Isak A H M E T I
Me rastin e shënimit të 550-vjetorit të kalimit të Kryeheroit tonë në përjetësi, studiuesi Mark Palnikaj, ka botuar librin: Skënderbeu, letërkëmbimi me sulltanët (8 letra nga Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Napolit dhe Arkivi Sekret i Vatikanit), Fast Print, Tiranë 2018, fq. 140.
Librit në fjalë i praprin shkrimi: DISA MENDIME MBI DOKUMENTIN, i autorit Mark Palnikaj si dhe një shkrim i Gjokë Dabajt, ku bën krahasim midis dsh të gjetur në Bibliotekën Mbretërore të Napolit dhe letrave të botuara në librin”Histori e Skpnderbeut” të Marin Barletit.
Në librin: Skënderbeu, letërkëmbimi me sulltanët, të studiuesit Mark Palnikaj janë përfshirë:
1. Kopja e letrave nga Biblioteka e Napolit (fq.18),
2. Kopja e letrave nga Arkivi Sekret i Vatikanit (fq.67),
3. Letra e Skëbderbeut nga Kepi i Rodonit 29 tetor 1463 (fq.133), dhe
4. Mandati i zotëri Skëdserbeut në aksion kundër turkut (fq.135).
Botimin anastatik të këtyre letrave me vlerë historike dhe kombëtare, studiuesi në fjalë, Mark Palnika, e ka arsyetuar si vijon:
Së pari, dokumenti i Bibliotekës Mbretërore të Napolit nuk ishte publikuar asnjëherë më parë,
Së dyti, dokumenti që gjendet në Arkivin Sekret të Vatikant nuk është publikuar në mënyrë anastatike, por vetëm i transkriptuar, ndërsa përmbajtja e kësaj kopjeje të publikuar ndryshon me atë që autori do ta publikojë nga Biblioteka e Napolit dhe
Së treti, nga studimi i “Historisë së Skënderbeut”të Marin Barletit dhe veprave të tjera nuk mund të informohemi se nga cilat burime i kanë marrë ato të dhëna që përshkruhen në veprat e tyre (fq. 6).
Këto letra të Skënderbeut, siç ka theksuar me të drejtë edhe autori i librit në fjalë, studiuesi Mark Palnikaj, janë shkruar në mënyrë shumë diplomatike, duke vënë theksin në drejtësinë e kauzës që mbron dhe duke theksuar se fitorja nuk i buzëqesh gjithmonë të fortit, por atij që ka të drejtën nga ana e tij. Ai (Skëndetbeu) tregohet i gatshëm të përballet me fuqinë e sulltanëve turq në mbrojtje të kauzës që kishte zghedhur.
Sulltanët në letrat e tyre, ndërkaq, janë munduar të tregojnë epërsinë e tyre mbi Skënderbeun dhe njëkohësisht nuk kanë munguar as kërcënimet. Por Gjergj Kastrioti -Skënderbeu u bëri ballë heroikisht, për një çerek shekulli, sulltanëve.
Krejt në fund le të ritheksojmë atë që shkruan Mark Palnikaj: “Letrat që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u dërgon sulltanëve Murati II dhe Mehmeti II janë të shkruara me gjuhë të qartë, stil të kuptueshëm, përmbajnë shumë ide dhe shprehin nivelin e lartë të kulturës politike të Kryeheroit shqiptar dhe oborrtarëve të tij që merresheshin me çështjje diplomatike” (fq.13).