AV. XHABIR ZEJNUNI
U hap lajmi, u bâ hataja,
me Gridën u mpleks Salianja,
të dy fort tue u shi e lëpî,
n’krye t’detyrës oh tue hingllí.
Për ty Gridë jam tue mendue,
diçka modeste me t’dhurue,
në fillim po i ndrrojmë disa fjalë,
mandej thellë me u zhdrivillue.
Fort ulëriti me të madhe Grida:
– Mos luj ti o çun me mue,
çka ke ti mue me m’dhurue,
kur ti vet ke lind i “cungue”?!
– Ashtu âsht, o lum miknesha,
por kam nevojë me u duk me ty,
sa me e habit unë pak dynjanë,
se edhe nji femnes kam çka me i falë.
– Ndigjo o mik dy fjalë prej meje,
si mashkull ti nuk je ka m’duhesh,
kam nevojë unë për gjana tjera,
që veç nji femen mundet me m’i dhurue.
Menjiherë u ngazllye Salianja,
edhe fytyra mâ shumë i shndriti:
– Jam dakord o mori ndrikull,
e dashtuna jote unë me u bâ.
Shndriti e flakriu edhe Grida:
– Nuk jam kundër o moj mikneshë,
hajt pra ta shpallim ne dashnin tonë,
prej Kuvendit sa nuk âsht vonë.