LIBRAT E BOTUAR KOHËT E FUNDIT NGA SHKRIMTARI DHE POETI ROLAND GJOZA

0
906

Kafja e sotme në Monaco me ethet e botërorit, shiun dhe me Roland Gjozën që më mbushullon me tre libra të botuar nga Buzuku: “Dashuri me shikim të dytë”, tregime, që sapo doli nga shtypi dhe romanet “Sofia Loren e zezë”, fillimqershor, në prag të panairit të librit të Prishtinës dhe “Janush Kubati” që udhëtoi në Salon du livre, Paris, mars 2018! Kënaqësi për një botues kur i gëzohet sukseseve të autorit të preferuar!

Faleminderit Roland Gjoza!

PER HARRESEN E MIHALLAQ LUARASIT

NGA

ROLAND GJOZA

. ese .

Mungon Mihallaq Luarasi. Nje karrige bosh ne memorjen time, por jo ne realitetin e gjerave, sepse ajo karrige kushton dhe eshte zene me kohe. Ne kohe krize ka shume harresa, por kjo harrese eshte thjeshte harrese. Si per cadren qe e harrojme ne dite shiu diku, si per papagallin qe harruam ta ushqejme, pra eshte nje harrese e cfaredoshme. Kur i shqiptoj keto fjale duke perseritur merzitshem fjalen harrese, nuk e di pse me vijne neper mend radhet e gjata te aplikuesve qe duan te ikin nga ky vend. Te ikin sepse tjeter eshte jeta si nocion filozofik, tjeter te jetosh. Te jetosh ketu eshte e veshtire, sepse vjen nje dite kur e kupton se sa pak vlere ke si njeri. I tepert, bezdises, pengues ky njeriu, me mire nje zog, nje mi, nje morr, se e justifikon harresen.
I moshuar, i semure, ashtu ndodhi, se ate e ndiqnin prapesite, dhe regjisori i njohur pesoi nje aksident qe mund t’i shkaktonte vdekjen. U kujtua per nje kohe, me teper si bezdisje per qeverine, qe s’nxjerr para, po fut para, nga koleget qe u hidheruan sinqerisht, por s’kishin c’benin, te harruar, te perjashtuar dhe ata, lufte per koromanen, gjersa u harrrua e tani duket sikur ne kete bote e, vecmas ne ate te artit, te mos kishte ekzistuar nje regjisor qe beri emer ( fatkeqesisht ne kohen e socrealizmit qe rishtaret e kane perjashtuar bashke me frymet! ) Epo c’ti bejme, kohe te reja, zakone te reja. Dhe te mendosh se profesioni aq i rralle i regjisorit profesionist cdo dite e me teper po e humb kuptimin. ( Vetem kur vijne regjisore te huaj e arsyetojme c’kemi humbur! )

Po heq nje paralele. Do te xhironim nje episod per Tish Daine dhe e cuam ne Akademine e Arteve ku kishte dhene mesim. U cudita se sa i ndrojtur u be, me sa ngurrim ecte ne oborrin e kujtimeve te tij, askush nuk e njohu, qofte dhe nje njeri, ne ato koridore ku ai kish ecur dikur, nuk e pershendeten, pra e kishin harruar. Toke e zene, e ndeshim shpesh kete zezone te shkruar neper mure. Ja qe paska toke te zene dhe ne kujtime. Aq keq e ndjente veten sa nxori shamine dhe fshiu ballin e mbushur me djerse. Dhe te mendosh se tre muaj jete i kishin mbetur, aq i kishin parashikuar mjeket amerikane. Brezi i ri as qe donte t’ia dinte per brezin e vjeter. Per te ai kishte vdekur me kohe. Toke e zene dhe teatri sot. Po te shfaqet serish Mihallaqi dhe t’ua beje me dore? Nuk di c’te them. Vec di te kujtoj se kur vuri ne skene” Orfeu zbret ne ferr” te Tenese Uilliamsit, ne provat gjenerale u lejuan vetem pardesyte bezhe te sigurimit dhe inspektoret e partise. Te tjeret, aktore kureshtare dhe ndonje fans i krisur, kapercyen muret dhe e pane shfaqjen fshehurazi. Nje kryeveper.

