Libri im i ri: VETULLAT E MAJËBORËS

0
103
M. Rexhepi - Vetullat e majëborës

Të nderuar lexues!

Sapo doli nga shtypshkronja Lena Graphic Design libri im VETULLAT E MAJËBORËS.

Brenda kopertinave të këtij vëllimi përfshihen shkrime poetike, që shtrihen në periudhën e viteve 2018-2021, disa prej të cilave janë publikuar në portalet tona shqipe. Mirëpo, të shumtat e përmbajtjes së këtij libri nuk kanë qenë të publikuara. Shkrimet e publikuara janë rimarr disa herë nëpër duar dhe, pothuajse nuk janë të atilla çfarë ishin në portalet e publikimit. Pos tjerash, brenda vëllimit libror strukturohen tri poema, edhe ndonjë poezi e shpërblyer në konkurset tona letrare… Në këtë rast, kur, sikur thoshte Prof. Agim Vinca, është “kohë e keqe për lirikën” , megjithatë më duket veprim fisnik t`i përmbush ditët me lirikë, një ilaç për vrazhdësinë e të jetuarit tonë kësisoj…

Falënderoj përzemërsisht familjarët e mi, mikun tim letrar Hysen Këqikun për faqosjen e vëllimit poetik, recensuesit e nderuar: Hajdar Paçarada-Dumoshi e poeti Sarë Gjergji; autorin e pikturës në ballinë, piktorin dhe skulptorin Avni Behluli!… Nderim të veçantë meritojnë dy emra: sponsori i këtij libri Ilir Zymber Beshtica dhe, miku im i kahershëm, poeti dhe studiuesi Prend Buzhala, i cili këtij vëllimi poetik i bëri një qasje studiuese të gjithanshme! Respekt për mjeshtrin e grafikës dhe drejtuesin e shtypshkronjës “Lena” Hajdar Fejzullahun… Venera Alshiqin për dizajnimin, si dhe stafin tjetër për punën me përgjegjësi!