Libri nga mbesa e Trump zbulon se ajo e tradhtoi atë duke nxjerrë deklaratat e taksave të tij

0
567
Mary Trump-Trump Book

Kjo foto me kombinim tregon artin e kopertinës për “Tepër shumë dhe kurrë mjaft: Si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë“, majtas, dhe një portret të autores Mary L. Trump, Ph.D. Libri, i shkruar nga mbesa e Presidentit Donald J. Trump, fillimisht u vendos për botim në 28 korrik, por tani do të arrijë në 14 korrik (Simon & Schuster, majtas, dhe Peter Serling / Simon & Schuster përmes AP)

Nga Dave BoyerThe Washington Times – E Martë, 7 Korrik 2020

Përktheu Arben Çokaj

Mbesa e Presidentit Trump, Mary, pranon në librin e saj të ri se ajo ishte burimi që i dha informacionin e taksave të zotit Trump në New York Times në vitin 2019, duke thënë se momenti kur ajo u dorëzoi dokumentet gazetarëve ishte “lumturia më e madhe, që do të ndjeja për disa muaj.

Nuk ishte e mjaftueshme për mua që u bëra vullnetarë në një organizatë duke ndihmuar refugjatët sirianë,” shkruan ajo në libër. “Më duhej ta ulja Donaldin.”

Libri, i titulluar “Tepër shumë dhe kurrë mjaft“, është planifikuar të botohet më 14 korrik. Një gjykatës i apelit të shtetit në New York e ka hequr një urdhër kufizues të përkohshëm kundër botimit të tij, pasi vëllai i presidentit Roberti fillimisht mori një vendim nga një gjykatë më e ulët, për të bllokuar botimin.

Në fragmente të shumta që qarkullojnë përpara botimit të librit, Znj. Trump pranon se ajo ka një vullnet të keq kundër presidentit. Një psikologe klinike, zonja Trump fajëson presidentin për vdekjen e babait të saj, Fred Trump Jr., vëllai më i madh i presidentit, i cili vdiq nga një sulm në zemër, i komplikuar nga alkoolizmi në 1981 në moshën 42 vjeç.

Donald, duke ndjekur drejtimin e gjyshit tim dhe me ndërhyrjet, heshtjen dhe mosveprimin e motrave të tij, e shkatërroi babanë tim,” shkruan zonja Trump. “Unë nuk mund ta lejoj atë të shkatërrojë vendin tim.

Ajo pretendon se presidenti, kur ishte një shkollë e mesme në Queens, mashtroi në testin e tij të hyrjes në kolegjin SAT, duke paguar dikë tjetër që të merrte provimin për të. Mashtrimi, tha ajo, është një “mënyrë e jetës” për presidentin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se libri është i mbushur me “akuza qesharake, absurde që nuk kanë asnjë vlerë të vërtetë në të vërtetën“.
Është një libër i gënjeshtrave,” u tha ajo gazetarëve.