LIBRI MË I KOMPLETUAR PËR HERONJTË E UÇK-së

0
139
Afrim Mustafa - Bardhësitë e atdheut

Libri i Afrim Mustafës “BARDHËSITË E ATDHEUT”, enciklopedia e dëshmorëve të luftërave të UÇK-së 1997 – 2002

Afrim Mustafa, „BARDHËSITË E ATDHEUT, Enciklopedia e dëshmorëve të luftërave të UÇK-së 1997 – 2002“, botoi: Autori, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, Radio “Zëri i Sharrit” dhe Shtëpia Botuese “NEWBORN PUBLISHING”, Prishtinë 2018, ISBN: 978-9951-8818-1-4.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Libri enciklopedik, “Bardhësitë e Atdheut” i publicistit, Afrim Mustafa, shtjellon fakte të shumta, pasqyron ngjarje dhe luft ën e UÇKsë, të cilat edhe nëse i kemi dëgjuar, memoria e shoqërisë nuk i ka arritur t’i mbajë të gjitha në mend, andaj duke shfl etuar këtë libër, i rikujtojmë ngjarjet e mëdha, e duke rikujtuar nuk i harrojmë ato sakrifi ca dhe ato flijime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës… Jo vetëm për nga volumi, por më shumë për kah përmbajtja mbetet libri më i kompletuar i kësaj natyre, i botuar deri më tani në Kosovë dhe në trojet shqiptare. Prandaj, vetëm me një përkushtim të kësaj natyre dëshmohet e vërteta e Luft ës së lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së… Regjistrimi kaq i kujdesshëm për të rënët në Luft ën e Kosovës, por edhe për dy luftërat e tjera është një respekt i drejtpërdrejt për këto luftëra, ku vet autori ishte pjesëmarrës, është nderim dhe respekt për heronjtë dhe dëshmorët, si dhe të rënët e tjerë, por më shumë është një respekt për lirinë, për të tashmen dhe për ardhmërinë e këtij vendi…

Vepra: “Bardhësitë e Atdheut”, është radhitur si libër enciklopedik me rëndësi kapitale për autorin, për shoqërinë dhe për historiografi në e Kosovës. Afrim Mustafa, shquhet si mbledhës i kujdesshëm i shënimeve për dëshmoret dhe të rënët në luft ë, kurse libri është dëshmi e Luftës së Kosovës dhe luft ërave të tjera në hapësirën shqiptare në Ballkan. Libri “Bardhësitë e Atdheut” është ribotuar disa herë, (shqyrtimi ynë ka të bëjë me një botim të vitit 2014), por secili botim i mëvonshëm është plotësuar dhe është zgjeruar me portrete dhe të dhëna të reja për dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, duke e bërë librin një Enciklopedi e sojit të vet, një përkushtim i rrallë për t’i publikuar të gjithë dëshmorët, heronjtë dhe veteranë e luft ëtarë të Luftës së Kosovës 1998-1999.

Autori, është përkujdesur në aspektin profesional për të angazhuar emra të njohur të luftës, shkencës dhe fesë, me të cilët ka krijuar stafin e librit, një vlerë tjetër universale, e cila bartet edhe në brendësinë e librit. Në mesin e këtij stafi , janë: Dr. Jakup Krasniqi, Akad. Esat Stavileci, Akad. Pajazit Nushi, Dr. Don Lush Gjergji, Gjeneral, Kudusi Lama, Dr. Jahja Drançolli, dr. Teuta Hadri, Mr. Naim Tërnava etj. Ndërsa, diku në brendësi në një faqe të plotë është “Ekipi këshillëdhënës i monografi së”, që kanë ndihmuar autorin për mbledhjen e të dhënave, duke i falënderuar ata publikisht, e për vete autori ka dëshmuar vlerë intelektuale dhe qasje humane. Libri “Bardhësitë e Atdheut”, hapet me Tri emblemat e UÇK-së, të shoqëruara me tekstit e Betimit, të cilin e ka bërë ushtari në luftë.

Pastaj, është fjala e kryerecensentit, dr. Jakup Krasniqi, atëherë, kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, e në vazhdim, janë prezantuar: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Adrian Krasniqi, Xhevë e Fehmi Lladroci, Ismet Jashari, Mujë Krasniqi, Ilaz kodra, Halit Geci, Gursel e Bajram Sylejmani, Salih Çekaj, Ilir Konushevci, Gjylsere Saiti, Bekim Berisha, Hyrë Emini, e shumë të tjerë. Në parathënien e shkruar nga vet autori, ai ka vlerësuar kontributin e secilit intelektual, luft ëtar dhe veprimtar për kauzën kombëtare, duke ua përmendur meritat, gjithësecilit. Këtë vlerësim, autori e ka bërë edhe për Presidentin Historik:dr. Ibrahim Rugova, për të cilin shkruan: “Pa mëdyshje, një nderim të jashtëzakonshëm me veprimet e TIJ Madhore e Thellëpërkushtuese për Kosovën, për Lirinë dhe për Pavarësinë e saj dhe për gjithë Shqiptarinë, na dha deri në fund të Jetës së tij, Presidenti Historik i Kosovës, Dr. IBRAHIM RUGOVA (1944 – 21 janar 2006).

