LIDERËT E KOSOVËS DHE NEGOCIATAT ME SERBINË

0
329
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Kur nuk je në gjendje ta mbrosh veten, ke nevojë për ndihmē nga të tjerët. Por duhet me punua që të bëhesh i aftë dhe i zoti të mbrosh veten, e jo ta varësh fatin tënd në gozhdën e tjetrit. Se në shumicën e rasteve vasalizohesh e zhgënjehesh…

Fati i Kosovës, çlirimi dhe pavarësia e saj, është varur në gozhdën e SHBA-ve,🇮🇴, por Amerika të ndihmon me u çlirua e nuk është se të mban, pret që pas çlirimit, ti të mbash veten, ose përndryshe, paguaj Amerikën, si shumë vende të tjera, për të të mbrojtë! Amerika nuk mban ndenjur as të vetët e pa interesa!

Delegacioni kosovar shkon me 4 shtator në Uashington duke u ngërdheshur e duke e varur fatin e Kosovës në negociatat me Serbinë prapë në gozhdën amerikane. Ka analista që thonë se gozhda amerikane nuk është më e njëjta, që ka qenë…

Ndërkohë që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se: “Na thonë, duhet me i dhanë diçka Serbisë…” E ti çfarë u thua? “Unë asgjë, vetëm rri e i kqyri serit…” A ka marrë Serbia pak a?!

Ngjarja e Çakorrit ishte një presion, një “lokke mad”, si i thonë danezët, një grackë, për të testuar se sa i mbrojnë shqiptarët territoret e tyre. Qëllimi ishte me i hapë rrugë orekseve serbe… Por disa kosovarë e lidera të tyre, nuk shohin më larg se hunda e tyre…

Pastaj erdhi ngjarja tjetër, rrëzimi i kryeministrit Kurti, i cili ishte kundër shkëmbimit të terriroreve me Serbinë dhe distancimi edhe i Vjosa Osmanit. Kjo krijoi idenë e qartë, se administrata Trump po mban anë me Serbinë, pasi edhe përfaqësuesi special Grenell, vuri kushte ekstreme e të njëanshme ndaj Kosovës, duke e lënë Serbinë thuajse pa asnjë kusht. Të krijohet përshtypja se palët (kosovarët e serbët) kanë rënë dakord, por duan që Amerika ta pranojë marrëveshjen, e kosovarët të bëjnë: “Nuk kemi nga ia mbajmë tani, e vendosi Amerika”. A e keni pa Lutfi Hazirin, që shkrian për shkëmbim territori? A mendoni ju se ai shkruan kokë më vete, pa e pyetë Isën fare a?!

Tani që nuk është ende i qartë qëndrimi amerikan, Kosova varet në gozhdën e paqartësisë… Po sikur Trump të mbajë anë ne serbët, si do të reagojë Kosova? Trumpistët e çmendur do të thonë “zgjidhje ideale”, por kjo a do e kënaqë Kosovën se? Kjo është frika e negociatava në Uashington!