Si shihet atdheu nga larg
Librat e djegura nga forcat serbe në Terstenik të Drenicës të shkrimtarit Rifat Kukaj, ishte bërë një metër (pluhur e hi) në bibliotekë
Në Drenicë, gjatë luftës dhe të regjimit fashit të Serbisë, u vranë shumë drenicasë, gra, fëmijë e pleqë si dhe u dogjën shtëpitë dhe u vodh pasuria e tyre. Kjo që ndodhi në Drenicë, ishte përsërtija e skenarëve të Nikolla Pashiqit në vitet e rënda në këtë anë, kur forcat serbe vrisnin e digjnin çdo gjë shqiptare (1913-1945).
Dora vrastare me shënjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe tokën e djegur të Kosovës, dy shkrimtarët e njohur të letërsisë Ymer Elshani (u vra dhe u dogj me tërë familjen në masakrën e Paklekut), ndërsa Rifat Kukaj forcat serba ia dogjën shtëpinë në Terstenik (Drenicë) bashkë me qindra libra në bibliotektekë, që për krijuesit letrarë është pasuria e veçantë në jetë.
Kur është kthyer shkrimtari Rifat Kukaj në Terstenik, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur pas aksionit fashist të forcave serbe, kështu rrëfen inxh. Islam Xhemajli, shkrimtari ynë Rifat Kukaj pati thënë se e gjeta shtëpinë e djegur bashkë me qindra libra në bibliotekë, që, sipas kujtimeve të shkrimarit, kishte mbetur (pluhur e hi) një metër lartë mbi dyshemenë e shtëpisë në Terstenik të Drenicës.
Bashkë me shqiptarët, Serbia fashiste vriste e digjte edhe librin shqip…!
Çikago, korrik të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]