Mihallaqi ishte regjisori i logjikes se hekurt dhe i emocionit te fresket. Mjeshter i mizanskenave solide, qe qendrojne fort te kapura pas mendimit bindes, jo ndjenjes kalimtare dhe emocionit te siperfaqshem. A shkojne te dyja, a mund te ngjizen ne nje aliazh? Talenti rikrijon boten. Talenti na ben te jetojme dy here. Kete magji ka vepra e Mihallaqit, i cili eshte tani si ai koloneli i Markesit qe pret t’i shkruajne. Po nuk i shkruan njeri. I ngjan asaj afishes qe shoh jo rralle ne Nju Jork; Missing, per ndonje njeri te zhdukur. Ne rinine time ishin te jashtezakonshme shfaqjet e tij; Intrige dhe dashuri e Shilerit, Nje dashuri e tille, Dhelpra dhe rrushte, Morali i zonjes Dulska, Mosha e bardhe.

Sot nuk i kujton njeri. Sepse ne nuk e kemi te shenjte traditen, perkundrazi shkelim mbi te kur shfaqemi bujshem, se nuk i pranojme rivalet, qofshin dhe te vdekur. Ne nuk duam te vazhdojme ku e lane te tjeret, po duam te kthehemi te zeroja dhe gjithcka te filloje me ne.
A pyet njeri per dramen me te madhe te Mihallaq Luarasit? Te vetmen, qe ai nuk e vuri vete ne skene? Njollat e murme, te Minush Jeros. Nga regjisor u shnderrua ne aktor protagonist, regjisor u be Enver Hoxha. Nje apogje, himn per te, dhe fill pas nje ditenate lumturie, renie neper rrathet e fundit te ferrit. Mihallaqi, si Orfeu zbriti poshte dhe humbi nderkaq ne terrin pa Euridike. Ndoshta iu kujtua dhe Orfeu.. i tij ne kete rrokullisje te gjemshme, i cili u ndalua te shfaqej. A kujtohej ne ate kohe, apo u harrua? Kujtohej, madje u be me i madh se c’kishte qene.

Kjo ndodhi ne vitin 1968. Mehmet Shehu i dha trupes se teatrit te Korces flamurin e festivalit, ndersa Enveri ua hoqi ate nga duart. Nuk ishte ceshtja e drames, kjo sodome, sic u tha dhe u shkrua ne shtyp, po dicka tjeter, meria dhe zilia e udheheqesit per zevendesin e tij te ardhshem, sic flitej asokohe ne popull. Padashur Mihallaq Luarasi artist, kishte qelluar ne kohen dhe vendin e gabuar, ne nje skene teatri ku s’mendohej kurrsesi se mund te zhvillohej kjo loje e ndyre politike; e luftes per pushtet. Ai i humbi te gjitha, u denua 9 vjet me heqje lirie dhe kur doli nga burgu punoi bojaxhi, e shoqja Edi Luarasi, rrobaqepese. E harruan. Po, e harruan me ne fund, se sheshet u mbushen me turma dhe lufta kunder komunizmit perfshiu dhe artistet e asaj kohe, sic po vazhdon edhe sot.

