LIBRI I ATDHEUT

0
505
Rrustem Atdhe Geci

I njoh qiejt e mi të dëshpëruar,
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.
Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.
Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.
Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin
e saj, krijimin e pamjaftueshëm,
fryrjen e krenarisë së përgjakur.
Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.

Atdhe Geci – Dortmund, 2018