Lezha pret Arbëreshët e Italisë, ata që nuk e harrojnë vendin e të parëve dhe historinë e kombit!

0
528

Nga Revista Drini21 Prill 2018

Fotoreportazh. Historiani Paulin Zefi nga Lezha, mbrëmë e ka pritur një delegacion të Arbëreshëve të Italisë së Jugut në Portin e Durrësit, ndërsa sot edhe në Katedralen “Shën Kolli” dhe tek VendVarrimin i Gjergj Kastriotit në Lezhë.

Sic mund të shihet edhe në këto foto, Arbëreshët edhe pas mbi pesëqind vitesh e brez mas brezi e deri sot, nuk e harrojnë vendin e vet dhe historinë e vërtetë të kombit. Pikë reference e tyre është kryetrimi Gjergj Kastrioti, kujtimin e të cilit e kan ruajtur me fanatizëm në zemrat e tyre me shekuj.

Por, për fat të keq, në AtMëmëdhe është një pjesë e shqiptarëve që për shkak të ndikimit të kulturave të huaja, të njohura për synime asimiluese e armiqesore ndaj kombit, po tregohen gjithnjë e më indiferent e të ftohtë ndaj historisë kombëtare! Këta që nuk kan zjarrë e vrull atdhetarie në zemrat e tyre, ndryshe quhen: Shqipfolësit ndërsa të tjerët që i pasojnë e që tregohen indiferent me apo pa vetëdije janë duke shkuar asaj rruge theqafëse kombëtare.

Kjo është gjithsesi temë tjetër, që kërkon trajtim tjetër.

Arbëreshët e Italisë, duke qenë edhe pasardhës të aristokracisë shqiptare të dikurshme dhe pjesë të familjeve të elitave ushtarake të Gjergj Kastriotit, kan qenë e mbetën edhe pas kaq shekujsh sinonim i kulturës e atdhedashunisë së njëmendt kombëtare shqiptare. Mjafton të njihet sado pak kultura e madhe (jo vetëm letrare) e arbëreshëve të Italisë, kulturë që paraqet një fond të art në kulturën e përgjithshme kombëtare, për ta kuptuar pse këta Shqiptarë janë shembuj të mëdhenj për të gjithë shqiptarët.

Posted by Paulin Z. Zefi on Saturday, April 21, 2018