Vëzhgim:
Brunilda Ternova
Ky qe po shihni eshte sektori i librave ne gjuhen shqipe prane Bibliotekes “Sala Borsa” te Bolonjes (Itali) – qe eshte nder bibliotekat me te medha e te frekuentuara te qytetit – dhe me beri pershtypje fakti se jane vetem 6 rafte me libra ne shqip prane kesaj biblioteke. Aspekt tjeter eshte edhe fakti se autoret e ketyre librave ne pjesen me te madhe nuk jane shqiptar por te huaj, gje qe per nje lexues kufizon jashte mase mundesine e njohjes se autoreve shqiptar dhe librave te tyre te rinj ose te vjeter.
Ndryshe nga vendet e tjera ne Itali nuk egziston mundesia e mesimit te shqipes ne shkollat publike italiane ndaj pervetesimi i gjuhes amtare per femijet e emigranteve dhe njohja adeguate e gjuhes, perben nje problem madhor qe nuk mund te lihet vetem ne duart e prinderve ose te ndonje kursi qe ofron ndonje shoqate emigrantesh, por duhet zgjidhur kryesisht nga shteti shqiptar qe duhet te jete i interesuari direkt.
Fenomeni i bilinguizmit ose i pervetesimit te dy ose me shume gjuheve, dihet qe sjell shume avantazhe por sidomos sjell nje nivel me te larte inteligjnece dhe superioritet te konsiderueshem konjitiv. Nepermjet gjuhes femija meson edhe koncepte qe kane te bejne me shoqerine, traditat dhe kulturen shqiptare qe nuk mund t’ia ofroje eskluzivisht vetem prindi ose nje kurs gjuhe. Ne kete prizem leximi i librave qe pasqyron kulturen dhe artin e vendit te origjines ndihmon ne menyre domethenese ne perforcimin e identitetit dhe personalitetit te femijes/adoleshentit.
Nuk me rezulton te kete ndonje biblioteke online qe t’u jape mundesi emigranteve te shkarkojne libra gratis ne e-book per vete dhe per femijet e tyre … prandaj, deri ne momentin e krijimit te nje biblioteke te ketille e vetmja mundesi ngelet leximi i librave ne formatin leter qe ashtu si shihet mungojne ne nje bibloteke te madhe te nje qyteti te rendesishem italian.