LGBT: “BESIM I RI FETAR”?!

1
1202

AV. XHABIR ZEJNUNI

Sot, lëvizja LGBT në Shqipëri, është shumë e shpërfillur. Kjo shpërfillje ka lidhje me interesi(mi)n dhe vëmendjen politike e sociale, që nuk po tregohet ndaj saj, në të kundërt me pjesën tjetër të Europës, ku kjo lëvizje po “lulëzon” e “gëlon” aq shumë. Por, situata për LGBT-në, bëhet akoma më serioze, duke qenë se Shqipëria është një vend me shumicë muslimane!

Edhe pse nga komuniteti kristian, lëvizja LGBT nuk po merr vëmendjen e dëshiruar, nuk është aspak problem. Aq më shumë duke qenë se LGBT-ja ka “mbrojtjen” dhe “bekimin” e Papës së Romës Francesco, i cili ndër të tjera, ka deklaruar në vitin 2015: “Kush jam unë për të gjykuar LGBT“?! Kur nuk e din Papa i Romës Francesco se kush është ai, mos vallë duhet ta dimë ne?! Nuk dihet pastaj nëse kjo deklaratë e ka pasur burimin tek Papa i Romës Francesco, apo i është sugjeruar atij nga “lart”(….)! Me anë të kësaj deklarate, Papa i Romës Francesco delegjitimon edhe Biblën, e cila e dënon ashpër këtë dukuri anti-natyrore, anti-sociale dhe anti-njerëzore.

Tek libri i tretë i Biblës, Levitiku në kapitullin 18.22, shkruhet: “Nuk do kesh me mashkullin relacione që kihen me femrën: është mëkat”. Në këtë rast, i bëhet referim patnerit aktiv dhe jo atij pasiv! Tek kapitulli 20.13 i Levitikut, shkruhet: “Nëse dikush ka raporte me një burrë ashtu si me një grua, të dy kanë bërë mëkat; duhet të vriten; gjaku i tyre do bjerë mbi ata”. Në këtë rast, parashikohet dënimi me vdekje për të dy partnerët: aktivin dhe pasivin!

Në Bibël, nuk përmenden lesbiket. Mbase edhe për arsye se ky fenomen nuk ishte i përhapur atë kohë. Por, kjo nuk do të thotë, që sot lesbiket të mos njehsohen me gayt, për vetë natyrën e veçantë të marrëdhënieve mes tyre!

Papa i Romës Francesco, mbase harron se Zoti e dënoi rëndë Gomorrën dhe Sodomën, ku u përhap aq shumë kjo dukuri e shëmtuar.

Duke qenë se besimi musliman është besim me shtrirje horizontale (dhe jo vertikale si besimi kristian me një udhëheqës në krye: Papën e Romës), problemi bëhet akoma më serioz dhe shqetësues për LGBT-të. Kjo dukuri, jo vetëm që dënohet nga Kur’Ani, por deri tani asnjë nga liderët e shumtë fetarë muslimanë nuk i ka dhënë njohjen, miratimin dhe garancinë e dëshiruar e të ëndërruar LGBT-së, ashtu siç e ka bërë me “devocion” kristian Papa i Romës Francesco. Dhe ky është një problem shumë i madh, që vështirë se do gjejë zgjidhje në Shqipërinë me shumicë muslimane. Por, edhe në botë.

Lëvizja LGBT, po imponohet shumë edhe nga BE-ja, e cila ka bërë edhe rekomandime ligjore “interesante”, që kjo lëvizje të ketë lehtësira në “përhapjen dhe lulëzimin e saj”!

Kundërshtarët e kësaj lëvizjeje, deklarohen si homofobe. Dhe BE-ja, homofobinë – “që është frika dhe kundërshtimi paragjykues dhe iracional përballë homoseksualitetit, lesbizmit, biseksualitetit, transeksualizmit” – e kosideron të NJËJTË me racizmin, ksenofobinë dhe antisemitizmin (të dënueshme me ligj!).

Të krijohet ideja se jemi para “lindjes” së një “besimi të ri fetar”: LGBT! Dikur, besimet fetare u krijuan nga njeriu, i cili fymëzimin e mori nga Zoti. Sot, “besimi i ri fetar” LGBT, po krijohet nga inistitucionet, të cilat frymëzimin nuk po e marrin nga Zoti, por nga seksi.

Po kalohet nga “homo sapiens” në “homo seks”(…)!
Nuk kemi parë asgjë akoma!

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.