LIDHJET SEKRETE TË THAÇIT ME FRANCËN, I DINTE APO I BËRI ISLAMI?

0
1291

Nga e majta: Bedri Islami e Xhafer Leci, tetor 1992, në Kalanë e Shkodrës, Shqipëri.

Lind pyetja: Lidhjet sekrete të Hashim Thaçit me Francën, i kishte ditur apo i kishte lidhur, qysh më 1997-ën, këshilltari aktual i presidentit, Bedri Z. Islami?

Nga Xhafer LECI
Gjithçka ishte nën kontrollin e UDB-së.

Këtu po sjell të dhëna, të cilat dëshmojnë për tradhti.

Kush ishte agjenti i ushtrisë sekrete franceze oficeri, Arnaud Danjean, „mik“ i Hashimit ?

Në vitin 1997-të, nga arka e SHKSH “ Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen të Gjermanisë, dërguam 2.000 marka gjermane në konton e Fondit – Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Gjermani -, konto ky i themeluar për nevoja ushtarake, për çlirimin e Kosovës kundër pushtuesit serbosllav. Kështu na është thënë neve atëherë për këtë konto dhe arsyeshëm kemi besuar, sepse Kosova ishte e okupuar dhe se duhej bërë përpjekje të ndryshme, që me punë nga të gjitha frontet të punjomë bashkarisht e pa hile për çlirimin e Kosovës. Edhepse e dinim se nuk punonin të gjithë pa hile. Kryeatri i atëhershëm i Shoqatës “Kadri Zeka”, shkruesi i këtyre rreshtave, në emër të Kryesisë së Shoqatës, ka biseduar dhe i ka shtruar disa pyetje, në lidhje me këtë fondacion, z. Bedri Zenel Islamit, gazetar nga Shqipëria, atëherë sekretar i Shoqatës, ndërsa më vonë kryetar i LPK-së më 1998-1999.

Kërkesën për dërgimin e këtyre 2.000 DM e pati bërë Bedri Islami, këtë fond duhet ta ketë hapur Ibrahim Kelmendi me shokë, për qëllime të parapërgaditjeve të luftëtarëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës.

Unë, Xh.Leci, personalisht, por edhe antarët tjerë të Kryesisë së Shoqatës i besuan Bedriut, sepse e njihnim dhe besonim se është shqiptar i ndershëm dhe këtë donte ta bëjë për arsye atdhetare.

– Në pytjen time drejtuar Bedri Islamit, sa veta janë dhe ku janë këta ushtarë?
– B.Islami është përgjegjur: “Janë nja 30 a 40 veta momentalisht në Drenicë, por ky numër shpejt do të rritet”.

– Xh.Leci: Ushtrinë duhet dhe besoj se do ta formojë kryeministri dr.med.Bujar Bukoshi, por ndoshta këta ushtarë, për të cilët po më flisni ju, mund të jenë paramilitarë dhe nëse është kështu, nuk shoh gjë të keqe. Serbia në Kroaci dhe Bosnje ka bërë krime të tmerrshme me paramilitarë, të cilët po ushtroheshin e stërviteshin dhe aramtoseshin me armë nga kazermat e ushtrisë serbe. Me këto veprime paramilitarësh Serbia po përpiqet që para botës t`i arsyetojë krimet e bëra, se kinse nuk po i bënë ushtria serbe, por paramilitarët serb!

Bedri Islami në pyetjen time heshti, atëherë nuk e dija pse, por tani po e di mirë!
Ndër të tjera B.Islami më pati thënë, se në Francë do të dërgohen për stërvitje ushtarake grupe patriotësh për çlirimin e Kosovës. Nuk më shkoi mendja ta pyesja Bedriun, pse bash në Francë të ushtrohen ushtarët tonë e jo në Gjermani dhe vende tjera, kur dihen raportet miqësore të vjetra të Francës me Serbinë?

A nuk tregon kjo se jo vetëm Hashim Thaçi që ishte i mashtruar-manipuluar, por edhe ata që e rrethonin atë, kishin ra viktimë e spiunazheve serbe të lidhura me shërbime të huaja sekrete, si rasti i Hashimit me oficerin francez.

Në Fondacionin “Vendlindja thërret” kontribuan shumica absolute e mërgimtarëve, edhe pse ky fondacion ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila kishte Fondin e vet, kishte rekrutuar grupet e para ushtarake për çlirimin e Kosovës në Shqipëri më 1991. Republika e Kosovës kishte institucionet e veta legjitime, presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin. Këto institucione kanë dalur nga vota e lirë e popullit, të zgjedhura në mënyrën më demokratike.

Më pas Kryesia e Shoqatës jemi pajtuar dhe kemi dërguar të hollat e sipërpërmendura.
Ky fondacion nga viti 1998-99 do të trajtohet, shërbejë si fondacionet tjera “Vendlindja thërret”, duke ndryshuar vetëm titullimin nga DVAD e.V në „Vendlindja thërret „ ndërsa konto numri mbetët i njetë: DVAD e.V. Sparkasse Bonn, BLZ 38050000 Konto – Nr. 85431 ( Dedikimi: Vervendungszweck): Spende für “VENDLINDJA THËRRET”.

Unë, Xh.Leci, si prijës i aktiviteteve me bashkëveprimtarët e mi mbi një dekadë, posedoj të gjitha dokumentet e veprimtarisë tonë, politike dhe finaciare me data, numra dhe shifra, të zhvilluara në këto rrethina të Kirchheim Teck-ut dhe Nürtingen-it të Gjermanisë.

Me datën 11.04.1997 në fondacionin e sipërpërmendur dërguam 2.000 DM. Në dokumentin për arkivin e Shoqatës tonë, janë nënshkrimet orgjinale të Kryesisë së Shoqatës, Xhafer Leci – kryetar, Bedri Islami – sekretar dhe Hajrullah Matoshi – arkëtar. Me datën 18.02.1998, kemi marrë një vërtetim –falënderim, për të hollat e dërguara nga Xhemajl Fetahu, atëherë arkëtar i Fondit “Vendëlindja thërret” për Gjermani, tash Hero i Kosovës, i cili ra në frontin e nderit, në Luftën e Kosharës, më 1999.

Boshti Tiranë-Beograd-Paris sjell dyshimin e bazuar për rebelimin e vitit 1997 në Shqipëri, i njohur me Krizën Piramidale, duke e lidhur me disa njerëz të LPK-së, si rasti konkret, përmes Bedri Islamit me Hashim Thaçin dhe kompaninë e tij. Nga këto lidhje Beograd-Paris-Tiranë, del se edhe Bedri Islami, direkt apo indirekt, ishte i rekrutuar nga krerët e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Miqësia dhe bashkëpunimi i Francës me Serbinë, dëshmohet edhe me agjentin ushtarak francez, Pierre-Henri Bunel, i cili i dha të dhëna Serbisë, për sulmet e ardhshme të NATO-s kundër Serbisë, si dhe oficeri tjetër, Koloneli francez Zhak Hogar, cili thotë: Unë e ndava Mitrovicën!

Linku: http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=49493

Linku: http://www.wsws.org/de/articles/2001/dez2001/bune-d13.shtml

Ja pse ka dyshim të bazuar?
UDB-ja serbe për shkatërrimin dhe zhbërjen e shtetit administrativ shqiptar, gjë të cilën e ka shtruar publikisht Voisllav Sheshel, qysh në vitin 1992, kur bëri pyetje në Parlamentin serb se “ku kanë shkuar 17.000.000 USD (17 milionë dollar), të destinuara për destabilizimin e Shqipërisë?” Edhe pse me vonesë, përgjigje i dha vetë kryetari i Parlamentit te Serbisë, Mirko Marjanoviç më 1997, duke thënë: “Ja, shihe se ku e sollën Shqipërinë dollarët tonë!?

Ajo që bënë shumë përshtypje është se presidenti shqiptar, Ramiz Alia me shokë, edhe pse nuk hoqi dorë nga dogma komuniste, pranoi të bisedojë dhe të bashkëpunojë me nacionalistin Ibrahim Rugova, duke pranuar edhe ushtrimin e djemëve të Kosovës, në përgaditjen ushtarake në Shqipëri. Kurse, socialistët shqiptarë, si Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Ilir Meta, Paskal Milo, Skëndër Gjinushi me shokë, nuk e bënë këtë!

Dr. Ibrahim Rugova, lideri i njohur i shqiptarëve të Kosovës, kishte shpallur Pavarësinë e Kosovës, të cilën e kishte njohur shteti shqiptar i Ramiz Alisë, kishte bërë Kushtetutën dhe kishte krijuar Institucionet Paralele, përfshi edhe Qeverinë e Kosovës, duke mos përfillur shtetin dhe pushtetin e Serbisë. Megjithatë, socialistët shqiptar, pas Ramiz Alisë, anashkaluan të gjitha këto arritje, që mbanin vulën e Ibrahim Rugovës dhe të partisë-shtet të tij, LDK-së!!

Nga e djathta: Bedri Islami, Xhafer Leci dhe Faredin Emërllahu, Tübingen, 1995.

Për habinë e madhe, për turpin e tyre, socialistët e Tiranës zyrtare, preferuan të lidhën me një grup azilantësh, njerëz rrugash e diskotekash, të cilët i ndihmuan ta marrin me puç LPK-në, duke e shkarkuar dhe akuzuar për tradhti kryesinë e vjetër të saj, për të sjellë në udhëheqje njerëz shumë të dyshuar, për lidhje të vjetra dhe të reja me UDB-në e Serbisë. Kryesia e vjetër, aktivistët e hershëm të LPK-së, kuadro me tituj shkencorë, si Hasan Ukëhaxhaj, Muhamet Kelmendi, Bardhyl Mahmuti me shokë, u dorëzuan para një grupi vagabondësh, duke e lënë LPK-në në duar të profiterëve e matrapazëve.

Koha ka provuar se e gjithë kjo poshtërsi, nga krerët socialistë shqiptarë, është bërë për përfitime reciproke materiale. Pasuritë e tyre milionëshe, nga të dyja palët, e vërtetojnë edhe lidhjen e tyre të turpshme, kriminale …

Wendlinge, 4.11.2017