E takova Mihallaqin ne Budapest ne vitin 1995. Isha bashke me Rikard Ljarjen. Erdhi menjehere dhe na takoi bashke me Edin dhe te dy na shoqeruan neper rruge dhe sheshe nen nje mjegull dhe shi qe s’ndjehej, po qe te bente qulle. Ne nje gri triste nostalgjie. Presidentin e Hungarise e kishte patur shok klase. Ai ishte dramturgu Goncz Arpad. Kjo e kishte afruar me shume me teatrin. Sa teatro ka Budapesti? e pyeta. Mbi 35, m’u pergjigj. Private, natyrisht. Me i famshmi eshte ai qe ve vetem dramat e Cehovit, me 70 vende. Biletat shiten nje vit perpara. Kur pame baletin Zonja kryenece te Shekspirit, une mbeta i mahnitur. Kush eshte regjisori? e pyeta. Qeshi lehte; Te kuptoj, me tha, te ka bere pershtypje, ky regjisor per nga vlerat renditet i gjashtembedhjeti. Pastaj ne mbremje nen shiun dhe mjegullen qe s’na u ndane deri diten e fundit, ai me tha gjene me te sinqerte; Presidenti me lutet; ver nje drame, te ndihmoj une per buxhetin. Tani i shmangem, pse do te pyesesh ti. Nuk dua te turperohem..

Jo, nuk e bej dot kete aventure. S’jam ne gjendje. Dhe kjo m’u duk me e dhimbshme se burgu. Megjithate ate e beri nje prove, por jo ne Budapestin e rivaleve te medhenj. Po ne Tirane, vuri ne skene dramen “Hekurat”, te mikut te tij, Goncz Arpad, si per t’i treguar, se habitatin ky artist emigrant e kishte ne atdheun e vet. Ai i kishte thene njefaresoj lamtumire teatrit ne netet me mjegull te Budapestit kur dilte fillikat vetem ose me Edin dhe benin proven e kalvarit per te mundur nostalgjine qe s’e mundnin dot. Ketu te urat mbi Bude dhe Pesht, gati cdo dite ndodh nje vetvrasje, me thoshte Mihallaqi. Prej nostalgjise se mjegullave, depresionit. Hidhen dhe mbyten. Por une dhe Edi qe kemi shume mall, s’kemi si ta perfytyrojme ndryshe atdheun, vecse me diell. Ah, ai dielli i Tiranes! Sa justifikues per gjithcka. Atje, atje, thote Edi e para, atje atje, po prit dhe pak, ia kthej une i dyti. Po c’te priste? Te dy pothuaj ishin harruar. Keshtu iu shkoi jeta dy artisteve te medhenj, me harresa te dhimbshme. Por ja qe kolonelit ka kush t’i shkruaje. Ata u kthyen.

Ne moshe te thyer, te lodhur, te deshiruar per diellin. Ne Shqiperi ai vuri disa pjese te huaja dhe origjinale, megjithese kishte vendosur te hiqte dore nga teatri. Po atje, ne Hungari, ishin mjegullat, shiu, ajo gri ligeshtuese, qe te deshperonin ashtu vetiu, ketu ishte drita kendellese, malli i zgjidhur si nje thes i Krishtlidjeve. Po, po, atje, atje, te teatri, atje duhet shkuar, kush tha se s’do te ve me pjese, kush tha se nuk do te thith tere ate pluhur dhe ere kalbesire te asaj skene te vjeter? Atje jane hijet, hijet qe flasin, regjisoret dhe aktoret e vdekur qe ngjallen, sa degjojne se fjala shqipe ende kumbon me kumb te magjijuar. E nisi me nje drame origjinale ” Gomone”, qe e vuri ne skene regjisori i njohur Gezim Kame ne vitin 2003. Ne 2006 ngjit ne skene si regjisor “Streha e te harruarve” drame e Ruzhdi Pulahes. Dhe e mbylli me dramen e tij “Korbi i bardhe” C’fuqi ka dielli! 80 vjec dhe pa moshe. Ende? E c’mund te behej ende? Pusho, pusho, Mihallaq, mjaft! Po ai shkruante dhe gjithmone perseriste; Sheet, Edi, te lutem leri ato ene per nje cast.. Dhe i fliste asaj per projekte te medha! Si nje profet dhe bente gjestikulacione qe vetem ai i kuptonte.

