Për ju kryeministra
Kancelarë e presidentë,
Investime bëni det
Për të shetitur ndër planet.!
Për ju politikanë
Udhëheqës Partie,
Na tmeruat ne,
Na bëtë me hije!
Për ju shkencëtarë
E idelog të mirë,
Në sherbim të politikës
Dualët jashtë etikës!
Është një OBSH
Lavdia e botës,
Doli një virues
Të nxori jashtë lojës!
Tërë investimet
Që bëtë për ushtrinë,
I dhat popullit forcë
Me vra njeriu ,Njerinë!
Thoni është luftë,
Lufta ligje ka,
Në sulm përpara
Këthim mbrapa ska!
Sot në këtë luftë
Shprehim habinë,
Mbrapa këtheu!
Futu në karantinë!
Ky virus i vogël
Nuk shihet me sy,
E tronditi botën
E bëri lesh e li!
Ky virus i vogël
Shihet në mikroskop,
Liderët e botës
I hodhi në shok!
Liderë e politikanë
Shprehi habinë
Ku virus i vogël
Na futi në karentinë!
Ku janë shkencëtarët
Me teori Atomi.
Një virus i vogël
Na mbylli në shtëpi!
Po ju milardierë
Me shumë pasuri,
Ua uli kokën
Ky virus i ri!
Një ushtri e modernizuar
Që nga pushka te Atomi,
Anjë herë nuk mendoje
Me e nxjerrë jashtë loje!
Ju elitë e politikanë
Udhëheqës shteti e partie,
Sa të jeni në karentinë
Mendoni shumë për njerëzinë!
Si i varfëri, si i pasuri
Si i urti, si i forti,
Prandaj virusi mbiu
Me luftuar padrejtësinë!
Ju liderë të botës mbarë
Vendosni gishtin kokës,
Për shëndetin e njerëzimi
Para se t’i dalë tymi!
Ju liderë në krye të botës
Investoni për njerëzinë
Se do dal virus i ri
Do ju vras një e nga një!
Lutfi Coka