Letra e nënës dërguar djalit të saj mosmirënjohës!

0
1122
Mihal Monka

Mihal Monka

O biri im kjo është letra e shkruar nga nëna jote e vobekët.
E kam shkruar duke më ardhur turp nga vetja ime pasi kam hezituar shumë dhe kam pritur gjatë. Shpesh herë e kam marrë lapsin në dorë, por lotët ma hiqnin nga dora.

O biri im rënkimi i zemrës time është i vazhdueshëm pa ndërprerje. O biri im pas kësaj moshe të thyer dhe periudhe të gjatë vërej se je bërë burrë serioz dhe me logjikë të kompletuar e me ndjenja të ekuilibruara. Kam bindjen se e meritoj ta lexosh këtë letër së paku. Pastaj edhe grise e thërrmoje nëse dëshiron, ashtu siç më ke grisur dhe copëtuar zemrën më parë. O biri im, që prej njëzet e pesë vjetësh më parë kur ishte një ditë e mrekullueshme në jetën time.

Dita kur më njoftoi mjeku se isha shtatzënë, dhe nënat o biri im e kuptojnë shumë mirë domethënien e kësaj fjale.
Ajo ditë ishte një përzierje mes lumturisë dhe gëzimit, dhe fillim i dhimbjeve dhe transformimeve trupore dhe psikologjike.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm të kam mbartur në barkun tim plot hare e gëzim nëntë muaj pa pushim.
Ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, ushqehesha dhe merrja frymë me vështirësi, por e gjitha kjo nuk ma pakësonte dashurinë që ndjeja për ty; përkundrazi dashuria shtohej e malli rritej për çdo ditë që kalonte.

Të kam mbartur o biri im, vështirësi pas vështirësie e dhimbje pas dhimbje, kur lëvizje në barkun tim lumturohesha, kur të shtohej pesha gezohesha, ishe barrë e rëndë për mua e kisha shumë mundime, deri sa erdhi agimi i asaj dite që nuk më zuri gjumi e nuk m’u mbyllën qerpikët, aq shumë më kaploj dhimbja shqetësimet, sforcimet, frika e stresi sa nuk ka laps që ta përshkruaj. Dhimbjet arritën deri në atë masë, sa nuk mund të qaja.

E kam parë vdekjen me sy disa herë deri sa dole në dritën e kësaj bote.
Në atë moment u përqafuan lotët e britmave të tua me lotët e gëzimit tim, në atë masë sa i fshinë të gjitha dhimbjet dhe plagët që kisha, madje aq shumë të desha sa dhimbjet që kisha nuk më penguan të të puth në ato çaste para çdo veprimi tjetër.
O biri im, kaluan vite nga jeta jote e unë të mbaja afër zemrës, të laja e pastroja me duart e mia.

Prehrin tim e kishe krevat, gjoksin tim e kishe ushqim, e gdhija natën që të fleje gjumë, lodhesha ditën që të gezoja ty.
Ëndrra ime çdo ditë ishte të shikoja buzëqeshjen tënde, gëzimi im në çdo çast ishte të kërkoje diçka ti e unë ta plotësoja atë.
Kaluan ditë e netë e unë në këtë gjendje vazhdoja, duke të shërbyer me përkushtim, duke të ushqyer pa pushim, duke u përkujdesur vazhdimisht.

Gjithmonë lutesha per ty dhe të mirën tënde pa ndërprerje.
Të ndiqja me vëmendje e kujdes ditë pas dite, derisa u rrite. Shtati yt filloi të zhvillohej, shenjat e burrërisë filluan të dallohen tek ty, dhe unë fillova të kerkoj majtas e djathtas të të gjej nusen që ti doje. Erdhi koha e martesës tende, u afrua dita e dasmës tënde, m’u copëtua zemra, lotët më rridhnin faqeve nga gëzimi për jetën tënde të re dhe nga mërzia e ndarjes prej meje.

Kaluan orë të gjata e çaste të ngadalta, kur konstatova se ti nuk je më biri im që të njihja më parë. Buzëqeshja jote filloi të shuhet, zëri yt filloi të humbasë, mua më injorove e detyrimet ndaj meje i harrove! Ditët kalojnë e ti nuk dukesh gjëkundi, pres me padurim të dëgjoj zërin tënd, por braktisja që më bëre zgjati e ditët u larguan. sytë i mbaj gjatë drejte nga dera, por nuk erdhe. Veshët i drejtoj nga zilja e telefonit, saqë u bëra vesveselije.
Ja po kalojnë netët e errëta e ditët e gjata, e unë nuk të shikoj dhe zerin s’ta dëgjoj, e injorove atë që është përkujdesur për ty me përkushtim!

O biri im, nuk kërkoj veçse diçka shumë të vogël!
Më konsidero mua, si një nga shokët e tu të largët, madje me atë që është në skajin e fundit të shoqërisë tënde!
O biri im më konsidero një stacion mujor të jetës tënde, thjesht që të të shikoj qoftë edhe për disa çaste!
O biri im, shpina më është kërrusur, gishtërinjtë më dridhen, sëmundjet më kanë sulmuar, epidemitë më kanë vizituar.
Ngrihem me vështirësi, ulem me mundim dhe zemra ime vazhdon të rrahë për dashurinë që kam për ty!

O biri im, gjithmonë kur marr vesh se je i gëzuar dhe i lumtur në jetën tënde, më shtohet edhe mua lumturia e gëzimi, por habitem kur mendoj se ti je djali im, e çfarë mëkati kam bërë unë, që më konsideron armike dhe nuk guxon as të më shikosh dhe të rëndon vizita ime, mos vallë kam gabuar ndonjë ditë në sjelljen time me ty? O biri im, më dhuro një pjesë nga mëshira jote, më ndihmo pak me një pjesë të asaj çka më detyrohesh mua.
Të lutem më jep pak mirësi se Zoti i don të mirët.

O biri im shpresoj të të shikoj, nuk dua më shumë se kaq, ma mundëso së paku ta shikoj fytyrën tënde të vrenjtur dhe të inatosur. O biri im më është copëtuar zemra, po më rrjedhin lotët, e ti je gjallë shëndoshë e mirë, dhe njerëzit vazhdimisht i dëgjoj duke të lavdëruar, përmendin moralin, bujarinë tënde…

Zgjohu o biri im, se edhe ty po të afrohet pleqëria, do të kalojnë vitet dhe do ta shikosh veten tënde plak, e shpërblimi është sipas punëve që ke bërë.

Kam frikë, se do t’i shkruash djalit tënd me lot në sy, ashtu siç po të shkruaj unë ty!
O biri im, frikësoju Zotit dhe kthehu tek nëna jote e fshija lotët asaj, e largoja mërzinë dhe brengat.

E tani për në fund, nëse dëshiron grise edhe letrën, por dije se kush bën një vepër të mirë e bën për veten e tij dhe kush bën një të keqe, po për veten e tij e bën.

Dërgoi për publikim. Gjin Musa, gazetar.