Rugova, Ky Binom i të Mirave Kombëtare, e veçanshëm Kontribuues dhe Ndërtues Unikat i Lirisë së Republikës së Kosovës, do të kujtohet e nderohet përjetë e mot, bashkë me të gjithë ata që dhanë edhe Jetën për Ditët që sot i jetojmë. Emri dhe Vepra e Presidentit Historik janë frymëzim dhe sinonim i unitetit të Veçantë e të Jashtëzakonshëm, që reflektoi AI në jetë, në veprim e në punë për Liri, Pavarësi e Sovranitet Gjithëkombëtar…”.

Po me këtë elan, po me këtë përkushtim, ua përmend meritat edhe prof. dr. Fehmi Aganit, Anton Çettës, Ali Hadrit, Zekiria Canës, Gazmend Zajmit, si dhe ka shkruar për dhjetëra femra-dëshmore të UÇK-së, duke radhitur më pas, personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilat kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës, siç janë: Presidenti Amerikan Bill Clinton, bashkë me Hillari Clinton, Medlin Olbrajt, Wsli Clark, Riçard Hollbruk, Gjorgj Robertson, Xhemi Shea, Barak Obama, Toni Bler, Zhak Shirak, Viliam Valker, Angela Merkel e shumë të tjerë, të cilët kompletojnë më mirë angazhimin e secilit prej tyre për pavarësinë e Kosovës.

“Bardhësitë” … pasqyrë e atdhedashurisë Në libër ka shënime të tjera për personalitete me ndikim, qoft ë në aspektin humanitar e liturgjik siç është Nënë Tereza, por autori nuk ka ngurruar t’i citojëdhe përmendë të gjithë shqiptarët, që kanë ndikuar në imazhin pozitiv për Kosovën, siç janë sportistë e artistë të ndryshëm, këngëtarë e krijues artesh. të cilëve u janë theksuar meritat për përhapje të imazhit pozitiv për Kosovën.

Natyrisht, kjo dyndje kaq e madhe, nuk ka kaluar pa shumë vështirësi e sakrifi ca, por qëllimi i autorit duket i qartë, ai mbron idenë për të ndërtuar konceptin e librit, duke e prezantuar sa ma mirë kontributin e secilit, sepse për të ardhur Vendi Ynë deri këtu, është dashur angazhim i secilit, andaj autori ka bërë përpjekje që t’i ketë të gjithë brenda librit të tij. Një pjesë e madhe e kësaj enciklopedie u kushtohet dëshmorëve, heronjve, dhe luft ëtarëve, prezantimete tyre i nënshtrohen kriterit të alfabetit, për të cilët autori ka bërë edhe shënime biografi ke, të cilat janë shoqëruar edhe me fotografi të e protagonistëve.

Me të njëjtën metodologji, autori ka vepruar edhe me dëshmorët dhe martirët e UÇPMB-së për Kosovën Lindore dhe të rënët në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Afrim Mustafa ka publikuar një listë me Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka dhënë edhe një shpjegim se, lista nuk është përfundimtare, për të cilën ka shkruar se do të ndryshohet, do të shtohet dhe do të plotësohet nga botimi në botim.

Në këtë kapitull, është publikuar edhe lista e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe për Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në trevën e Maqedonisë, si dhe një listë dhe fotografi, ku i ka prezantuar edhe 71 dëshmorë e luft ëtarë nga Shqipëria, të cilët kanë qenë të angazhuar në luftërat e shqiptarëve për pavarësi, si dhe një listë e grave dhe vajzave shqiptare, të cilat, janë dëshmore të lirisë së Kosovës. “Bardhësitë e Atdheut”, është libri më universal, më gjithëpërfshirës dhe më i kompletuar që është botuar deri më tani.

Aty, janë prezantuar protagonistët kryesorë të luftës, secili në kohën e vet, dhe secili në betejën e caktuar. Siç duket, Autori, nuk ka bërë ndarje, aq më pak anatemime për të rënët për lirinë e atdheut. Të gjithë ata që janë flijuar dhe kanë kontribuar për luft ën, kanë zënë vend brenda Enciklopedisë “Bardhësitë e Atdheut”, me autor, Afrim Mustafa. Brenda librit, Afrim Mustafa, ka botuar, reportazhe, portrete dhe raporte nga fronti i luftës, nga tubime e manifestime të shumta, nga përvjetorë të caktuar, si dhe shumë mendime – recensione për librin “Bardhësitë…”.

