Lidershipi dhe heroizmi i Gjergj Kastriotit sipas Leo Freundlich

0
701
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Gjon Keka

Në fillim të shekullit të pesëmbëdhjetë këtij populli i ra detyrë të jetë gardian i Europës kundër pushtimit turk.

Në mesin e princave fisnor të tyre u ngrit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si hero udhëheqës në këtë luftë.

Nga rimarrja e Krujës në vitin 1443, e deri në vdekjen e tij në vitin 1468, në Lezhë, jeta e Skënderbeut është një epos i zjarrët i heroizmit.

Se sa shumë jeta e këtij heroi i frymëzoi bashkëkohësit europian dhe pasardhësit shihet nga fakti se Arkiduka Ferdinand II. i Tirolit në koleksionin e tij të mrekullueshëm dhe me famë botërore të mledhjes së armëve të Kështjellës Ambras ruante dhe mbante përkrenaren e Skënderbeut dhe shpatën e tij të fuqishme, si relike të çmuara të këtij heroi…

Pas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria ra nën sundimin turk i cili zgjati deri në rënien e saj.” [Leo A. Freundlich, R.W. Wien,1932 ]/©Gjon Keka