LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT

0
2250
Dr. Zef Mulaj

Dr. Zef Mulaj

Johan fon Han, studiuesi i pare i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve. Ai vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve që shërbeu si konsull i Austris në Janinë. Jeronim De Rada poeti dhe studiuesi arbëresh, mbrojti të njëtën tezë, toponimet pellazge mund të shpjegohen vetem nëpermjet gjuhës shqipe. Kur Kongresi i Berlinit e mohoi legjitimitetin e shqipëris, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhen frënge dhe shqipe, vepren e tijë të njohur “E vërteta për shqipërinë dhe shqipëtarët”.

Kur njerzit janë të detyruar shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e tyre sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t’i braktisnin. Kështu emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia(shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinen malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtë e mundur të Trojë bën të njëtën gjë kur u shpërngulën në Butrint, kështu edhe arbëreshët në Italin e Jugut.

Studiuesi J. Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla, tregoi se si fjalët etruske kushin të njëtën rrënjë me përgjegjësit e tyre në shqip. Studiuesi Spiro Konda, vyuri në dukje shëmbuj nga Odiseja e Homerit, ku emrat e maleve janë kompozita të përbëra nga një emër shqitar me prejardhje nga banorë vendas pellazgë dhe nga përgjegjësi i tij në gjuhën e banorëve grekë, që erdhën në vend të tyre.

Kështu, mund të përmendim kompozitën Gyropetra,të përbër nga fjala shqipe gur dhe ajo greke petra, e cila do të thotë gjithashu “gur”. Fjala Megallopetras gyres, një kombinim i “gur i madh” në Greqisht dhe “gur” në shqip. Duke vënë dukje përhapjen e gjerë të gjuhës dhe të popullit pellazg, ai vërejti një kompozitë të ngjashme edhe në emërtimin e malit Maliegy, afër Budapestit, ku mal është në gjuhën shqipe dhe egy është përgjegjësi i tij në hungarisht.

Studiuesi Xhaxhiu, ka vënë në dukje, gjithashtu, variantet e shumta të fjalës shqipe pyll, të gjetura në ishullin pellazg të Lesbos dhe në Epir. Ai është shprehur: “Fakti që pellazgët, të sulmuar nga farefisi i tyre grek, u detyruan të të tërhiqeshin nga ultësirat për në pyje dhe në male, shpjegon përdorimin e gjerë të emrave të vendeve që kan rrënjët shqipe pyll, male dhe gur”.

Gjuhëht e vdekura lën gjurmë nëpermjet emërtimeve të lumejve, tëmaleve dhe të dukurive të tjera të qëndrueshme të natyrës, ashtu siq ka ndodhur me emëtimet e indianëve të Amerikës. Një emërtim I tillë ësht Larisa, fjala pellazge për “kala”, që përdorej gjërsisht në botën e lashtë për të shënuar një qytet të fortifikuar. Kjo ndeshet akoma nëper harta, vërteton përhaojen e gjër të popullsisë pellazge. Atlasi i Botës klasike i Sheperdit paraqet njëmbëdhjetë qytete apo vendbanime me emërin “Larisa”. Një Larisë e tillë ndodhet në Asiri, në bregun e lumit Tiger, dhe shumë të tjera në Azin e Vogël.

Njëra prej tyre, që ndodhet afër Trojës përmëndet nga Homeri si shtëpia e “pellazgëve të ashpër nga fushat e pasuar, pjellore të Larisës”.Qytetet e ballkanit, që mbanin një emër të tillë, ishin: njëri në lumen peneus, në visit e Argosit pellazg, në Thesalinë Qëndrore, një Larisa Kremaste, në pjesën jugore të Akeia-Ftiotis, dhe një tjetër, që sot quhet tekos, pranë lumit larisos, i cili derdhet në Detin Jon, poshte kepit veriprëndimor të gjirit të Korintit, në Elia të Akeas. Kjo na ndihmon të vlersojmë pohimin e rëndsishem të albanologut Otto Blau, se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, të zbuluera në Kretë e Lemnos më 1897-99 dhe për një kohë të pa deshifrueshme, munde të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe.

Problemi I gjuhës së mistershme të etruskëve të lashtë në Italinë Qëndrore. Për një kohë të gjatë mendohej se ajo nuk kapatur ldhje me gjuhë të tjerarë njohura. Vitet e fundit studiuesi Italian Filipo Koraeli, në shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske të italis, deklaroi se gjuha misterioze e etruskëve ishte ngushtësisht” e lidhur me gjuhën parahelene të Lemnosit “ Lemnosi është një ishull pellazg në perëndim të Trojës pellazge.

Pas studimit të epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikën etruske, të gjetura në Peruxha e gjetkë në Toskanë, ata mund ta krahasonin këtë gjuhë vetem me dialektin toskë të shqipes. Edhe vetë emërtimi Italian për kete trevë etruske është Toskana, vendi i toskëve, emër ky identik me atë të shqiptareve të jugut.

Hulumtimi I fjalorit karakteristik të këtij populli parhelen bëri që studiuesi francez Luis Benlov të arrinte të njeten perfundm në librin e tij La Grèce avant les grecs(Greqia para grekëve),të botuar në Paris më 1887.Ai vërejti se “shum emra vendesh, malesh, lumejsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mire nëpërmjet një gjuhe jogreke. Deri më sot vetem një gjuhë është e afte të hedhë dritë mbi keto emëra:kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori mbështetë tezën se shqipetaret e sotëm jan pasardhës të popullsisë e cila jetonte para ardhjes së grekve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis, ky një lumë në lindje të Azisë së vogel.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar