuk duhet t’ua ndalim ëndrrat dhe planet e këtyre njerzve por duhet te ju deshirojme fat ne realizimin e ëndrrave. Çdo dite ne media tona flitet ne superlativë per sukseset e Shqiptareve ne vendet jashte Kosoves, duke u krenuar me te arriturat e tyre, prandaj edhe shume te rinje deshirojne te arrijne sukseset sikur te lartpermendurit.

Natyrisht qe nje zhvillim me i mire dhe nje zbatim maksimal i ligjeve ne fuqi, do te zvogelonte migrimin, por kursesi nuk do te e ndalonte krejtesisht. Sepse çfaredo zhvillimi ekonomik te ketë, njerezit prapë do të ndërrojne vendin e jeteses.
Pastaj nje faktor per shperngulje është edhe histeria apo kopjimi i fqiut, i familijarit etj. Ate çka ben fqiu, familjari ose shoku, e ben edhe kopjuesi i tij.

Nje eshte fakt: Kosova ne historine e saj kurrë nuk ka pase me shume njerez te punesuar, kurrë me shume liri kombetare dhe qytetare, kurrë me shume nxenes dhe studente, dhe kurrë standard më të madh.

Afro 3 mije Kosovare punojne ne Afganistan per nje jete me te mire me te ardhura mesatare afro 4000 $ Amerikan, te cilet gjenerojne afro 140 Milion Dollarë ne vit. 180 mije Kosovarë punojne ne Zvicer, qe gjenerojne afro 6 Miliard Franka Zvicerane ne vit, nese rroga mesatere e tyre eshte 3000 franka Zvicerane.

Afersisht jane edhe numrat ne Gjermani, Britani dhe SHBA. Llogaritet se ne shtete jashtë Kosoves jane te punesuar afro 400 Mije Kosovarë, te cilet jetojne me familjet e tyre, e qe llogaritet te jenë mbi nje milion, pa i llogarite edhe afro 150 mije Shqiptarë të perjashtuar nga Kosova ne Turqi ne vitet 1950-ta, te cilet tani jane afro 1 Milion.

Nuk shkojne vetëm Shqiptaret ne vende tjera, per nje jete me te mire: ne Kosove jetojne se paku 10 mije punetore te vendeve te ndryshme te botes, te cilet kane ardhe te jetojne ne Kosove per nje jete me te mire. (ketu nuk llogariten ushtaret Amerikan te cilet kane ardhe te e mbrojne lirine dhe pavaresine e Kosoves).

Çdo person i huaj duke perfshirë edhe te gjithe Ambasadoret, qe punojne ne Kosove kane ardhe te punojnë per nje jete me te mire. Poashtu te gjithe ambasadoret dhe punetoret tjere diplomatik te Kosoves, kane shkuar te jetojne ne shtete tjera per nje jete me te mire. Edhe disa Muslimanë te Kosoves jane shperngulur dhe jetojne ne Siri, Irak, apo ISIL, sepse sipas tyre kushtet atje jane me te mira se ne Kosove. Ata deklarojnë se atje e ndiejne vehten me mire se ne Kosove.

Te analizojme disa shtete si vijon:
Afer 4-6 milion Amerikanë jetojne dhe punojne jasht Amerikes …per nje jete me te mire.
Afer 6 Milion Britanezë jetojne jasht Britanise per nje jete me te mire.
Afer 5 Milion Rumunë te BE-se jetojne jasht Rumunise per nje jete me te mire.
Afer 3 milion Bullgarë te BE-se jetojne jasht Bullgarise per nje jete me te mire.
Afer 9 Milion Turq jetojne jasht Turqise per nje jete me te mire.
Afër 1.5 milion Grekë të BE-së jetojnë jasht Greqisë për një jetë më të mirë
Afer 400 Mije Zviceranë jetojne jasht Zvicres per nje jete me te mire.
Afer 2 milion Gjermanë jetojne jasht Gjermanise per nje jete me te mire.
Afer 1 milion shtetas te Zelandes se re jetojne jasht Zelandes per nje jete me te mire.
Afer 1 milion Kanadezë jetojne jasht Kanades per nje jete me te mire
Afer 15 Milion Meksikanë jetojne jasht Meksikos per nje jete me te mirë

Njeriu ne historine e njerezimit gjithmonë ka levize prej vendi ne vend, dhe do te jetojë atje ku mendon se do t’a ketë më mirë.

P.S. Pas çlirimit me 12 Qershor 1999, me shumë se 150 mije Kosovarë (te perjashtuar nga Kosova para luftes gjenocidiale 5 Mars 1998-12 Qershor 1999)… janë kthyer ne Kosovë… për një jetë më të mirë…

27/11/2014 at 13:55