Letrat nga Amerika

0
1062
Postieri me biçikletë

Jeta shkruan romane

Mahmut Skenderi është nga Veleshta. Jeta e kishte ndrydhur udhëve bashkë me vetminë, ndonëse qysh i ri i kishte vdekur nëna dhe kishte mbetur jetim. Ai rritej nën kujdesin e babait dhe, shpeshherë si fëmijë ai mbetej diku udhëve të fshatit nën ëndrrat e gjumit të fëmijërisë së vuajtur.

Jetimit të Veleshtës i rritej shtati dhe për shkak të varfërisë, ai një ditë me një valixhe merrë udhën e mërgimit. Shkon në Itali dhe tevona në Amerikën e largët, ku edhe sot pas dyzetë vjetësh, jeton në Çikago.

Mahmut Skenderi, shpeshherë na rrëfen se si kur e gërryente në shpirt malli për Veleshtën, ai merrte një letër nga Amerika dhe e niste për në atdheun e dashur…

Shkruante letrën me plot mall dhe kujtimet e tij për të afërmit, për motrën dhe shokët, që ishin rritur bashkë nën valet e liqenit dhe të Drinit plak…!

– E nisja letrën nga Amerika për në Veleshtë, – thotë përmes dhimbjes dhe të kujtimeve,mërgimtari i ri me flokët e zeza në ballë Mahmuti i Velshtës.

Dhe,letra ime ishte e mbushur me tregimet e jetës, këtu në Amerikën e largët dhe duke kërkuar që posa të arrijë në Velshtën time, mundësisht, të afërmit e mi të ma këthejnë përgjigjën sa më “shpejtë”, që është e mundur,rrëfen tashti nën hijen e rrudhave në ballë dhe të flokëve të bardha si dëbora mbi malet e Dibrës, Mahmuti i Veleshtës.

– Shkonte letra nga Amerika në Veleshtë, – thotë mërgimtari, – por nuk e dija se kur do të vjen përgjigjja që e prisja me padurim…

Mërgimtari priste përditë, mos vallë do të kthejë udhën postjeri amerikan në shtëpinë e tij në Çikago… Priste ndonjë letër nga Veleshta…! Letra vonohej gjatë, shumë gjatë, atëherë kur vinte me vete dërgonte mesazhin e vonesës, ashtu siç vonohej jeta në mërgim…!

– Pas shtatë muajve e merrja letrën nga Veleshta, – rrëfën mërgimtari i Veleshtës, – dhe kur me binte në dorë, sigurisht atje mund të kenë ndodhur shtatë palë ngjarje me njerëzit e mi, – e thotë në fund të frëfimeve të Mahmut Skenderit për letrat nga Amerika …!

Letrat shkonin me vonesë nga Amerika në atdhe dhe me vonesë ktheheshin përgjigjja në Amerikën e largët…!

Letrat me vete me sillnin aromën e valëve të liqenit dhe këngën e zogjëve në Veleshtës… -kështu mbyllë rrëfimet e tij mërgimtari veleshtar në Çikago!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]