“Bardhësitë e Atdheut” – Përjetësim i heroit, ringjallje e kujtesës, faktit dhe dëshmisë së lavdisë…

Padyshim, Afrim Mustafa, ka punuar pareshtur, për ta kompletuar sa ma mirë veprën, e cila jo vetëm për kah volumi, por më shumë për kah përmbajtja mbetet libri më i kompletuar i kësaj natyre, i botuar deri më tani në Kosovë dhe më gjerë. Prandaj, mendojmë se, vetëm me një përkushtim të kësaj natyre mund të dëshmohet e vërteta, dhe autori ka kurorëzuar me sukses veprën e tij, e cila do të rrojë dhe do të dëshmojë edhe atëherë kur vet autori nuk do të jetë në mesin e të gjallëve…

Përfshirja e portretit të Afrim Zhitisë, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe të tjerëve, e bën lidhjen e një vazhdimësie të përpjekjeve për liri e pavarësi, që e kanë bërë breza të shumtë shqiptarësh, sikurse prezantimi i klerit mysliman dhe atij katolik e kompleton edhe më tej konceptin e Enciklopedisë, brenda së cilës krijohet përshtypja se është “Një Kosovë e Vogël“.

Aty janë përfshirë, gazetarë, rapsodë, veprimtarë dhe mërgimtarë, si dhe qytetarë të tjerë, të cilët me angazhimin e tyre, me dijen e tyre kanë dhënë shumë për vendin, shoqërinë dhe njerëzimin, në mesin e të cilëve janë prezantuar: Afrim Maliqi, Haki Braha, intelektualë e shkrimtarë, si Fehmi Agani, Latif Berisha, Ymer Elshani, Bardhyl Çaushi, Bajram Kelmendi me fëmijët e tij etj. Kësaj enciklopedie ia shton vlerën edhe lista e dëshmorëve të Kosovës, të rënë mes viteve 1964-1992, të cilët autori i kategorizon.

1- Të vrarë me atentat,
2- Të vrarë në luft im,
3- Veprimtarë të mbytur në burg,
4- Të vrarë në demonstrata, e më pas, është publikuar edhe Lista e 114 dëshmorëve të rënë në Betejën e Kosharës, si dhe lista të tjera, statistika të shumta dhe fakte që tronditin secilin lexues, sidomos prekin ndjenjën e atyre që luft ën e mbijetuan me sakrifi ca të shumta.

Afrim Mustafa, me këtë vepër të përmasave enciklopedike, ka arritur të bëhet emër më i dashur, sepse t’i publikosh ngjarjet, të cilat i ka sistemuar në këtë Libër është një përjetësim i heroit, është një ringjallje e faktit dhe dëshmisë, por më shumë ringjallje e kujtesës për dëshmorin, a heroin që u flijua për lirinë. Kjo që theksuam, është një karakteristikë e rrallë, vlerë kjo që do të mbetet përgjithmonë, prandaj regjistrimi kaq i kujdesshëm për të rënët në Luftën e Kosovës, është një respekt i drejtpërdrejt për atë luft ë, ku vet autori ishte pjesëmarrës, është nderim e respekt për heronjtë dhe dëshmorët, si dhe të rënët e tjerë, por më shumë është një respekt për lirinë, për të tashmen dhe për ardhmërinë e këtij vendi.

Autori, duke qenë reporter i drejtpërdrejtë i luft ës së UÇK-së, dhe duke kryer gjatë asaj luft e punë me rëndësi të veçantë, substanca e prezantuar në libër është koncept i asaj kohe, kur nuk dihej kush fi ton, e kush shpëton, por si koncept mjaft i kompletuar dhe si mënyrë tejet fisnike. Afrim Mustafa, është ndër personalitetet e pakta, i cili zhvillimet e luft ës nuk i sheh të ndara, ai në enciklopedinë e tij i ka përfshirë të gjithë dhe të gjitha kategoritë, libri shënon hapin konkret profesional për t’i përfshirë të gjithë dëshmorët e të tri luftërave të UÇK-së, sepse ideali i tyre, ishte Liria e Atdheut dhe përparimi i vendit.

Në këtë pikë, Afrim Mustafa e ka përmbushur misionin e tij të luftëtarit për t’ia sjellë Kosovës Lirinë, kurse me misionin e gazetarit, sikur ka dhënë mesazh për t’u afruar edhe në fushat e tjera të përbashkëta.

Marrë nga Nacional