Fatime Kalimashi
LEXONI POEZINË E MOS E SHIKONI FOTOGRAFINË
Po nuk e lexove poezinë
Mos e pëlqe fotografinë
Fotografinë mos e pëlqe
Nëse vargjet nuk m’i njeh
Po lexove vargun e poezisë
Do ta njohësh dhe shpirtin tim
Thonë poetët ndjejnë nga larg
Kush më shumë e kush më pak
Vargu im është pasqyrë
Që ta shohim veten më mirë
Poezia është frymëzim
Është mesazh ka një qëllim
E ju miq kush do ta lexoni
Poezinë e të shkretit poet
Mbani mend kah do që shkoni
Vargu i tij është amanet
Vargu im është këshillë
Është ilaç për të mirë
Plagën e shpirtit iu shëron
Jetën tuaj iu ndryshon
Kështu shpreh ndjenjat e mia
Duke shkruar vargje në poezi
Është një ndjenjë nga Perëndia
Kur më vjen as vet nuk di
FK, 21.03.2020
KORONA VIRUSI
Çka jeni qu peshë o milet?
Për një grip gjithë këtë siklet.
Ah! Ky shpirti ëmbël çka ish medet!
E dikush vret fëmijët në bark e në djep
Dikujt ia vranë prindërit fëmijët mbeten vet
Dikujt ia vranë familjen shtëpitë mbeten shkret.
Kush nuk po mërzitet kur në shpirt s’e prek
Kush nuk po merr masa për këtë kijamet
Dikush vdes për një kafshatë bukë
Dikush vdes për një pikë ujë
Dikush vdes duke luftuar
Dikush qanë për të jetuar.
Disa vdesin përditë, disa nuk shohin dritë
Ti për Koronavirusin po bën shumë panik
Po ngadale heu burri dheut
Mos mbjell frikë me atë gojë
Se shpirtërat e njerezisë janë njësoj.
Dikush me të mirë e dikush me të lig
Keni kujdes nga fëmijët mos bëni panik!
Pas natës së errët përsëri ka ditë
Kur mendojmë dhe për të tjerët
Atëherë do të shohim dritë.
12.03.2020
FLAS ME VETEN
Do vishem me petkun e sjelljes
Do flas me gjuhën e dashurisë
Do ecë me hapa të kulturës
Nën ombrellën e vetmisë
Do qaj me lotin e gëzimit
Do qesh me ëndrrën e lumturisë
Do ruaj qetësinë e natës
Në mes turmash të njerëzisë
Do dëgjoj zërin e zemrës
Kur flet në heshtje shpirti im
Do vazhdoj ritmin e jetës
Në rrugën time pa mbarim
Fatime Kalimashi
(10.03.2019)
KUR FLAS
Kur flas gjuhën e durimit
Flas me ndjenjat e trishtimit
Dhe kur në heshtje flas
E marr lapsin dhe bërtas
Letra shkretë mbetet viktimë
Herë e shaj herë e bëj vrimë
Herë e puth herë e përqafoj
Por më shumë e këshilloj
E kur flas ndonjë fjalë të rëndë
E di mirë që flas me vend
Fjalën time mirë e peshoj
Edhe pse kurrë s’e vlerësoj
Veç kështu letrën përdor
Herë e akullt herë si borë
Herë si diell e herë si shi
Lapsi im tregon vetminë
Kur flas gjuhën e njerëzisë
Tregoj moshë të pjekurisë
Fjala ime është trishtimi
Është heshtja dhe durimi
Ky mesazh vlen për të gjithë
Për ju miq, farë e fis…
F.K. 12.03.2019