Dhe te mendosh se ndodhej ne vendin e denimit te tij, por qe, ah, kishte shume diell mrekullues qe i hiqte mbresen e pleqerise nje plaku qe bente cmos te kompensonte kohen golgotiane te burgut dhe te bojaxhiut. Dhe qendroi, sepse tashme e kishte ate pervojen e renies dhe te ngritjes nga ferri. Atje, ne Budapest, ishte i menduar, njefaresoj i zymte, ndersa Edi i lutej te ktheheshin. Ishin te dy te huaj. Tani qe ai eshte missing, shikohet serish si i huaj. Vetem kur te vijne kohe me te qeta dhe te kete me teper talente te vertete, teatri te mos jete ky qe eshte sot; nje karakatine, rioshet mund te thone kete shprehje; Ja, Mihallaqi e ka zgjidhur keshtu kete mizanskene te “Nje dashuri e tille.” Atehere do te themi, se Mihallaqi po del nga shtepia, eshte nisur drejt kafes qe t’u shpjegoje atyre si e ka zgjidhur ate mizanskene. Thelle thelle ne ndergjegjen e tij ai e ndjen kete gje, se eshte njeriu qe di te ngrihet. Dhe une po e heq afishen; Missing.

Nju Jork, 2017


LIBRI ME I FUNDIT ME POEZI I BOTUAR NGA BUZUKU
Kafja në Monaco, furrikun e përditshëm, por sot me stuhi dhe dërgesa të reja nga Gallimard, buletini maj-qershor, me të madhen Simone de Beauvoir dhe kopjet e librit “Qui a tué mon pere” të Edouard Louis, që tashmë është i gatshëm për shtyp, përkthyer nga Urim Nerguti me ndërmjetësimin e The Wylie Agency… Qershia mbi tortë e kafes së sotme – finesat e kopertinës së librit me tregime të Roland Gjozës, “Dashuri me shikim të dytë”, 472 faqe!

ROLAND GJOZA

KETU S’ME NJEH NJERI
( poemth )

Këtu s’më njeh njeri
dhe ketrat që i shoh përditë
kanë frikë prej meje
dhe zogjtë kur kaloj e ndryshojnë këngën
dhe ujërat e pellgut te parku marrin një ngjyrë mavi prej brenge
diku dëgjohet boria e makinës si qyqe
dhe treni trokon mbi çati gjemshëm
si luftë botërore e papritur
qukapiku ende s’e ka hapur vrimën
dhe krimbi manjolen po e ha
tjetër ndriçim ka agimi
mbi thinjat e mia të rralla
këtë ma tregojnë pasqyrat
e ujërave ku lahen makinat
diçka po ndodh kur eci
dhe gratë se si me shohin
jane gati te me japin ndihme
dhe vajzat tregohen të sjellshme
po shkon? sa keq që na vjen
po shkon pergjithmonë? ç’të bësh
një ditë të gjithë do të ikim
po ja që kurrë s’e mendojmë!
dhe unë qe e fsheh ku po shkoj
kam dashuri dhe për plehrat
një trashaluqe që s’shihet me sy
merr prej meje një shenjëz
dhe çerja e saj vrarëlije
çelet si lulja mbi pleh
jam gati t’i jap dashuri dhe një vrasësi
dhe çastet e merzisë më të thellë
më duken më të shtrenjtë se Balzaku
dhe shkoj të shoh si del hëna
nga fundi i oqeanit
e plotë, e kuqe, e mistershme
mbi ujërat si vaginë e përgjakur
prej saj të lindja dhe unë!
dhe shoh si kalon gjersa vjen agu
natyra e ka në dorë, ave marian
ndoshta nuk bie
më le të degjoj ende bethovenin
dhe bahun.

Nju Jork, 2018

LIBRI ME I FUNDIT ME TREGIME
BOTUAR NGA BUZUKU